Shoqata Bjeshkatare Alpiniste Prishtina ka shënuar sukses duke u ngjitur në majën Punta Penia, Marmolada, 3343 metra.
Teuta Bicaj, ka qenë pjesë e këtij suksesit të klubit prishtinas.
Bicaj është nënkryetare e Federatës e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës, e cila ka treguar për rrugën e mundimshme.

Teuta Bicaj
“Me 6 shtator, bashkë me shokët nga ShBA Prishtina ngjitëm majën Punta Penia, Marmolada, 3343 metra.
Ishte ngjitje shumë sfiduese, rreth 14 orë e 30 minuta, me rreth 500 metra ngjitje në via ferrata, pothuajse gjatë gjithë kohës në vertikale.

Ndërsa, ecja nëpër akullnajë (glacier), për mua ishte për herë të parë, dhe hera e parë të shihja live, nga afër crevasset (çarjet e thella në akull).
Këtë ngjitje ua kam dedikuar fëmijëve të mi dhe prindërve të mi.
I tërë grupi, 12 vetë kaluam pa probleme.
Që të jemi ekspeditivë, u ndamë në 2 grupe.
Unë falënderoj nga zemra shokët që gjatë gjithë kohës më qëndruan pranë, pa të cilat nuk do ta kisha as për së afërmi sigurinë që e kisha me ta. Faleminderit Gani Syla, Sherif Lakna, Tasim Krasniqi, Remzi Gecaj, dhe në pjesën e fundit të via ferrata, edhe Nexhmedin Kurshumlija!
Faleminderit edhe ShB-Gjeravica Pejë për huazimin e një pjese të pajisjeve!”, ka shkruar Bicaj në profilin e saj në facebook.