Liberalizimi i vizave për Kosovën, e vetmja terapi për dalje nga varfëria

Amerika

Liberalizimi i vizave për Kosovën, e vetmja terapi për dalje nga varfëria

Nga: Dr. Nijazi Halili Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 18:40
Dr. Nijazi Halili

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është e vetmja terapi që u mundëson qytetarëve të saj të fillojnë të dalin nga varfëria dhe perspektiva, si shkak i papunësisë së lartë, kurse vendit i garanton zhvillim dhe dalje të sigurt nga kriza ekonomike.

E tërë kjo, institucioneve shtetërore të Kosovës do t´i mundësonte që sa më shpejt të fillonin parapërgatitjet për plotësimin e standardeve për integrim në Unionin Evropian.

E drejta e lirisë së qytetarëve të Kosovës është në rrezik.Nga të gjitha analizat shkencore që janë bërë deri më tani, rrjedh se liberalizimi i vizave për Kosovarët, jo vetëm që nuk paraqet rrezik për askënd.

Përkundrazi, siguron bazën për fillimin e zhvillimit ekonomik të vendit, kurse kjo më tutje është garanci për sigurinë ushtarake-politike të rajonit si dhe siguron funksionimin e demokracisë së mirëfilltë për të gjithë qytetarët e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat