Elmi Berisha: Gëzuar përjetë e mot festa e Pavarësisë - Zoti e bekoftë Shqipërinë, Kosovën dhe të gjitha viset shqiptare!

Amerika

Elmi Berisha: Gëzuar përjetë e mot festa e Pavarësisë - Zoti e bekoftë Shqipërinë, Kosovën dhe të gjitha viset shqiptare!

Nga: Beqir Sina Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 06:10
Elmi Berisha

Elmi Berisha Kryetar - Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit, percjell mesazhin e festës, duke kujtuar me këtë rast edhe Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, në një artikull të tij në gazetën "Rilindja" Nëndor 1968

Kreu u vatranëve në mesazhin e tij shkruan se kjo ditë e shenjtë për të gjithë ne, është një ditë krenarie, lavdie dhe reflektimi të thellë:

"Sot më shumë se kurrë përkujtojmë aktin e lartë patriotik të shtetit shqiptar, mëvetësinë që plaku i urtë i Vlorës, Ismail Qemali, së bashku me 40 firmëtarët e Pavarsisë e bënë shtetin shqiptar të lirë, të pavarur dhe sovran. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë është moment kulminant i daljes nga robëria osmane pesë shekullore" shkruan Berisha, duke vazhduar :" Sot u shprehi mirënjohje të thellë patriotëve të shquar, luftëtarëve të lirisë, dëshmorëve të Atdheut dhe çdo shqiptari që nuk iu dhimbs asgjë në mënyrë që Atdheu të gëzojë lirinë dhe pavarësinë e tij."

Image

Në emër të VATRËS, vatranëve dhe diapsorës shqiptare në Amerikë, perzemersisht shprehi nderimet e mia më të thella, respektet më të veçanta dhe përuljen time ndaj çdo patrioti të nderuar që me veprimtarinë e tyre atdhetare e perpjekjet e pa ndalura, ne gëzojmë shtetin që kemi sot, shkruan kryetari i Vatrës, " Uroj të gjithë shqiptarët në të gjitha trojet etnike që të festojnë me krenari e shpirtin plot 28 Nëntorin, ditëlindjen e shtetit shqiptar. Në këtë ditë të nderimi dhe mirënjohje ftoj të gjithë shqiptarët që të jemi më të bashkuar, më solidarë, më të dashur, më bashkëpunues me njëri-tjetrin që ta çojmë përpara drejtë përparimit, progresit, zhvillimit dhe lulëzimit atdheun tonë të bukur e të shtrenjtë. Jetojmë në kohë të vështira globale për shtetin dhe kombin tonë, ndaj lutjet tona në këtë moment shkojnë për të gjithë ata që kanë humbur jetën në përballje me pandeminë globale."

Në mesazhin e festës, kryetari i Vatrës, thotë se VATRA do të mbështesë me çdo mjet dhe me çdo kusht Shqipërinë, Kosovën, shqiptarët në rajon dhe çdo shqiptar kudo në botë. VATRA do jetë çdo herë një zë unifikues dhe i fuqishëm dhe do të luftojë për Shqiperinë, Kosovën e cdo shqiptar " Ndryshimet thelbësore që do pësojë Vatra vitin që vjen, do të afrojnë edhe më shumë patriotë, bij e bija të nderuar të Shqipërisë e Kosovës, duke bërë krenar çdo shqiptar për formacionin patriotik që do i bashkangjitet elitës shqiptare në VATËR. Bashkë do të jemi më të fortë. Ne do ta bëjmë atdheun tonë krenar cdo ditë."

Zoti e bekoftë Shqipërinë, Kosovën dhe të gjitha viset shqiptare.

Gëzuar përjetë e mot festa e Pavarësisë

Me respek e nderim

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat