Sal Rusi, dhe Harri Bajraktari, vendosën Flamurin Kuq e Zi në ndërtesën e biznesit të tyre në Nju Jork

Amerika

Sal Rusi, dhe Harri Bajraktari, vendosën Flamurin Kuq e Zi në ndërtesën e biznesit të tyre në Nju Jork

Nga: Beqir Sina – New York Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 19:45
Harri Bajraktari

NEW YORK: Ashtu si edhe viteve të kaluar, për më shumë se një Shekull, shqiptarët e Amerikës, festojnë 28 Nëntorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Ditën e flamurit kuq e zi me shkabën me dy krena.

Edhe, këtë vit pra në 108 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, veprimtar të komunitetit, biznesmenët shqiptar nga Shqipëria, Kosova, dhe të gjitha trevat shqiptare në SHBA, në vende nga më të ekspozuara të shtëpive të tyre luksoze, e ndërtesave të kompanive të tyre, në New York, vendosën flamurin kuq e zi dhe atë Amerikan, në ndërtesat që janë pronë e tyre, me rastin e Festë së Flamurit 28 Nëntorit -108 Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.

Për her të pestin vit me rradhë në shtizën mbi çatinë e ndërtesës( Sunset Park Navy building) më të lartën dhe më të ekspozuarën, përgjatë ekspresit Brooklyn–Queens Expressway – ekspresit të madh në qytetin e Brooklynit – New York, ngrihet me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, një flamur i madh Kuq e Zi, përkrah flamurit të SHBA, në shenjë respekti dhe mirënjohje edhe për atë çfarë kanë bërë për Shqipërinë, Kosovën dhe çështjen shqiptare Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Image

Kjo është një nga autostradat më të frekuentuara, në ishullin njujorkez, mbasi ajo lidhë tre pjesët e këtij ishulli – Staten Island, Brooklyn, dhe Queens dhe Manhattan , veriun e SHBA të Amerikës me pjesën jugore nëpërmjet qytetit të Nju Jorkut, që nga familja e njohur dibrane vendoset në shtizën e saj Flamuri kuq e zi .

Ndërkohë, këtë vit pra në 108 vjetorin e Pavareësiseë së Shqipërisë në një pjesë tjetër të New Yorkut, pjesën veriore të qytetit, ndërtesën e madhe të biznesit të tij, “Switch2 Ten” në White Plains, ka qenë veprimtari i njohur në Shtetet e Bashkuara, Harry Bajraktari, i cili me një video-përshëndetje, realizuar në hyrje të biznesit të ri, ku është vendosur Flamuri kuq e zi me rastin e Festë së Flamurit 28 Nëntorit -108 Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, dhe famuri Amerikan, ka urua me këtë rast të gjithë Shqiptarët : Gëzuar Dita e Pavarësisë së Shqiprisë!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat