Protestat “Duam Drejtësi për Klodianin”! Jo vetëm shqiptarët në Shqipëri!

Amerika

Protestat “Duam Drejtësi për Klodianin”! Jo vetëm shqiptarët në Shqipëri!

Nga: Nga Beqir SINA – New York Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 21:18
Foto Ilustrim

NEW YORK CITY : Në lidhje me situatën e tensionuar të krijuar në Shqipëri, pas ngjarjes së rëndë, që pasoi dhe me dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, në zonën e Tri-Shteshit, - New York, New Jersey dhe Connecticut, grupe shqiptarësh thonë në rrjetet sociale se po organizohen për një protestë në qytetin e New York-ut.

Kjo tashmë simbas atyre që mendohet se janë “organizatorët” të paktën në rrjetet sociale Fb, dhe Twitter, vjen si reagim për atë se shqiptarve të Amerikës, u duket se është një KAUZ!

Ata thonë se kjo është : “Nje KAUZ! Jo vetëm për shqiptarët në Shqipëri!,por edhe për të gjithë shqiptarët e diasporës, që asnjëherë nuk harrojnë se nga kan ardhur, dhe se çfarë i detyrojë ata, apo prindërit e tyre të lënë Shqipërinë, prej nga diktatura komuniste(1990), por edhe zhvillimet e tjera në Shqipëri.

Vrasja e Klodian Rashës, në 8 Dhjetor në Tiranë, dhe zhvillimet e këtyre ditëve, në Shqipëri, pas vrasjes së një të riu nga një polic me uniformën dhe armën e shtetit, paralajmërohet se do të reagohet edhe nga rinia shqiptare këtu NYC, me një protestë e parashikuar para Misionit të Përherëshëm të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, ose në ndonjë vend tjeter public në qytetin e New York-ut.

Grupet, e supozuara nga rrjetet sociale si “organizues”, i thanë gazetës tone, se Policia njujorkeze, është në pritje të lejes(permit) nga NYC Parks.

Ata thonë se NYC Parks, ka pranuar aplikimin për protestë të premten,12 Dhjetor 2020

Por lutet që çdo qytetar të jetë i vet-dijshëm dhe ndjeki rregullat me kujdes,mbi kufizimet e lidhur me masat strikte në NYC, pandeminë e Cronavirusit Civid -19.

NYC Parks thotë se : “Asnjë leje nuk do të jepet për aplikimet me një pjesëmarrje të pritshme të më shumë se 50 personave në çdo kohë. Ndalohet përdorimi i ngritjes së “tribunave” me mjete rrethanore dhe pajisjes zanore, dhe nëse ngjarja do të përfshinte skena ose ekrane video. Çdo rregull i kërkuar nga NYC Parks, dë vlerësohet e pranueshme nëse gjithashtu të paraqitet një kopje të nënshkruar të Afirmimit të Planit të Sigurisë në [PDF], duke konfirmuar se ata(ato) do të vendosin masat e përfshira për të zvogëluar rrezikun e transmetimit të COVID-19 në vendin e ngjarjes.”

Të gjitha këto parametra duhet zbatohen për demonstratën dhe duhet të jenë në përputhje me kërkesat e zbatueshme të distancës sociale dhe sigurisë, të NYC Parks.

Megjithatë, duhet theksuar se ende nuk dihet ora se ku dhe kur, do të zhvillohet protesta për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha, nga një efektivi i Policisë së Shtetit në Tiranë.

Ndërkohë edhe në New York, më 8 Dhjetor, 2020- Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “VATRA”, ka reaguar me deklerat pas vrasjes nga policia të Klodian Rashës.

Ku ndër të tjera thuhet :

"VATRA dënon me forcë ndërhyrjen brutale nga policia e shtetit nëpërmjet përdorimit të pajustifikuar në ligj të armëve ndaj qytetarëve të pafajshëm dhe të pambrojtur.Sikurse kemi përshëndetur arritjet e Shqipërisë ndër vite të tranzicionit demokratik, po ashtu i tërheqim vëmendjen qeverisë së Tiranës që të heqë dorë nga ushtrimi i dhunës psikologjike deri në vrasjen e qytetarëve. Metoda të tilla Staliniste të injektimit të frikës nëpërmjet përdorimit të forcës dhe armëve, nuk shkojnë në përputhje me rolin e dhe detyrën e qeverisë dhe shtetit demokratik në mbrojtje dhe në shërbim të qytetarëve.

Me këtë rast, solidarizohemi plotësisht me protestuesit shqiptarë dhe i bëjmë thirrje qytetarëve të Shqipërisë që të jenë në nivelin maksimal të ndjeshmërisë dhe rezistencës popullore me të gjitha mjetet që lejon ligji. Heshtja kundrejt akteve të dhunës policore tregon nënshtrim dhe braktisje të të drejtave dhe idealeve demokratike. Reagimi në mbrojtje të të drejtave dhe lirive njerëzore është përgjegjësi civile dhe pjekuri qytetare. "

Ndërkaq, rrjete sociale thonë se në Tiranë, Durrës, Peshkopi, Berat, Korcë, Vlorë, Shkodër, e Fier, po vazhdojnë për të tretën ditë me rradhë protestat, që shpërthyen pas vrasjes së Klodian Rasha, nga policia mesnatën e të hënës pranë banesës së tij.

Në rrjetet sociale protestuesit kan kërkuar vazhdimin e protestave dhe ashtu po ndodh deri tani në Shqipëri.  Por në rrjetet sociale thuhet se ka pasur protesta të qeta edhe në disa kryeqytet e Europës: Romë, Athinë dhe Londër, dhe pritet edhe në New York City.

Protestat si në Shqipëri, por edhe në Romë, Athinë dhe Londër, janë shoqëruar me thirrjet : “Drejtësi për të riun e vrarë - Sot Klodiani, nesër ne!” : “Duam Drejtësi për Klodianin”, "Poshtë Diktatura", “Poshtë komunizmi!”, dhe, së fundi po dëgjohen edhe thirrjet "Rama, ik".

Protestuesit, po ashtu kan kërkuar, edhe reformimin e forcave të rendit dhe pas largimit të Ministrit të Brendshëm, ata po kërkojn largimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë.

Policia ka bërë të ditur se ka marrë si të arrestuar deri tash 59 protestues dhe janë nën hetim janë 116 pjesëmarrës në protesta.

Forcat e rendit kanë shoqëruar edhe të mitur nga mesi i protestuesve, të cilët më pas janë liruar, ndaj u ka kërkuar familjarëve të shmangin bashkimin e fëmijëve të mitur me protestuesit e rritur.

Megjithse ministri i punëve të brendshme, Sander Lleshaj dha dorëheqjen e parevokueshme një natë më parë, largimi i tij nga detyra nuk e uli ritmin e protestave, përkundrazi ato u bënë edhe më energjike e më të dhunshme.

Polici që vrau të riun 25-vjecar Klodian Rasha mesnatën e të hënës doli sot para gjykatës, ku u konfirmua masa e arrestit të tij me burg.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat