Coronavirusi i merr jetën kameramanit shqiptar Xhevdet Bacova-Lumi

Amerika

Coronavirusi i merr jetën kameramanit shqiptar Xhevdet Bacova-Lumi

Nga: Beqir Sina Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 14:02
Xhevdet Bacova-Lumi

Kameramani shqiptar vdes nga Coronavirus (Covidi 19) mbasi u infektua ditën e hënë - katër ditë qëndroi në spital.

Kjo është ajo që shkruan sot gazeta e qytetit, e cila thotë se Xhevdet Bacova kishte edhe një program të tij televiziv në WCCA Channel 13 në Worcester të quajtur ARB TV për më shumë se dhjetë vjet.

Ai gjithashtu dy dekada më parë krijoi kanalin e tij televiziv shqiptar të quajtur ARB TV, i cili ishte një ndër kanalet e para të komunitetit shqiptar në New York.

Xhevdet Baçova - i njohur si Lumi në komunitetin shqiptar me sukses drejtonte dhe biznesin e tij Tirana Studio Production për fotografi dhe videografi për shumë vite, duke mbuluar eventet familiar, kryesisht ato të komunitet shqiptar.

Xhevdet Bacova, 62 vjeç, nga Worcester vdiq të enjten, 10 dhjetor në Spitalin Memorial UMASS - Kampusi Universitar i rrethuar nga familja e tij.

Ai la pas vetes gruan e tij i martuar 40 vjetë më parë në Tiranë, Rukije (Lilani) Bacova;si dhe katër vajzat e tij, Ervina Haganey dhe burri i saj, Mike Saari, Hatixhe Bacova dhe burri i saj, Artur Dibra, Fabiola Bacova dhe Lubjana Bacova të gjitha me banim në Worcester.

Po ashtu katër vëllezër, Dyli Bacova, Ramazan Bacova, Zydi Bacova dhe anëtar të tjer të familjes së tij në të gjithë Shqipërinë , si dhe Arjan Bacova dhe familja e tij në Worcester; një motër, Flutura Turuku dhe familja e saj e Shqipërisë; një kushëri, Irland Shaqja dhe familja e tij, nga West Boylston; ai gjithashtu lë pesë nipërit e mbesat e tij, Travis, Krystal, Alessia, Alex dhe Michael.

Ai lindi në Tiranë, Shqipëri, djali i Vath dhe Hatixhe (Buzani) Bacova dhe erdhi në Worcester në 1996.

Mbas ceremonisë motore të Marten, 15 Dhjetor në O’CONNOR BROTHERS FUNERAL HOME, arkivoli me trupin e tij nga familiar dhe të afërm u përcoll në Varrezat Hope, 119 Webster Street.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat