Lokja shqiptare 93-vjeç, shërohet nga koronavirusi në Amerikë

Amerika

Lokja shqiptare 93-vjeç, shërohet nga koronavirusi në Amerikë

Më: 1 janar 2021 Në ora: 20:29
Nana Elfije

Ish presidenti i Feronikelit, Avdi Krasniqi që tani jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se nëna e tij Elfija 93 vjeçe është shëruar nga koronavirusi.

Sipas Krasniqit, ajo është e përkushtuar pas atdheut dhe çdo ditë lexon lajmet se çfarë ndodhë në Kosovë.

“Nana Elfije e kalojë koronavirusin pa pas nevojë për ndihmen e mjekut, tani është 93 vjeçare, ajo po i ndëgjon lajmet në Kosovë, në Iphone 12 pro max.

Ajo e ka në qef muziken popullore!!!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat