“Po më preku Covid, vdiqa”, prokuroria në SHBA refuzon lirimin e biznesmenit famëkeq shqiptar

Amerika

“Po më preku Covid, vdiqa”, prokuroria në SHBA refuzon lirimin e biznesmenit famëkeq shqiptar

Më: 8 janar 2021 Në ora: 00:54
Martin Shkreli

“Martin Shkreli nuk duhet të dalë nga burgu pasi atij nuk i vjen keq për krimet e tij”. Kjo është kërkesa e prokurorëve federatë të Brooklyn para gjykatës pas kërkesës së dytë të Shkrelit për të fituar lirimin me kusht.

Ndihmës Avokatja e SHBA Alixandra Smith paraqiti një kërkesë të enjten, duke kundërshtuar ofertën e dytë të Shkrelit për lirim duke argumentuar se “përçmimi i tij i demonstruar për sistemin e drejtësisë penale, si në kërcënimet e dhunës ndaj grave” dhe “mungesa e pendimit” peshuan kundër lirimit të tij nga FCI Allenwood gati tre vjet më herët.

Ish-CEO i kompanisë farmaceutike fitoi titullin “Njeriu më i Urryer në SHBA në Amerikë” pas rriti me 5000% çmimin e ilaçit AIDS Daraprim, për të cilin u padit vitin e shkuar nga Komisioni Federal i Tregtisë.

Sipas akuzës, Shkreli përmes një skeme antikonkurruese ka detyruar pacientët që kanë nevojë për ilaçin të paguajnë shumë të mëdha parash.

Sipas Smith, Martin Shkreli nuk është në kushte të tilla shëndetësore që të përfitojë përgjysmimin e dënimit prej 7 vitesh burg.

Në lëvizjen e tij të parë ligjore, Shkreli argumentoi se, për shkak të alergjive dhe astmës, ai do të përballej me një “vdekje të mundshme” nëse do të infektohej me COVID-19.

Sipas mbrojtësve të tij ligjorë, përkeqësimi i shëndetit të tij mendor ka “dobësuar sistemin e tij imunitar”, shkruan New York Post.

Sipërmarrësi i lindur në Brooklyn u bë i njohur te “Pharma Bro” në shtator të vitit 2015, pasi kishte themeluar “Turing Pharmaceuticals”, duke blerë ilaçin antiparazitar “Daraprim” dhe duke ia rritur çmimin me 5.000%, deri në 750 dollarë për kapsulë.

Shkreli u dënua mbi akuzat e mashtrimit me letrat me vlerë në dhjetor të vitit 2015.

“Nuk ka asnjë komplot për të flakur tutje Martin Shkrelin. Isha unë që e shkatërrova Martin Shkrelin me veprimet e mia të fëlliqura dhe të turpshme”, tha vet ai.

Martin Shkreli u dënua në mars 2018 me 7 vjet burg dhe një gjobë prej 75 mijë dollarësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat