E thirra akademikun, ai ikte si nga plumbi i pushkës...!

Amerika

E thirra akademikun, ai ikte si nga plumbi i pushkës...!

Nga: Skënder Karaçica Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 21:37
Skënder Karaçica

Një intelektual i njohur shqiptar në qytetin e Strugës i respektuar në Amerikë, e kishte takuar në rrugët e qytetit Akademikun e njohur shqiptar (...) dhe në shenjë nderimi i kishte kërkuar që të ndalet për biseduar për aktualitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Mirëpo, në hapat e Akademikut ai ikte si nga plumbi i pushkës duke thënë:

- Jam  i zënë, më duhet të shkoj ...(sic!)

Dhe, si dukuri tashmë, bota akademike shqiptare nuk dëgjohet askund për çështjen madhore kombëtare, kur qarqet institucionale të arsimit dhe të ASHAM-së po luajnë me lojën e kolovajzës antishqiptare përmes pamfletëve ,,shkencore,, (sic!) kundër popullit shqiptar në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut.

Akademiku i njohur në hapësirën shqiptare, njeri me fat për shkak të privilegjeve të pushtetit, ai tashti i ka dyert e hapura në Akademinë në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup.

Akademiku nuk u ndal të ndërroi të paktën dy-tri fjalë me mua, thotë intelektuali shqiptar në Strugë dhe miku ynë i respektuar në Amerikë...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat