UNICEF hap në New York, instalacionin pandemik: Nuk duhet kursyer asnjë përpjekje për të rihapur shkollat

Amerika

UNICEF hap në New York, instalacionin pandemik: Nuk duhet kursyer asnjë përpjekje për të rihapur shkollat

Nga: Beqir SINA - New York City Më: 3 mars 2021 Në ora: 16:12
168 tavolina bosh. 168 çanta shpine të papërdorura. 168 milionë të ardhme të varura në bilanc

Ky instalacion pandemik, zhvilluar me ide në një klasë, të shkollës në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, është hapur përkatësisht në 1 vjetorin e krizës pandemike që ka goditur mbarë botën, dhe, është një kujtesë e fuqishme e krizës globale të arsimit, mbylljen ose zhvillimin virtual të shkollës, për gjatë vitit 2020.

Në këtë instalacion janë vendosur tavolinat dhe çantat e shpinës që përfaqësojnë 168 milionë fëmijë, shkollat e të cilëve janë mbyllur plotësisht për gati një vit për shkak të COVID-19, të cilat janë instaluar në fushën krah “Pallatit të Qelqtë”, në bregun e lumit East River, në qytetin e New Yorkut, dhe paraqitet një “klasë verore” në natyrë, ku janë të vendosura 168 tavolina shkolle bosh, në karriget e tyre janë 168 çanta shpine të papërdorura, të cilat në mënyrë sinjikative përfaqësojnë 168 milion të ardhme të varura në bilanc, për të treguar fëmijët në mbarë botën.

UNICEF- Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, me instalacionin pandemik, hapur në 1 vjetorin e fillimit të pandemisë, thotë se : “ Mesazhi ynë për udhëheqësit botërorë është i qartë: nuk duhet kursyer asnjë përpjekje për të rihapur shkollat”.

Image

Ndërkohë, në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, organizata “Zërat e Rinisë” - komuniteti ynë për të rinjtë, nga të rinjtë(Voices of Youth - our community for youth, by youth), ka lënë një mesazh për këtë temë, edhe Artjola, 21 vjeçe, nga Kosova.

Ajo shkruan : “Fjala‘ shërim ’shpesh tingëllon si diçka e vështirë për t’u bërë, por është shumë e bukur. Por, përsëri kjo varet nga perceptimi i dikujt për bukurinë. Rimëkëmbja është e çrregullt. Asnjëherë nuk është lineare. Sidomos, nëse ajo nga e cila jeni duke u rikuperuar nuk është fizike. ”

Artjola, 21 vjeçe, nga Kosova, për COVID-19, thotë se i ka kthyer jetën përmbys “ Tani, më shumë se kurrë, nuk mund të lejojmë që turpi dhe diskriminimi të qëndrojnë në rrugën e të rinjve që kërkojnë mbështetje,” shkruan ajo.

Çfarë nënkupton akronimi “UNICEF”?

Që prej themelimit në vitin 1964 emri zyrtar për UNICEF ishte Fondi Ndërkombëtar i Emergjencave të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët. Në vitin 1953, Kombet e Bashkuara e shkurtuan emrin dhe e vendosën Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, por akronimi origjinal mbeti i njëjtë.

Cila është lidhja midis UNICEF dhe UN (Kombeve të Bashkuara)?

UNICEF u themelua nga Kombet e Bashkuara më 11 dhjetor 1946 si një fond për të përmbushur nevojat emergjente të fëmijëve pas luftës në Evropë dhe Azi. Në vitin 1950 mandati i UNICEF u zgjerua për të trajtuar nevojat afatgjata të fëmijëve dhe nënave kudo që ishin, në vendet në zhvillim. UNICEF u bë pjesë e përhershme e sistemit të Kombeve të Bashkuara në vitin 1953. Sot UNICEF është organizata e vetme e sistemit të Kombeve të Bashkuara që i përkushtohet plotësisht, kudo në botë, zbatimit të të drejtave të fëmijëve për mbijetesë, zhvillim, mbrojtje dhe pjesëmarrje. Ai e merr mandatin e tij nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara; sidoqoftë, buxheti i tij në tërësi nuk varet nga Kombet e Bashkuara. UNICEF është themeluar tërësisht nga kontribute vullnetare nga qeveritë, fondacionet, korporatat, bizneset dhe individët.

Image

Si funksionon UNICEF në Shqipëri?

Së pari UNICEF funksionon duke zhvilluar modele dhe qasje demonstruese në komunitetet e varfra rurale dhe ato të marxhinalizuara urbane. Sapo vihet re që një qasje është efektive, ne mbështesim qeverinë që ta përsërisë dhe zgjerojë qasjen brenda buxhetit të saj. UNICEF ndihmon në mbështetjen e të drejtave të fëmijëve; mbështet mbledhjen e të dhënave dhe shpërndarjen e tyre në lidhje me situatën e fëmijëve; ofron këshillim dhe mbështetje teknike për zhvillimin e politikave publike për fëmijët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat