Kongresi Panshqiptar Amerikan hap zyrën në Uashington

Amerika

Kongresi Panshqiptar Amerikan hap zyrën në Uashington

Më: 5 mars 2021 Në ora: 07:56
Ilustrim

Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA) njofton se ka hapur zyrën në Uashington, ndërsa u tha se hap udhën për një kapitull të ri në historinë shqiptaro-amerikane.

Zyra, e vendosur në 1101 Pennsylvania Avenue, është vetëm tri rrugë nga Shtëpia e Bardhë dhe në distancë të vogël nga Capitol Hill.

“Kjo është një ditë krenarie për KPA-në dhe shqiptaro-amerikanët kudo”, tha Bruno Ceka, kryetari i KPA-së.

“Zyra hap udhën për një kapitull të ri në historinë shqiptaro-amerikane dhe do të shërbejë të ndihmojë punën e vazhdueshme me politikën dhe vendimmarrësit në Uashington”.

Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA) është organizatë jopërfituese e komunitetit e dedikuar të promovojë interesat e përbashkëta, vlerat dhe idealet e Shteteve të Bashkuara dhe popullit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat