AAAS në Nju-Jork, miratoi Memorandumin për mbylljen e misionit të UNMIK-ut në Kosovën e pavarur dhe sovrane

Amerika

AAAS në Nju-Jork, miratoi Memorandumin për mbylljen e misionit të UNMIK-ut në Kosovën e pavarur dhe sovrane

Më: 14 prill 2021 Në ora: 18:03
UNMIK

Shkas për t’iu drejtuar Presidentit, Kryeministrit dhe Kryekuvandarit të Kosovës me këtë MEMORANDUM, është  vazhdimi i sulmeve verbale dhe të shkruara politiko-propagandistike e diplomatike nga liderët politikë të presidencës, të qeverisë , të parlamentit dhe të Kishës Ortodokse Serbe, që të gjithë në mënyrë orkestruese po e mohojnë Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës, si dhe po përzihen vazhdimisht në punët e brendshme të saj (17 shkurt 2008-prill 2021).

Ndërkaq, në anën tjetër, duke e gënjyer Amerikën, BE-në, NATO-n , OKB-në dhe OSBE-në, gjoja po kërkojnë “kompromis “ për normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën.

Mirëpo, këtë gënjeshtër, manipulim dhe mashtrim të Serbisë ndaj bashkësisë ndërkombëtare, e dëshmoi edhe mbajtja e Seancës virtuale e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, më 13 prill 2021, ku  që në fillim të debatit, Dmitrij Polonski (zëvendësi i shefit të misionit rus në OKB) prerazi kërkoi heqjen e flamurit shtetëror të Kosovës nga vendi  ku qëndronte Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës. Ky reagim, për një moment shkaktoi edhe ndërprerjen e séances, por, pas konsultimeve të kryesuesit të saj vietnamez me anëtarët e KS-së, kjo vazhdoi punimet e saj, duke mospërfillur kërkesën e Polanskit, që të heqej flamuri i Kosovës nga seanca debatuese e KS-së së OKB-së.

Image

Mirëpo,  përfaqësuesi rus D.Polanski vazhdoi kritikat e e tij  në frymën e strategjisë së përbashkët të diplomacisë serbo-ruse kundër shtetit të pavarur të Kosovës,  kinse për “destruktivitet” të politikës zyrtare të Prishtinës, duke kërkuar që:  “ të formohet bashkësia e kounave serbe në Veriun e Mitrovicës; të mos pezullohet puna e UNMIK-ut, por ky të qëndrojë edhe më tej në Kosovë;  që Kosova të mos njihet nga organiztat ndërkombëtare” etj.

Sikurse diplomati rus Dmitrij Polanski, ashtu edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq hodhi poshtë të gjitha faktet dhe argumentet e ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla , të paraqitura për  masakrat dhe krimet e gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla me të drejtë kërkoi nga Serbia, që të pranojë realitetin e ri të Kosovës së pavarur dhe sovrane, të paguajë të të gjitha reparacionet e luftës, si dhe të pranojë kryerjen e krimeve të gjenocidit në Kosovë, në mënyrë që të krijohen kushtet për vazhdimin e dialogut dhe për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Veç kësaj, Donika Gërvalla kërkoi nga Serbia që të mos përzihet në punë të brendshme të Kosovës, të BeH dhe të Malit të Zi, sepse kjo është një “bombë e kurdisur” për sigurinë, për stabilitetin dhe për paqen e rajonit ballkanik.

Mirëpo, Nikola Selakoviq (ministri i Jashtëm i Serbisë), në vend se  të pajtohej me  kërkesat dhe me observimet e faktuara dhe të pakundërshtueshme të Donika Gërvallës lidhur me të vërtetën e Kosovës (1989-1999), e cila de fakto dhe de jure ishte viktimë e krimeve të gjenocidit serb,  ai pas referimit të kryediplomates shqiptare të Kosovës, D. Gërvalla,  i mohoi të gjitha sikurse presidenti i tij, Aleksandar Vuçiq,  kryeparlamentari Ivica Daçiq, kryeministrja Ana Bërnabiq, Kisha Ortodokse Serbe dhe Aademia e Shkencave dhe e Arteve Serbe e Beogradit, duke  theksuar se minisrja e Jashtme Donika Gërvalla së bashku me flamurin e saj të Kosovës  kanë keqpërdorur dhe kanë bërë shkelje flagrante të standardeve të OKB-së.

Edhe ministri i Jashtëm serb Solakoviq, sikurse përfaqësuesi rus në misionin e OKB-së, Dmitrij Polanski kërkon që edhe më tej  të respektohet Rezoluta 1244  e KS-së së OKB-së, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Ky ishte emëruesi i përbashkët i kritikës destruktive reaguese  i diploamcisë ruso-serbe në Seancën  virtual të KS-së së OKB-së për Kosovën, bërë më 13 prill 2021.'

 Ambasadori i SHBA-së në OKB, Richard Mills kërkoi mbylljen e misionit të UNMIK-ut në Kosovë!

Ndër të tjera, edhe ambasadori amerikan në misionin e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Richard Mills me plot të drejtë vlerësoi se  “UNMIK-u e ka përmbushur detyrën që ka pasur dhe, duhet mbyllur. Ai në Seancën virtuale të KS-së për Kosovën, më 13 prill 2021 u  bëri thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të vendosin për mbylljen e UNMIK-ut”.

Prandaj,  edhe ne anëtarët e Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve në Nju-Jork të SHBA-së, e mbështesim njëzërit dhe, pa asnjë rezervë këtë KËRKESË të drejtë dhe të ligjshme të z.ambasador të nderuar Richard Millës, duke kërkuar që Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, sa më parë të jetë e mundur të marrin vendimin e ligjshëm për mbylljen e misionit të UNMIK-ut në Kosovë. Ndryshe, Rusia dhe Serbia vazhdimisht do të përzihen në çështje të brendshme të Kosovës, derisa të ketë mision të UNMIK-ut në Kosovë sipas Rezolutës 1244 të OKB-së (10.06.1999).

Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, jo kurrfarë province koloniale e Serbisë!

Duke qenë se  Kosova më 17 shkurt 2008, është njohur nga më se 100 shtete të Kombeve të Bashkuara, sipas Kartës së OKB-së dhe parimeve e normave të së drejtës ndërkombëtare, si dhe sipas Aktit Final të Helsinkit (1975), KREU VIII. BARAZIA E TË DREJTAVE TË POPUJVE DHE E DREJTA E TYRE PËR VETËVENDOSJE, KOSOVA ËSHTË SHTET I PAVARUR DHE SOVRAN.

Gjithashtu, duke u bazuar në Opinionin Këshillëdhënës pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë së OKB-së në Hagë, më 22 korrik 2010, shpallja dhe njohja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës, është bërë në përputhje të plotë me parimet, me rregullat dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare publike.

Këtë vlerësim të jusitifkueshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë  e pati mbështetur edhe  Amerika, si dhe ish-nënpresidentii i saj, sot president aktual i  SHBA-së, “Joe Biden, i cili  përmes telefonit kërkoi nga ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq për ta konfirmuar mbështetjen e plotë  të Uashingont zrytar në mbështetjen e një Kosove të lire, demokratike dhe multietnike…” 

Prandaj, njëzërit kërkojmë nga Qeveria dhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, që me procedurë të shkurtër ligjore dhe kushtetuese dhe, gjithnjë duke u bazuar në të drejtën ndërkombëtare publike,  që t’i miratojnë dy(2) Rezoluta: (1) Zhvleftësimi i Rezolutës 1244  të KS-së të OKB-së, e cila bie ndesh me statusin e pavarësisë të  sovranitetit të Republikës së Kosovës, që nga njohja e saj më 17 shkurt 2008 e deri më sot (prill 2021)  dhe (2) Rezoluta për mbylljen e mandatit ndërkombëtar të pjesës së mbetur të UNMIK-ut, sepse, ashtu sikurse Rezoluta 1244 e KS-së Kombeve të Bashkuara, është antikushtetuese, antiligjore dhe antijuridike ndërkombëtare në kundërshtim flagrant me parimet e së drejtës ndërkombëtare publike, si dhe me objektivat dhe me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Arsyeja për pezullimin e UNMIK-ut dhe të zhvlerësimit të Rezolutës 1244, qëndron në faktin se ligjërisht sipas së drejtës ndërkombëtare, mbi sovranitetin e një shteti nuk mund të ketë ndonjë “sovranitet” të dytë a të tretë, por një kuazishtet  të varrur dhe të ndërvarur nën ndonjë protektorat të huaj ndërkombëtar, siç është rasti konkret i mbetjes së UNMIK-ut në Kosovën e pavarur në bazë të Rezolutës 1244 të KS-së së Këshillit të Sigurimit, që në asnjë formë nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës. Andaj, shtrohet pyetja serioze për të gjitha institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, ç’kërkon UNMIK-u pas 17 shkurtit 2008 (pasi mbylli mandatin e tij  të ligjshëm 9-vjeçar), kur Republika e pavarur dhe sovrane e Kosovës ka të gjitha atributet, kompetencat dhe autorizimet  e saj të nevojshme ligjore  dhe kushtetuese për mbrotjen e lirisë, të pavarësisë dhe të sovranitetit të saj, si dhe të të gjithë qytetarëve të saj. Në këtë rast konkret, nuk nevojitet kurrfarë UNMIK-u gjoja për t’i mbrojtur minoritet e ndryshme në Kosovë, kur të drejtat dhe liritë e tyre janë të garantuara me ligj, me Kushtetutë, me konventat dhe me standardet  më të larta ndërkombëtare të OKB-së, si dhe me ato evropiane për të drejtat dhe liritë e njeriut. Çdo përpjekje tjetër (jashtinstitucionale shtetërore), në emër të mbrojtjes së drejtave dhe lirive të minoriteteve, posaçërisht të minoritet serb, është përzierje direkte në çështje të brendshme të republikës së pavarur të Kosovës.

Sa më sipër, pavarësisht nga reagimet destruktive skandaloze dhe armiqësore antishqiptare të Dimtrij Polanskit dhe të Nikola Selakoviq, të cilët në praninë e të gjithë debatuesve të Seancës virtuale të KS-së së OKB-së për Kosovën, më 13 prill 2021, botërisht mohuan  shtetin e ri të Kosovës, kjo  është shtet i pavarur dhe sovran!

Prandaj, sipas parimeve dhe normave të së drejtës ndërkombëtare publike,  UMIKU është jashtligjor dhe jashtkushtetues , JO më pak se 13 vjet !!!

Këtë nonsens antikushtetues dhe, antijuridik ndërkombëtar, nuk do të duhej pranuar nga  qeveritë dhe nga kuvendet e Kosovës (17 shkurt 2008-2021), sepse Kosovën e kanë lënë në “mëshirën” e Rezolutës 1244 të KS-së së OKB-së, sipas së cilës Serbia dhe Rusia po kërkojnë zhbërjen e shtetit të pavarur të Kosovës.

Akademia shqiptaro-amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, SHBA

Akademik Prof.Dr. Skënder Kodra (president),

Akademik Prof.Dr.Mehdi Hyseni (nënkryetar)

Nju-Jork, më 14 prill 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat