Shoqata “Kraja” në New York, ndau 14 mijë dollarë për studentët nga Kraja

Amerika

Shoqata “Kraja” në New York, ndau 14 mijë dollarë për studentët nga Kraja

Nga: Beqir SINA Më: 28 prill 2021 Në ora: 16:35
Beqir Sina

STATEN ISLAND NY: Shoqata atdhetare “Kraja” me seli në New York, që përfaqëson vendorigjinën e saj – Krajën, në zonën e Tri-Shteshit, përveç aktiviteteve të tjera humanitare, shkruan se do të vazhdojë edhe me shpërndarjen e bursave për studentët nga kjo trevë.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, faqes së Shoqata atdhetare “Kraja” me seli në New York, me kryetar Mirsad Kovaçi, njoftohet se Shoqata “Kraja” në New York ndau 14 mijë dolllarë për studentët nga Kraja, për vitin 2021.

Drejtuesit e shoqatës “Kraja” thonë se të drejtë për aplikim kanë studentët nga Kraja, kurse sa i përket seleksionimit, aplikimet në të kaluarën pothuajse nuk janë refuzuar asnjëherë, por megjithatë kategori të caktuara do të kenë prioritet.

Pandemia e Covid 19 ka ndikuar edhe në aktivitet e shoqatës “Kraja”, e cila ndihmat e viti të kaluar (pakot ushqimore) ua dërgoi familjeve në nevojë me anë të degës së saj në Kraj.

Ndërkohë, që të gjitha aktivitet kulturore e sportive, të planifikuara gjatë vitit të kaluar ishin anulluar, kurse për këtë vit shpresojnë të realizojnë të paktën disa prej tyre, me lirimin nga masat të Nju Jorkut, qytetit ku është edhe qendra e kësaj shoqate.

Ngaqë numri i nxënësve dhe studentëve nga zona e Krajës është për çdo vit në rënie, prej krijimit të saj Shoqata“Kraja”, ka miratuar një sërë inisiiativa të cilat janë edhe në programin e saj. Një ndër to ka qenë edhe miratimi i bursave për studentat/tet nga treva e Krajës.

Mbasi siç dihet thekson kjo shoqatë edhe emigrimi masiv ka bërë që numir i të rinjve të zvoglohet dita ditës, çka do të ketë pasoja të mëdha për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj treve, e cila dikur numëronte rreth 5.000 banorë.

Shoqata Kraja që si gjithmonë në zemer të programit të saj thotë se ka bamirsinë dhe aktivitetet humanitare, ka ndar ndihmë financiare për studentet nga Kraja për vitin akademik 2020/2021, prej 14 mijë dollar.

Ajo sqaron në mesazhin e shpërndar në rrjetin social Facebook, se këtë vit kanë apliku 14 student dhe të gjithë kanë përfitu të njëjtën shumë nga $1000 :

“Konkursi ishte i hapur nga 17 Shkurti deri me 31 Mars 2021, dhe të drejt aplikimi kishin të gjith studentët nga Kraja.

Në ndërkohë të gjith studentet qe aplikuan dhe përfituan ndihmë u urojmë vitë të mbarë dhe suksese të pa fundë në rrugëtimin e tyre akademik kurse si gjithmonë falenderojmë komunitetin tonë për perkrahjen e vazhdueshme.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat