Dibra ndryshon emrat e rrugëve të Qytetit, prej nga koha e komunizimit

Amerika

Dibra ndryshon emrat e rrugëve të Qytetit, prej nga koha e komunizimit

Nga: Beqir Sina Më: 30 prill 2021 Në ora: 14:17
Dibra ndryshon emrat e rrugëve të Qytetit, prej nga koha e komunizimit

Sot në Dibër brezi i ri shumë pak e dinë historinë apo rrugëtimin se si këto rrugë apo sheshe kishin marrë ato emërtime.

Megjithatë, nga sot, me inisiativën e Kryetarit të Këshillit Komunal rrugët e Dibrës, do të mbajnë emrat e disa prej figurave të shquara kombëtare, personaliteteve të Dibrëss dhe Shqipërisë, 

Figura të historisë, sonë kombëtare , personalitete të letërsisë, mjekësisë, artit, sportit dhe qytetarisë shqiptare, e dibrane, emra shumë të njohura madje jo vetëm për dibranët por edhe për mbarë popullin shqiptar.

Këto janë emra presonalitetesh që kan hyrë në historinë tonë mbarë kombëtare si : “Gjon Buzuku”, “Vehbi Dibra”, “Nëna Tereze”,”Gjergj Fishta”, “Edid Durham”, “Josphip Bageri”, “Kosova” dhe “Eliot Engel”, “Musa Piperku”, “Mersim Dema”, “Sherif Langu” e tjer.

Nëpërmjet rrjetit social Facebook llogarin zyrtare të këshillit Kumunal kemi mësuar listën me 82 emra rrugësh dhe 8 sheshe, që është miratuar në mbledhjene Këshillit Bashkiak të emërtimeve të reja që do t'u bëhen rrugëve të Komunës “Dibër” në Maqedoninë e Veriut.

Në Dibër do të ndryshojnë emrat e rrugve shesheve e lagjeve

Në njoftimin e saj publik nga Dibra thuhet se Këshilli i Komunal i Dibres se Madhe, i drejtuar me kompetence e atdhetarizem nga z. Bashkim Mashkulli, vendosi në mënyrë unanime dhe mirekuptim, pa asnjë votë kundër, dhe i miratoi emrat e rrugëve, shesheve dhe lagjeve në Dibër.

“Rrugë kryesore te cilat, me pare mbanin emra te ideoligjizuar dhe me ngarkesa politike, dhe pas asnje lidhje me Dibren, te periudhes komuniste te ish Jugosllavise. “ shkruajn ata.

Zoti Bashkim Mashkulli, i cili njëhereshit është edhe kryetar i këtij këshilli pas miratimit te emrave te rinj, falenderoi këshilltarët komunal! thotë njoftimi

Në ndërkohë që edhe anëtarët e këtij kshilli i shprehin publikisht mirenjohjen Keshillit Komunal dhe kryetarit te tij, z. Bashkim Mashkulli, për këtë inisiativë.

Këtu më poshtë eshtë edhe lista me emrat e rinj qe marrin rruget, sheshet dhe lagjet e Dibres:

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat