Udhëtim nëpër Amerikë: Karolina e Jugut (Shtetet e Bashkuara të Amerikës)

Amerika

Udhëtim nëpër Amerikë: Karolina e Jugut (Shtetet e Bashkuara të Amerikës)

Nga: Beqir SINA - Hilton Head Island - South Carolina Më: 15 maj 2021 Në ora: 17:35
Karolina e Jugut

Karolina e Jugut (South Carolina) shteti i tetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtrihet në bregdetin jugor Lindor të Shteteve të Bashkuara dhe kufizohet në veri nga Karolina e Veriut (North Carolina), në juglindje nga Oqeani Atlantik dhe në jugperëndim nga Xhorxhia(Georgia). Karolina e Jugut është emëruar për nder të mbretit Charles I të Anglisë, i cili së pari formoi koloninë angleze.

Karolina e Jugut është shteti më i vogël i rajonit të Jugut të Thellë, dhe ka formë afërsisht trekëndëshi. Ky është shteti i 40-të më i gjerë dhe i 23-të më i populluar i SHBA, PBB-ja e tij ishte 249.9 miliardë dollarë në 2019. Columbia, e vendosur në qendër të shtetit, është kryeqyteti dhe qyteti më i madh.

Popullsia

Image

E vendosur në juglindje, Karolina e Jugut është një nga shtetet më të vogla në Shtetet e Bashkuara, por ka një dendësi të lartë të popullsisë për krahasim. Karolina e Jugut aktualisht gëzon një normë rritjeje prej 1.06%, e cila renditet e 18-ta në vend.

Në vitin 2019, u konfirmua se kishte rreth 5,925,364 njerëz që jetonin në shtet - një rritje prej pak më shumë se 15% e shifrave të deklaruara në 2000.

Gjuha:

Gjuha kryesore që flitet në Karolinën e Jugut është anglishtja. Rreth 5% e popullsisë flasin një gjuhë tjetër përveç anglishtes, dhe nga këto kreolisht spanjisht ose spanjisht flasin më shpesh.

Qeveria e Karolinës së Veriut është e ndarë në tre degë: ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore.

Dega legjislative: Krahu legjislativ i shtetit është Asambleja e Përgjithshme e Karolinës së Veriut. Ashtu si qeveria federale dhe pothuajse të gjitha shtetet e tjera, Karolina e Veriut ka një legjislaturë dydhomëshe, e përbërë nga dy dhoma: Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve.

Dega Ekzekutive: Zyra e Seancave Administrative, Zyra e Kontrolluesit të Shtetit dhe Bordi Shtetëror i Zgjedhjeve janë tre nga agjencitë ekzekutive të pavarura të shtetit. Ka edhe mbi 50 borde licencimi që rregullojnë profesione specifike.

Image

Dega Gjyqësore: Kushtetuta e Karolinës së Veriut themelon Gjykatën e Përgjithshme të Drejtësisë që të përbëjë një sistem gjyqësor të unifikuar për qëllime juridiksioni, funksionimi dhe administrimi.

Filloni një biznes në Karolinën e Jugut, SHBA

(https://www.offshorecompanycorp.com/mk/sq/countries/united-states-of-america/south-carolina)

Karolina e Veriut kishte ekonominë e 11-të më të madhe nga PBB-ja në SHBA në 2018 me gati 566 miliardë dollarë, duke u rritur 2.9% nga 2017 - niveli me rritjen e PBB-së së SHBA dhe më i lartë se norma e NC 2017 (2.2%).

Dy kontribuesit më të mëdhenj në PBB-në e shtetit janë sektori i Financave, sigurimeve, pasurive të patundshme, qiradhënies dhe qiradhënies dhe sektori i Prodhimit.

Karolina e Jugut ne rolin politik në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara.

Image

Karolina e Jugut ka tradita të forta që kanë ndikim në politikën ditëve të sotme. Korrespondtja e Zërit të Amerikës, Suzanne Presto, njoftonte nga kryeqyteti i i Karolines se jugut, Columbia, per rolin politik në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara.

Ajo ka thene se në kryqytetin e Karolinës së Jugut, Kolumbia, shtëpitë e shekullit të 19 tregojnë dashurinë e njerëzve për ruajtjen e traditës dhe kishat e shumta flasin për prirjet e tyre fetare.

Janë pamje tipike të jugut amerikan, që nga çaji i ftohtë që servirin këtu e deri mënyrat e gatimit, siç është ky mish zgare i quajtur “Pig Palmetto”.

Huan Torres punon në industrinë e hotelerisë. Ai thotë se njerëzve u pëlqen tradita e Karolinës së Jugut.

“Ne priremi për të mos e ndryshuar traditën. Na pëlqen stili i vjetër. Na pëlqejnë gjërat ashtu si janë, dhe mendoj se nuk është diçka që më përkufizon vetëm mua por edhe shumë njerëz tjerë. Ata duan që tradita të ruhet, të ketë vazhdimësi”.

Ndoshta ai e ka fjalën edhe për atë që banorët e Karolinës së Jugut, qe preferojnë në politikë - traditën, ka treguar gazetarja Suzane Presto.

Duke folur per politiken ne kete vend nje dekad me pare, ajo ka folur me Susanne Hirsch, e cila mori pjesë në një tubim të republikanëve në Aiken për të dëgjuar kandidatin e saj të preferuar për president, athere Newt Gingrich.

“Unë jam konservatore në çdo aspekt të jetës. Kam gjashtë fëmijë të cilët gjithashtu janë republikanë. Pra, kjo është në gjakun tonë”.

Kandidatët republikanë për president bënë fushatë intensive këtu. Karolina e Jugut njihet si shtet që zakonisht voton për republikanët, dhe votuesit republikanë kanë prirje fetare, konservatore.

Image

Kandidati fitues republikan i këtij shtetit gjithmonë ka marrë emërimin e partisë.

E kaluara është gjithnjë e pranishme në Karolinën e Jugut, ku një flamur i Konfederatës ende valon në kryeqytet. Të shtënat e para të Luftës Civile Amerikane u shkrepën në Karolinën e Jugut në vitin 1861.

Shume muzeume sot punojne për ruajtjen historisë së jugut.

Mbretëresha Geraldinë e Shqiptarëve - ka origjinë nga Karolina e Jugut

Ne website te Mbreterise Shqiptare thuhet se më 6 gusht 1915 lindi në Budapest Lartmadhëria e Saj, Mbretëresha Geraldine e Shqiptarëve. Ajo lindi si Kontesha Geraldine Margit Virginia Olga Maria Apponyi de Nagy- Appony. Geraldina u bë bashkëshortja dhe Mbretëresha e Madhërisë së Tij, Mbretit Zog të Shqiptarëve, dhe nëna e Madhërisë së Tij, Mbreti Leka I i Shqiptarëve. Mbretëresha Geraldine ndërroi jetë më 22 tetor 2002, në moshën 87-vjeçare, në Spitalin Ushtarak të Tiranës, Shqipëri.

Familja Appony daton që në periudhën e Mesjetës, kur Hungaria ishte pushtuar nga arpadianët në vitin 894 të erës sonë. Familja Appony mori pjesë në ngritjen e Mbretërisë hungareze nën dinastinë Arpadian. Titulli “Chevalier d’Appony” (Kalorës i Aponisë) shfaqet për herë të parë në arkivat e një pallati shumë të madh, “Nagy Appony”, i cili deri në Luftën I Botërore mbeti në pronësi të familjes. Sot ky pallat ndodhet në territorin e Sllovakisë në qytezën Oponice. Traktati i Trianonit i vitit 1920 ndau një pjesë të gjerë të territoreve të Hungarisë, përfshirë edhe pronat e familjes Appony, të cilat u aneksuan.

Të gjithë paraardhësit e familjes Apponi kishin një karrierë politike të suksesshme, duke arritur poste të larta në Perandorinë Austro-Hungareze.

Vëllai i gjyshit të Geraldinës, Konti Albert Appony, drejtonte delegacionin hungarez në Konferencën e Paqes dhe të Versajës. Ai më pas, përfaqësoi Hungarinë në Ligën e Kombeve.

Gjyshi i Mbretëreshës Geraldine nga ana e babait, Konti Lajosh Appony, ishte këshilltar personal, shambellan dhe mareshall i madh i Oborrit Perandorak të Franc Jozefit. Gjyshja e saj, Kontesha Margarite, ishte një aristokrate prusiane dhe vajza e Kontit Herman Roger de Seherr-Tho B, pasardhës i Princit Ernest-Joakimd'Anhalt, pseudonimi i të cilit ishte “Babai i mbretërve”.

Gjyshi nga ana e nënës së mbretëreshës Geraldinë ishte John Henry Stewart. Familja Stewart emigroi nga Skocia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u vendosur në shtetin Maryland në shekullin XVII. Në vitin 1880, pas një karriere të suksesshme në biznes, John Stewart u bë diplomat dhe u emërua Konsull i Përgjithshëm në Anvers. Në vitin 1890, ai u martua me Virginia Ramsey Harding, gjyshja e Mbretëreshës Geraldinë. Familja Ramsey vinte nga Karolina e Jugut, ndërsa Hardings ishin pronarë të mëdhenj tokash në Karolinën e Veriut, me origjinë irlandeze. Nëna e Geraldinës, Gladys Virginia Stewart, lindi më 18 korrik 1891. Babai i saj, John Stewart u sëmur dhe vdiq të njëjtin vit që u emërua ministër i plotfuqishëm i SHBA-së në Londër, në fund të vitit 1891.

Në vitin 1902, Virginia Ramsey Harding u martua përsëri me Gustave de Strale d’Ekna, ministër dhe shambellan i Mbretit Oskar II i Suedisë. Ata jetuan në Paris ku Gustavi u bë si një baba i dytë për Geraldinën që në moshë të hershme.

Gladys Virginia Stewart njohu bashkëshortin e saj të ardhshëm dhe të atin e Mbretëreshës Geraldine më 3 qershor 1914 në Paris. Konti Gyla Apponyi ishte një baba i jashtëzakonshëm për geraldinën dhe njeri mjaft zemërmirë. Në gusht 1914, Konti Gyla ishte oficer ndërlidhës në ushtrinë austro-hungareze. Ai u godit dhe u plagos ndërsa luftonte në Serbi. Më pas ai u kthye në Austri ku shërbeu në shtabin e përgjithshëm të ushtrisë. Për shkak të komplikacioneve që u shkaktuan nga plagët e marra në luftë kundër ushtrisë serbe, ai ndërroi jetë disa vite më pas, në 1924.

Geraldina së bashku me motrën e saj më të vogël Virginia dhe vëllanë Gyla, jetuan me gjyshen nga babai, Konteshën Margarite. Kontesha Gladys vite më pas u martua me admiralin francez, Gontran Girault, me të cilin patën tre fëmijë, Sylviane Girault Muselier, Guy Girault dhe Patricia Girault.

Pas vdekjes së gjyshes, halla e tyre, Kontesha Fanny Karolyi, u kujdes për Geraldinën, Virginian dhe Gylan. Kontesha Fanny kishte kështjellën e famshme “Zebegeny”, ku Geraldina kalonte zakonisht verën. Gjatë sezonit veror, Geraldina merrte pjesë gjithashtu në programet VEZ në Zebegeny, ku merrej me kopshtari, aktivitete sportive dhe organizimin e shfaqjeve teatrale për fëmijë.

Që në fëmijëri, për shkak të bukurisë dhe ngjyrës së bardhë të lëkurës, Geraldina mori pseudonimin “Trëndafili i bardhë”.

Dhoma e Ligjvënësve në Karolinën e Jugut votoi për të krijuar një skuadër pushkatimesh për ekzekutimin e të dënuarve me vdekje,...pasi ky shtet ndeshet me mungesa të solucionit për injeksionet vdekjeprurëse.

Dhoma e miratoi masën me 66 vota pro dhe 43 kundër, duke sjellë një hap më pranë vënien në praktikë të skuadrës së pushkatimit. Në mars Senati i këtij shteti miratoi variantin e tij të kësaj mase me 32 vota pro dhe 11 kundër.

Kjo masë merret me synimin për të rifilluar ekzekutimin e të dënuarve me vdekje në një shtet që dikur ishte ndër më aktivët me këtë praktikë.

Për herë të fundit në Karolinën e Jugut u krye ekzekutim 10 vjet më parë.

Në bazë të projektligjit, i dënuari me vdekje mund të zgjedhë skuadrën e pushkatimit ose karrigen elektrike nëse ka mungesa të solucionit për injeksion vdekjeprurës.

Tani projekt-ligji i kalon guvernatorit republikan për firmë. Sipas zyrtarëve të sistemit të korrektimeve të paktën tre nga të dënuarit me vdekje në Karolinën e Veriut kanë përmbyllur pa sukses të gjithë procesin e apelimeve dhe mund të ndeshen së shpejti me ekzekutim.

Masa ligjore pritet të pasohet nga sfida në gjykatë. Karolina e Jugut filloi ekzekutimet me karrigen elektrike në 1912, duke e kaluar këtë akt në duart e autoriteteve shtetërore nga komunat individuale që deri atëherë kryenin ekzekutimet.

Tre shtete të tjera: Misisipi, Oklahoma dhe Juta përdorin skuadra pushkatimi. Për momentin Karolina e Jugut nuk mund të kryejë ekzekutime pasi solucioni që përdoret për injeksionet vdekjeprurëse ka skaduar dhe ky shtet nuk ka arritur të sigurojë sasi shtesë.

Kundërshtarët e kësaj mase sollën si shembull 14 vjeçarin George Stinney, personi më i ri në moshë i ekzekutuar ndonjëherë në SHBA. Në 1944 ai u dërgua në karrigen elektrike ku rripat lidhëse nuk arrinin të mbërthenin trupin e tij të vogël prej fëmije. Ai u ekzekutua pas një gjykimi një ditor për vrasjen e dy vajzave të bardha.

Një gjykatës në vitin 2014 e shpalli të pavlefshëm gjykimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat