Një Imam shqiptar kryen lutjen dhe bekimin për studentët e diplomuar të klasës 2020/2021

Amerika

Një Imam shqiptar kryen lutjen dhe bekimin për studentët e diplomuar të klasës 2020/2021

Nga: Beqir Sina Më: 15 maj 2021 Në ora: 21:55
Një Imam shqiptar kryen lutjen dhe bekimin për studentët e diplomuar të klasës 2020/2021

Universiteti prestigjoz Sacred Heart në Konektiket (Connecticut)mbajti ceremonitë e përfundimit të shkolles për të diplomuarit e këtijë sesion 2020-2021  me ceremoni kryesisht nën masat mbrojtjese kundra Covid-19.

Diplomimi është mbajtur skenën e stadiumit në Campus Field të universitit “Zemrës së Shenjtë “ të Shtunën me një ceremoni për klasën e studentëve universitarë dhe pasuniversitarë të vitit 2020/2021 më 19 maj.  

Më shumë se 4,800 studentë të diplomuar dhe universitarë nga të dy klasat do të marrin diplomat e tyre gjatë gjithë javës, deri më 22 maj, sipas SHU.

Universiteti do të japë për këtë vit 966 diploma bachelor, 405 diploma master, 23 çertifikata të vitit të gjashtë dhe 41 doktoratura. 

Të gjitha diplomat do të jepen në ceremonit që po zhvillohen në këto dy universitete prestigjoze

Një ngjarje e veçantë për të gjithë studentët e klasës së vitit 2020 / 2021 është se për herë të parë lutjen dhe bekimin e bëri  një lider fetar i konfesionit myslman .  

Një Imam shqiptar është caktuar të mbaj një lutje dhe bekimin për diplomin e studenteve në Universitetin “ Sacred Heart - Zemërs së Shenjët”

Ka qenë pikërisht Imami shqiptar nga Qendra Myslimane Shqiptare në Waterbury - Ct, Gazmend “Gaz” Aga, ai që ka bërë lutjen e hapjes në ceremoninë e diplomimit në Sacred Heard University para mijëra pjesëmarrësve. 

Lutja:

Me emrin e Zotit, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit:

Ndërsa të diplomuarit shkojnë përpara, ne i lutemi Zotit plot dashuri për krijesat e tij, që të drejtohë hapat e tyre, që të hapë dyert që duhet të hapen dhe të lejojë që çdo qëllim, dhuratë dhe thesar që kanë vendosur brenda jetës së tyre të rritet, të zhvillohet dhe të lulëzojë, në shërbim të Zotit dhe njerëzimit.

Ne kërkojmë paqen tënde o Zot për t'i mbuluar ata. Ne kërkojmë paqe dhe gëzim për të mbushur ditët e tyre.

O Zot, ne lutemi që t'u japësh atyre guxim dhe kurajo për t'u përballur me sfidat e vendosura para tyre, me besimin dhe paqen që mund të vijnë vetëm nga Ti.

Ne kërkojmë begatinë tënde për të diplomuarit tanë.

Amin!

Studentët dhe administrata e lartë flasin në secilën nga pesë ceremonitë.

"Sot  është një ditë për të festuar gjithçka që kemi arritur gjatë katër viteve të fundit," tha Vanessa Parrillo, presidentja e qeverisë studentore 2021 dhe një nga folësit kryesore:  “Zemra e Shenjtë na ka dhënë mundësi të mësojmë, të rritemi dhe të kemi sukses. Jam mirënjohës të gjithë miqve dhe profesorëve të mi për gjithçka që më kanë mësuar. Pavarësisht se ishte një vit i pazakontë, ne ishim në gjendje të ngulmonim dhe të arrinim qëllimet tona. "

Java e festimeve përmbyllet me ceremonitë e diplomoit të studentëve të vitit 2020 - 2021 më 22 maj.

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat