Fishekzjarret "Rihapja" e qytetit të New York-ut, shpërthyen në qiellin e Eldorados

Amerika

Fishekzjarret "Rihapja" e qytetit të New York-ut, shpërthyen në qiellin e Eldorados

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 16:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Festimet e 15 Qershorit shënojnë hapjen e qytetit, New York, i cili hoqi shumicën e kufizimeve të COVID-19

NEW YORK - Me brohoritjet e "New York City is back", njujorkezë të shumtë u mblodhën në parkun në pjesën e poshtme të qytetit në “Battery Park” të martën në mbrëmje ndërsa fishekzjarret ndriçuan qiellin e Eldorados, duke shënuar me këtë rast edhe atë që mund të auhet edhe hapja në Nju Jork, duke festuar pothuajse heqjen e të gjitha kufizimeve të lidhura me pandemin globale COVID-19. E gjithë kjo ndodhi mbas 15 muajësh kur qyteti po hap 100% bizneset, tubimet, dhe heqjen e maskave që hiqen si rezultat i shkallës së vaksinimit të pjesshëm të shtetit, kur për të rriturit arriti në 70%, thane autoritet.

Fishekzjarret u ndezën dhe ndriçuan horizontin e qytetit të New York-ut, në pjesë më të vështruara të metropolit të botës, New York City, duke përfshirë ndërtesat më të larta Empire State Building, dhe One World Trade Center, ura Governor Mario M. Cuomo Bridge, statcioni qendror hekurudhor Grand Central Terminal, dhe East End Gateway në Penn Station dhe ura Kosciuszko Bridge.

Festimet ishin një lëshim për shumë banorë të Nju Jorkut, 15 muaj pasi pandemia goditi më së shumti qytetin e New Yorkut, I cili u bë për disa muaj vitin e kaluar epiqendra e pandemisë Covid-19, e cila solli mbylljen në pjesën më të madhe të ekonomisë së shtetit, rekreacionit dhe shoqërisë duke humbur jetën afro 50 mijë njujorkezë, dhe me 1.5 milion të infektuar.

Guvernatori Andrew Cuomo njoftoi më herët gjatë ditës së mart më 15 Qershor, se shteti – NYS, kishte kaluar një pikë kritike në rimëkëmbjen e tij nga pandemia e koronavirusit mbasi: 70% e të rriturve në shtetin e Nju Jorkut kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës COVID-19. Të dhënat e CDC treguan se shteti arriti pikën e asaj që quhet Imunteteti i tufës, gjë që solli atë që shteti(NYS) hoqi kufizimet më pandemike të martën, hapi më i madh përpara për t'u kthyer në jetën normale.

Tani që gati tre të katërtat e të rriturve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës COVID-19, kufizimet e kapacitetit, rregullat e distancës sociale, protokollet e pastrimit, shqyrtimet shëndetësore dhe kërkesat e gjurmimit të kontaktit do të bëhen opsionale për shumicën e vendeve, duke përfshirë dyqanet me pakicë, restorantet, zyrat dhe palestrat, theksuan autoritetet njujorkeze.

Po ashtu ato theksuan se personave të pavaksinuar ende u rekomandohet të mbajnë maska dhe të mbajnë distancën shoqërore.

"Disa kufizime akoma do të jenë në vend në vende të mëdha, shkolla, transport publik, spitale dhe shtëpi pleqsh, dhe maskat do të kërkohen akoma në situata të caktuara, përfshirë tranzitin masiv, për të rreshtuar me udhëzimet CDC".

Image
Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat