GOP Staten Island/BEO, Po u mohon shqiptarve votën!

Amerika

GOP Staten Island/BEO, Po u mohon shqiptarve votën!

Nga: Beqir SINA – New York City Më: 2 korrik 2021 Në ora: 07:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

STATEN ISLAND NY : Gazeta locale ishullore “Staten Island Advance” shkruan se : “Një tjetër hetim mbi mashtrimin e zgjedhjeve në zgjedhjet paraprake të Republikanëve për vendin e Këshillit të Qytetit Mid-Island, Districti 50të, është duke u hetuar – prej se kur Carr kishte kërkuar me një letër në fillimin një hetimi mbi Kepin, nga zyra e Prokurorit të Qarkut.

Por këtë herë, është kandidati Marko Kepi, ai që po akuzon kundërshtarin David Carr për keqpërdorje të këtyre zgjedhejve, shkruan SI-Silver.

Kandidati i këshillit të qytetit Marko Kepi, së bashku me disa anëtarët e komunitetit shqiptar të Staten Island, mbështës të pa kursyer gjatë gjithë fushatës, u mblodhën sot për të shprehur shqetësimin në lidhje me kundërshtimet e bëra gjatë numërimit të votave.

Ata u mblodhën përpara sheshit në Edgewater Plaza, ndërtesën ku është vendosur Bordi i Zgjedhjeve.

Marko Kepi, akuzon drejtpërdrejt kundërshatarin e tij David Carr: për abuzim flagrant të Ligjit për të Drejtat e Votimit për Këshillin Bashkiak, madje ai në rrjetin social Fb, ka akuzuar, Carr edhe për lidhje meskine me Bordin Zgjedhor, duke diskriminuar në këto votime shqiptaret, në Distriktin 50të, duke ua mohuar votën më shumë se 400 shqiptarve.

“Absolutisht e neveritshme dhe e gabuar të shoh kundërshtarin tim David Carr, duke kundërshtuar çdo shqiptar amerikan që ka votuar në këto zgjedhje fillestare. Mbi 400 fletëvotime "të hedhura". Për dikë(David Carr), që ishte "Nënkryetari" i GOP të Staten Island, ai duhet të inkurajojë komunitetet e tjera të bashkohen në partinë tone(Republikane) dhe të mos diskriminojnë dhe profilizojnë kundër tyre,” shkruan në statusin e tij Marko Kepi.

Në mbështetje të Marko Kepit, ka qenë sot në një program të tij John Tabacco i programit Liquid Lunch TV në Newsmax TV.

Johnny Tobacco, foli gjatë këtij program disa minuta duke pohuar se GOP nē Staten Island ka “ushqyer” në zgjedhjet e 22 qershorit në Staten Island, “Korrupsionin dhe “diskriminimin” nga David Carr dhe miqtë e tij në Bordin e Zgjedhjeve në Staten Island!”

Simbas Marko Kepit, Bordi Zgjedhor i Staten Island i GOP me këtë mënyrë, po heq të drejtën e votës së tyre mbi 1.000 shqiptaro-amerikanëve që hedhin votat e tyre në mënyrë të ligjshme dhe janë të ligjshm në SHBA.

Marko Kepi, një ditë më parë shpërndau edhe një deklerat për medien amerikane në New York, ku ai thotë :

Si një shqiptaro-amerikan dhe një marins amerikan, unë jam i tmerruar dhe i neveritur nga paragjykimi i egër dhe abuzimi flagrant i Ligjit për të Drejtat e Votimit. Kundërshtari im David Carr, i cili mbështetet nga SI GOP është i gatshëm të heq të drejtën e heqjes së votës mbi 1.000 shqiptaro-amerikanëve që hedhin votat e tyre në mënyrë të ligjshme dhe janë votues të ligjshm (Registered Vote).

“Carr ka kundërshtuar pothuajse çdo emër etnik shqiptar për çdo flet-votim që mungon. Ajo që është edhe më keq është se miqtë e GOP në BOE, të cilët i detyrohen GOP punët e tyre, po komplotojnë me listat e emrave të shqiptarve dhe mbështesin pretendimet e David Carr, që janë të dukshme false”.

Kepi, u është drejtuar republikanve , se Carr dhe pjesa tjetër e institucionit GOP e dinë se do të humbnin pushtetin dhe bastionin e tyre mbi Staten Island nëse unë fitoja, “kështu që ata janë të dëshpëruar dhe të gatshëm të bëjnë gjithçka, duke përfshirë shkeljen e të drejtave të votimit të të gjithë komunitetit shqiptar – Kjo padyshim që është thjesht një turp dhe para gjithçkaje turp për të cilin përfaqëson ky vend”.

Më tej Kepi, sqaron në dekleratën e tij se në dy ditët e kaluara, disa fletëvotime u refuzuan nën kundërshtimet e David Carr për nënshkrimin që pretendohej se nuk përputhej, megjithatë individët që hodhën ato vota ishin të pranishëm në kohën e kundërshtimeve dhe thanë qartë se ishin në fakt nënshkrimet e tyre dhe ata donin fletët e tyre përkatëse për të numëruar.

 Megjithatë, BOE i injoroi ata votues dhe refuzoi fletët e tyre të votimit; çka kjo nuk mund të jetë vetëm një shpërfillje, por qartë dhe një “përdhunim” të ligjit dhe të drejtave të votuesve të pakicave.

Departamenti i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm i NY duhet të hetojnë të gjithë ata të përfshirë nga fushata e David Carr dhe anëtarët e BOE që po e ndihmojnë atë në këtë “dhunim” të ligjit elektoral. 

Në fund të dekleratës së tij Marko Kepi, thotë se kurr nuk e ka pritur dhe menduar se një diçka e till mund të ndodh në SHBA : 

“Unë do të prisja këtë lloj korrupsioni në një vend si Shqipëria, por jo në qytetin më të madh në vendin më të madh në botë. Unë nuk do të ndalem së luftuari derisa të llogaritet çdo votë ligjore dhe nuk do të tërhiqem nën presionin e një procesi të turpshëm dhe të korruptuar si ky në Partinë Republikane, Distriktin 50të në Staten Island New York”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat