SHBA/Florida : 20,000 dollarë për personin e akuzuar për vrasjen e Shqiptares para fëmijëve të saj

Amerika

SHBA/Florida : 20,000 dollarë për personin e akuzuar për vrasjen e Shqiptares para fëmijëve të saj

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 15:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Eleni Peça. "Ajo i besoi atij, kjo është arsyeja pse ajo shkoi atje atë ditë.Ai ishte babai i foshnjës dhe vrau nënën, ai nuk është njeri,Njerëz si ai nuk duhet të jenë në mesin tonë. Sot ai ia bëri vajzës sime, por nesër, ky lloj njeriu mund t'ia bëjë dikujt tjetër."

St. Petersburg Fl: Autoritetet policore në qytetin Shën Petersburg, thonë se janë në kërkim të një personi "të armatosur dhe të rrezikshëm" që ata besojnë se ai qëlloi dhe vrau një grua 27-vjeçare para dy fëmijëve të saj të vegjël të Shtunën e kaluar me 31 Korrik.

Policia, gjithshtu tha se ai është i lidhur me disa hetime të hapura, po për vrasje.

Sipas policisë, autor i kësaj ngjarje dyshohet se është i dashuri i saj, Benjamin Robert Williams, pseudonimi i të cilit është “Bambi”.

Policia:

Autoritetet thonë se Peça u qëllua në momentin që kishte foshnjen tre deri ne gjashtë muaj në prehër.

Fëmija tjetër i saj ndodhej në sediljen e mbrapme dhe fatmirësisht asnjë prej tyre nuk kanë pësuar dëmtime.

“Fëmijët janë të tmerruar nga ajo që ka ndodhur. Dy fëmijë të vegjël do të flejnë pa nënën e tyre, dhe ne kemi shumë dëshirë që të vendosim drejtësi për përgjegjësin, personin ose njerëzit që janë përgjegjës për vdekjen e saj”, tha një zëdhënëse e policisë, së qytetit ku ndodhi vrasja.

Po simbas policisë “Bambi”, është emër i njohur për drejtësinë, pasi lidhet edhe me disa çështje të hapura për disa vrasje.

"Ai është një person me interes për disa vrasje që ne kemi parë. Ne kurrë nuk mund të themi se ai i bëri ato vrasje; por se emri i tij vazhdon të dilte, në dyshimet e hetuesve", tha shefi i policisë së Shën Petersburgut, Anthony Holloway për gazetarin e ABC- Action News, Michael Paluska: "Por, ne e dimë se ai e bëri këtë vrasje me 31 Korrik. Dhe, ky është ai që ne kërkojmë, ndaj duam që edhe publiku të ndihmojë për ta gjetur atë dhe për ta sjellë atë para drejtësisë dhe për të sjellë drejtësi në familjen e viktimës."

“Joana Peça, 27 vjeçare, nga Gjirokastra - Shqipëri, u gjet e vdekur në automjetin e saj pranë Memorial Woodlawn rreth orës 5:30 pasdite, të Shtunën 31 Korrik. Dy fëmijët e saj të vegjël u gjetën gjithashtu brenda, veturës, ku ndodhi vrasja. Fëmijët nuk ishin dëmtuar, por policia tha se ishin "të tmerruar".

Ngjarja :

Pasi nisi hetimet një ditë pas vrasjes të hënën, policia tha se ishte lëshuar një urdhër për arrestimin e Williams. Policia tha se Williams dhe Peça ishin të përfshirë në një lidhje dhe kishin një fëmijë së bashku.

Benjamin Robert Williams, 38 vjeç, i njohur si "Bambi", sipas policies e qëlloi Peçën disa herë në fytyrë, ndërsa ajo mbante një foshnjë, fëmijën tre deri në gjashtë muajsh që ata e kishin së bashku.

Numëri 1 i policies së qytetit Holloway thotë se fëmija 4-vjeçar i Peçes nga një lidhje tjetër ishte në sediljen e pasme në kohën e të shtënave.

Holloway tha se Williams e thirri në telefon Peçën në varreza, për të folur me të.

"Ai e thirri atë dhe i kërkoi që ta takonte në atë vend sepse donte fëmijën e tij të takonte” tha Holloway,: "Pasi ajo mbrriti në atë vend, ai vendosi ta vriste me armë."

Eleni Peça - Nëna e viktimës

Nëna e Peçës i tha reporters së ABC Action News, Wendi Lane, vajza e saj i donte dy fëmijët e saj dhe ishte një person i mirë dhe besuese në religion.

“Ajo ishte një nënë e mrekullueshme e dy foshnjave”, tha Eleni Peça. "Ajo i besoi atij, kjo është arsyeja pse ajo shkoi atje atë ditë."

"Ai ishte babai i foshnjës dhe vrau nënën, ai nuk është njeri," tha nëna e Pecës. "Njerëz si ai nuk duhet të jenë në mesin tonë. Sot ai ia bëri vajzës sime, por nesër, ky lloj njeriu mund t'ia bëjë dikujt tjetër."

20,000 dollarë për informacion:

Policia e St. Petersburg thotë se e ka vendosr një shpërblim të lart prej 20,000 dollarë për informacion për të ndihmuar policinë të gjejë të dyshuarin Benjamin Robert Williams, 38 vjeç, i njohur si "Bambi" .

Kushdo që ka informacion i kërkohet të telefonojë në 1-877-WANTED-2. Telefonuesit do të mbeten anonimë, njofton policia.

Image
Image
Image
Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat