Rivarrosen eshtrat e Demë Ali Pozharit, zbulohet shtatorja e tij në Deçan

Amerika

Rivarrosen eshtrat e Demë Ali Pozharit, zbulohet shtatorja e tij në Deçan

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 17:12
Shtatorja e Demë Ali Pozharit në Deçan

Familja POZHARI, shprehu Mirënjohjen e familjes Rrustem Gecaj për kontributin që dha për këthimin e eshtrave ne Atdhe te Dem Ali Pozharit, në Pozhar të Deçanit

Të shtunën ( 21 Gusht 2021), janë rivarrosur eshtrat e patriotit Demë Ali Pozhari në fshatin e tij të lindjes në Pozhar të Deçanit, raportuan të gjitha mediumet në Kosovë, përcjell Bota sot.

Në ndërkohë në Pozhar të Deçanit, është bërë rivarrimi i eshtrave të patriotit Demë Ali Pozhari, ku morën pjesë edhe personalitet dhe figura të njohura nga Kosova dhe diaspora.

Muajin e kaluar . me zbulimin e një pllake përkujtimore atje u mbajt edhe një ceremoni e riatdhesimit të tij nga Turqia, ku përfaqësues institucional vlerësuan lart veprën e Ali Pozharit, për të cilin u tha se gjithë jetën me veprimtarinë politike e ushtarake ia ka kushtuar çështjes kombëtare e bashkimit kombëtar.

Me këtë rast u tha se edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish Kryeministri Ramush Haradinaj - kujtoi sakrificën e Pozharit dhe luftëtarëve të asaj kohe, në statusin e tij në Facebook:

“Thonë se e ka lënë zjarrin dhez kur ka dal me i marr rrugët e gurbetit, pushtuesit në atë kohe kanë punuar shumë me ndalë atë zjarr, por për besë nuk ja kanë arrit, ai zjarr është ndez në zemrat e çdo shqiptari, ai zjarr i ka ndez zemrat e çdo luftëtari, edhe brezit të UÇK-së, nuk është ndalë zjarri i lirisë. Komandant ne jemi në aleancë me perëndimin, në aleancë me Amerikën, komandant, Kosova e Shqipëria kanë ushtri, Shqipëria është NATO, por edhe ne po hyjmë në NATO”, tha ai.

Demë Ali Pozhari ishte ushtarak dhe vullnetar shqiptar në betejën e Pazarit të Ri. Dema ishte një prirës i forcave vullnetare nga rajoni i Pejës të dërguara në Betejën e Pazarit të Ri.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, më 23 korrik 2012, i ka dorëzuar familjes së atdhetarit Demë Ali Pozhari, nga fshati Pozhar, komuna e Deçanit, dekoratën e ndarë në njëqind vjetorin e pavarësisë së Shtetit Shqiptar.

Këto ditë gjatë një vizite në kompaninë "Stone Castle", në Rahovec, Familja POZHARI, shprehu Mirënjohjen e familjes për kontributin që dha për këthimin e eshtrave ne Atdhe te Dem Ali Pozharit, në Pozhar të Deçanit, Rrustem Gecaj

Mjeku me përvojë të gjatë, Ibrahim Demë Pozhari, i biri i patriotit të devotshëm Demë Ali Pozhari, që i ka dhënë emër idesë së shqiptarizmit, shkruan në llogarinë e tij në Facebook, se ka bërë një vizitë te nje nga bizneset e z.Rustem Gecit, duke shprehur me këtë rast nje edhe një kënaqësi dhe krenari për të, të shikojë nga afër sukseset e kusheririt të tij Rrustem Geci, – veprimtar nga SHBA, dhe pronar i kompanisë “Stone Castle” në Rahovec, një ndër më të mëdhat në rajon.

“Me këtë rast, thotë  Mjeku Ibrahim Demë Pozhari, shpreha mirënjohjen e familjes POZHARI, për kontributin që dha ai për këthimin e eshtrave ne Atdhe te Dem Ali Pozharit, në Pozhar të Deçanit”

Që në fillimet e para, çlirimin e Kosovës, dhe largimin një herë e përgjithmonë nga Kosova, të Serbisë, Rrustem Geci dhe familja e tij, nga SHBA, kontribojë shumë për rimëkëmbjen e Kosovës së pas luftës. Puna e madhe bëri që Gecaj e bëri atë të bëhej një nga investitorët më të mëdhenj në Kosovën e pasluftës, pronarin i një prej kantinave më të mëdha të verës në Ballkan- Stone Castle në Rahovec.

Ai kuntribojë në ngritjen e Kapaciteteve dhe Promovimi Ekonomik, të Kosovës, së pas luftës.

Rrustem Gecaj nga Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani është dekoruar me dekoratën “Nderi i Kombit”

Dekorata “Nderi i Kombit” për Rrustem Gecaj, në Prill 2015, është dhënë për shkak të veprimtarisë së tij të çmuar atdhetare dhe përkushtimin e paepur në mbrojtje të çështjes kombëtare.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi me daten 27/04/2015, nr. dekreti 9056 zotit Rrustem Gecaj Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi të lartë dhe respekti të thellë për veprimtarinë e tij të çmuar atdhetare dhe përkushtimin e paepur në shërbim, mbrojtje e mbështetje të çështjes kombëtare, si dhe për lartësimin e emrit dhe vlerave të rralla të bashkësisë shqiptaro-amerikane”.

Rrustem Gecaj, është një biznesmen dhe aktivist i njohur shqiptaro-amerikan, që ecën në gjurmët e familjes së tij me origjinën nga malësia e Gjakovës. Në gjurmët e trashëgminësë së familjes së tij ai ka ndërtuar Kullën e Rrustem Gecaj në Llukë e Ulët. Mbas gjigandit të prodhimit të verërave , dhe produkteve të rrushit, vreshtarisë Rrustem Gecaj në ngritjen e Kapaciteteve dhe Promovimi Ekonomik, të Kosovës, po ngre një nga resorted më të mëdha në vend  “Stone Castle resort”, në Rahovec .

Paraardhësit e tij ishin pronarë të tokës dhe bagëtisë, ka thënë Gecaj dhe se ai trashëgoi qëndrimin e tyre energjik ndaj punës, duke e përdorur atë për të arritururat e tij, të arrijë si familje një pozitë të begatë dhe të lakmueshme në jetë.

Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat