Të ruajmë traditën dhe kulturën tonë – Dhuro, edhe ti!

Amerika

Të ruajmë traditën dhe kulturën tonë – Dhuro, edhe ti!

Nga: Beqir Sina Më: 23 shtator 2021 Në ora: 00:12
Foto ilustrim

Fondacioni Humanitar “Trojet Tona”, në New York, një fondacion jo-qeveritar, dhe jo politik, së fundi ka marr nismën për to grumbulluar fonde financiare për ndërtimin e muzeut etnografik dhe restaurimin e mullirit të vetëm funksional në Anën e Malit .

“Fondacioni “Trojet Tona”, tha drejtuesi i këtij fondacioni Valdet Çobaj, ka marr nismën për të grumbulluar fonde financiare për ndërtimin e dy aseteve më të rendësishme kulturore në Katërkollë, atë të Muzeut Etnografik, dhe restaurimin e Mullirit të vjetër, i vetëm funksional në Anën e Malit”

Fondet e mbledhura nga Gofundme, që do te perdoren për renovimin kanë arritur deri tani në shumën 6750 dollarë, por qëllimi i Fondacionit Humanitar “Trojet Tona”, në New York, është të përfshihen sa më shumë donator në donacione, për të bërë shumën e përgjithëshme 75 mijë dollar.

Në IPSHF "Bedri Elezaga" Katerkollë, Fondacioni "Trojet tona", i cili vepron ne kuadër të Shoqatës "Ana e Malit" në New York, dhuroi këtë fillim sesioni shkollor 2021/22, 15 tableta nxënësve shfrytëzues të ndihmës sociale.

Në ndërkohë që po Fondi Humanitar Shqiptaro – Amerikan “Trojet Tona” mbajti turne golfi për vendlidnjen me 23,Qershor 2021.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat