Ministri Mehaj pas Pentagonit për vizitë në Selinë e Vatrës në Nju Jork

Amerika

Ministri Mehaj pas Pentagonit për vizitë në Selinë e Vatrës në Nju Jork

Nga: Beqir Sina, New York Më: 16 tetor 2021 Në ora: 20:29
Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant, Rrahman Rama, zhvilloi një vizitë zyrtare disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u takua me autoritetet më të larta të Departamentin të Mbrojtjes në Pentagon dhe në Departamentin e Shtetit.

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite njëjavore, ministri Mehaj kishte dhe takime të rëndësishme edhe me zyrtarë të lartë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Byrosë së Gardës Kombëtare Amerikane, Këshillit Atlantik, Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, Agjencisë për Bashkëpunim të Sigurisë së Mbrojtjes.

Po ashtu , ministri Mehaj gjatë kësaj vizite në Uashington ka marrë pjesë edhe në Panairin e Shoqatës së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Në përfundim të vizitës, ministri Mehaj gjeti rastin të vizitojë selinë e Vatrës, ku takua dhe disa nga përfaqësuesit e komunitetit shqiptaro-amerikan.

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës z.Armend Mehaj dhe delegacioni që e shoqëron u priten nga autoritetet më të larta drejtuese të Vatrës, patriotë, veprimtarë, media, personalitete të diasporës dhe aktivistë kombëtarë.

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës z.Armend Mehaj në vizitën zyrtare në selinë qëndrore të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra në New York u pritë në hyrje të Vatres nga Kryetari i Vatrës z Elmi Berisha, nen Kryetari Pashko Camaj, Sekretarja Nazo Veliu , Editori Skolol Paja dhe disa nga anëtaret të kryesisë se vatranës.

Ministri i Mbrojtjes: Armend Mehaj, shoqerohej në vizitën e tij në Vatër nga Kolonel Ilir Qeriqi, Keshilltar ushtarak i ministrit te mbrojtjes, Agime Gashaj, Shefe e kabinetit ne Ministri te Mbrojtes, Rozafa Ukimeraj-Cuni, Keshilltare e Jashtme e Ministit te Mbrojtjes, liridon Iberdemaj, asistent personal i Ministrit, Ambasador Valdet Sadiku, i ngarkuar me pune ne Ambasaden në DC. Ambasador Frymezim Isufaj Konsulli i Pergjithshem ne NY, Minister Keshilltar Bujar Maxhuni, zv. Ambasador me DC, Lulzim Krasniqi, Konsull ne NY.

Mirëseardhjen me një përshkrim të shkurtër të veprimtarsisë së Vatrës e bëri editori i ri i Diellit , Sokol Paja .

Ndërsa, për rëndësinë e kësaj vizite në shtëpinë e Vatrës foli Kryetari i Federatës PanShqiptare të Amerikës Vatra - zoti Elmi Berisha.

Shenje/simbol mirenjohje per kontributin e Vatres gjate etapave te ndryshme te historise.

Vizita u mbyll me një vlerësim Emblemën e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës për Vatrën dhe kontributin historik të disaporës shqiptare  nga Ministri i Mbrojtjjes Armend Mehaj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat