Ministri Mehaj në Nju Jork, u takua me veprimtarin Harry Bajraktari

Amerika

Ministri Mehaj në Nju Jork, u takua me veprimtarin Harry Bajraktari

Nga: Beqir SINA - New York Më: 20 tetor 2021 Në ora: 00:09
Armend Mehaj, Harry Bajraktari

Ministri i mbrojtjes i Republikës se Kosovës, Armend Mehaj, gjatë qëndrimit në SHBA, u takua me përfaqësues të shoqatave shqiptare dhe me personalitete te rëndësishme, veprimtar të dalluar të komunitetit.

Në vazhdim të këtyre takimeve sot ai është takuar në New York, edhe me veprimtarin e njohur Harry Bajraktari, kështu të paktën njoftohet në rrjetin social Fb.

"Ishte me të vërtet kënaqësi të takohem me Ministrin e Mbrojtës tw Kosovës, Armend Mehaj në kuadër të takimeve me komunitetin në zonën e Tri-Shteshit", shkruan në statusin e tij në rrjetin social facebook, veprimtari i njohur Harry Bajraktari, duke shtuar se në këtë takim ishte i pranishëm dhe Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York, Ambasador Frymezim Isufaj.

Sipas tij në këtë takim me ministrin Megaj ata kanë biseduar gjerësisht për Kosovën :

"Patëm rastin të bisedojmë për forcat e armatosura të Republikës së Kosovës, sigurinë dhe shtetndërtimin, si dhe shkëmbyem mendime të përbashkëta për të ardhmen e Kosovës"

Kapiten Armend Mehaj ka lindur në vitin 1981 në Kosovë dhe ka jetuar në Oslo, Norvegji, deri sa ka marrë detyrën e Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në qeverinë Kurti

Takimi me Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, ka qenë impresionues, mbi shkollimin dhe shërbimin ushtarak të Mehaj në Norvegji, si është shprehur Bajraktari: "Mbeta i impresionuar me punën dhe arritjet e Mehaj si pjesëmarrës në ushtrinë e Norvegjisë dhe NATO-s".

Në fund Harry Bajraktari i ka uruar sukses në misionin e tij si Ministër Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe ka premtuar se do të punojnë së bashku.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat