Vedat Gashi, ri-kandidon për Bordin e Ligjvënësve të Qarkut Westchester

Amerika

Vedat Gashi, ri-kandidon për Bordin e Ligjvënësve të Qarkut Westchester

Nga: Beqir Sina Më: 26 tetor 2021 Në ora: 19:57
Vedat Gashi

Gashi, i cili u bë ligjvënësi i parë shqiptar në prefekturën Westchester (Uestçestër) të Nju-Jorkut, dy vite më parë(2019), duket ka shance të mëdha simbas sondazheve, që të përfaqësojë qytetarët e kësaj prefekture, në Bordin e Legjislatorëve në Westchester, për një mandate të dytë.

YORKTOWN, N.Y. –(Foto credite Halil Mula) Në zgjedhjet e përgjithëshme të 2 Nëntorit, do të jëtë në garë edhe një kandidat shqiptar . Ai është Vedat Gashi (D-Yorktown), një avokati shqiptar, i cili po rikandidon në prefekturën e Westchesterit, në zgjedhjet locale në SHBA, si ligjëvës i Qarkut 4.

Vedat Gashi (D-Yorktown) po kandidon për një vend në Bordin e Ligjvënësve të Qarkut Westchester, përfaqësimi të Distriktit 4, i cili përfshin New Castle dhe pjesë të Somers dhe Yorktown, ku jetojnë edhe një numër i madh i familjeve shqiptare.

Gashi, i cili u bë ligjvënësi i parë shqiptar në prefekturën Westchester (Uestçestër) të Nju-Jorkut, dy vite më parë(2019), duket se ka shance të mëdha, më 2 nëntor simbas sondazheve, që të përfaqësojë qytetarët e kësaj prefkture, në Bordin e Legjislatorëve në Westchester, për një mandate të dytë.

Vedat Gashi, gjatë fushatës ju ka premtuar qytetarëve, të prefekturës ku ai kandidon se gjithmonë do të jetë zëri dhe avokati i tyre në Bordin e Legjislatorëve në Westchester, që së bashku me 16 Legjislatorët e tjerë, ai do të punojë për përmisimin e jetesës së të gjitha familjeve që jetojnë në Yorktown.

Në një fushat për ngritjen e fondeve, mbrëmë në lokalin “Steakhouse Hudson Valley” në Yorktown, ai mblodhi më shumë se 100 përkrahës, të fushatës së tij ku shumica e tyre ishin veprimtar të komunitetit shqiptar, nga prefektura e Westchester – New York.

Ishin të pranishëm edhe zyrtarë të lart të kësaj prefekture, Westchester County Executive George Latimer, NYS senator Pete Harckham, e shumë zyrtarë tjerë, përfshirë edhe këshilltarin Mark Gjonaj, nga Bashkia e qytetit të New Yorkut.

Shpresoj që të gjithë të konsideroni rizgjedhjen time, duke u bashkuar me mua në këtë mbrëmje mbledhje fondesh, e cila është edhe një mbështetje e fortë përpara votimeve javën tjetër:

“Jam shumë i emocionuar për atë që do të jetë një festë e pabesueshme e punës së palodhur që kemi bërë së bashku deri në ditën e zgjedhjeve” , tha ai duke ju drejtuar pjesëmarrësve me një falemnderim të veçantë në darkën e ngritjes së fondeve në lokalin “Steakhouse Hudson Valley”, në Yorktown NY.

Gashi, është një avokat nga Kosova me banim në Yorktown të New Yorkut, i cili vite më pare , pas çlirimit të Kosovës, ka shërbyer në systemin e ri të drejtësisë atje.

Ai ka qenë i angazhuar në Qeverinë e Kosovës gjatë vitit 2004-2007 si këshilltar juridik, duke qenë pjesë e parapërgatitjeve për procesin e negociatave të Vjenës, që si rezultat sollën Pavarësinë e Kosovës, me Planin e Marti Ahtisaarit.

Aktualisht, Vedat Gashi jeton dhe punon në qytetin e tij të lindjes, Yorktown, me gruan e tij, Vjosa, dhe fëmijët e tyre, Leka dhe Hana, të cilët gjithashtu ndjekin shkollat ​​publike të Yorktown.

Vedat i është bashkuar Klubit Rotary të Yorktown, dhe ka qenë aktiv në shkollën e fëmijëve të tij, sportet dhe skautizmin.

Vedat Gashi është një anëtar aktiv i Partisë Demokratike të Yorktown ku shërben si Drejtues i Partisë Demokratike në Distritktin 4.

Bordi i Ligjvënësve:

Bordi i Ligjvënësve të Qarkut Westchester është prej shtatëmbëdhjetë anëtarësh dhe është dega legjislative dhe politikëbërëse e qeverisë së qarkut, e cila ka funksionuar, në një formë ose në një tjetër, për më shumë se 300 vjet!

Për Westchester është ajo që U.S. Kongresi është në Shtetet e Bashkuara.

Çdo ligjvënës zgjidhet për një mandat dy vjeçar dhe përfaqëson një qark prej rreth 54,000 banorësh. Një ligjvënës duhet të banojë në rrethin që ai ose ajo përfaqëson.

Çfarë është qeveria e qarkut?

Ndryshe nga SHBA ku Kongresi është me dy dhoma ose ka dy dhoma të përbëra nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati, legjislatura e Westchester është njëdhomësh, duke pasur vetëm një organ legjislativ ose një dhomë.

Bordi i Qarkut mblidhet çdo të hënë në mbrëmje, me disa përjashtime, në dhomën e vendosur në katin e 8-të të ndërtesës së zyrave të administratës së Distriktit 4 në Michaelian. Ku të gjitha mbledhjet e Bordit janë të hapura për publikun.

Kompetencat e Bordit të Ligjvënësve

Ato janë të listuara në statutin(kushtetutën) e Qarkut. Një fuqi kryesore e Bordit ka të bëjë me financat: përvetësimi i fondeve, miratimi i buxhetit dhe vjelja e taksave. Ai miraton gjithashtu emërimet nga Ekzekutivi i Qarkut dhe miraton ligje, akte dhe rezoluta lokale, të gjitha që kërkojnë nëntë vota për kalim, përveç akteve të obligacioneve që kërkojnë dymbëdhjetë. Ligjet dhe aktet më pas i dërgohen Ekzekutivit të Qarkut për nënshkrim ose mosmiratim. Një veto nga Ekzekutivi i Qarkut mund të anulohet nga dy të tretat e votave të Bordit.

Image
Image
Image

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat