Getoar Mjeku, u takua me Shaqir Salihun në Washington

Amerika

Getoar Mjeku, u takua me Shaqir Salihun në Washington

Nga: Beqir Sina Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 14:01
Getoar Mjeku dhe Shaqir Salihu

Në një fotografi të shpërndar në rrjetin social Facebook, Juristi nga Kosova, Avokat në SHBA, Getoar Mjeku - zëvendësministër në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,tregon se është takuar me ish gazetarin dhe producentin e Zërit të Amerikës, Shaqir Salihu, - Author i librit  "Rrëfime lirie: Shtegtimi i një mësuesi shqiptar nga burgjet serbe te Zëri i Amerikës."

Takime të tilla mes personaliteteve gjithmonë bëjnë lajmin, dhe tregojnë rëndësinë e tyre, të cilën ata dëshirojnë ta ndajnë me ne.

Juristi nga Kosova, Avokat në SHBA, Getoar Mjeku, në postimin e tij shkruan se Nëntorin e kaluar, kur miku i tij, Shaqir Salihu promovoi librin e tij me kujtime në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, i është drejtuar këto fjalë:

"Kur e takova sot në mëngjes autorin, i mora lakmi për veshjen — jo vetëm pse i ka bashkëdyzu ngjyrat kombëtare kuq e zi, por kostumit i ka vu një aksesor shumë të veçantë: nji kravatë historike nga viti 1945. Kjo kollare e kuqe ka të qëndisur në mes shqiponjën dykrenare dhe germat domethënëse "Sh. Sh."

Më tej në këtë status ai spjegon se "Sh. Sh." janë nistoret e thirrjes atdhetare "Shqipërija Shqipëtarëvet". Vini re, Shqipëtarëvet, me të në fund, ani pse s’e përdorim më ashtu, domethënë të gjithë shqipëtarëve, jo vetëm disave.

Dhe, kështu thotë ai: "Për fatin e hidhur të kombit tonë, Shqipëria mbas Luftës së Dytë Botërore nuk qe e të gjithëve. Njeriu që e porositi kravatën — Lumo Skëndo apo Midhat Frashëri, i biri i të madhit Abdyl Frashëri — u detyru me u largu me dhunë nga atdheu. Ai ndërroi jetë në mërgim dhe kollaren ia la amanet njërit prej bashkëpunëtorëve të tij, Talat Karagjozit nga Gjirokastra. Më vonë, Talati u bë shef i shërbimit shqip të Zërit të Amerikës dhe njëri nga kolegët dhe mentorët e hershëm të zotit Shaqir. Më 1979, Talat Karagjozi ia dhuroi kravatën e Midhat Frashërit mësuesit nga Lipjani, për hir të përkushtimit që ky kishte ndaj Shqipërisë së lirë e të bashkuar".

Në ndërkohë, duke ju refruar librit të tij, "Rrëfime lirie: Shtegtimi i një mësuesi shqiptar nga burgjet serbe te Zëri i Amerikës." sot, thotë Mjeku, pas gati 70 vjetësh, zoti Shaqir, po e sjell këtë amanet të Midhatit në Dardani, në trojet shqiptare, bashkë me tregimin e tij jetësor [...]. » Kurse këtë nëntor, gati shtatë dekada pasi ndërroi jetë, Lumo Skëndo po kthehet për të pushu përjetësisht në dheun që e deshi aq fort. Lavdi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat