Nisma: Shtëpia muze “Ymer Elshani”

Amerika

Nisma: Shtëpia muze “Ymer Elshani”

Nga: Skënder Karaçica Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 07:51
Shtëpia muze “Ymer Elshani”

Në masakrën në shkallë të gjenocidit  në Paklek të Drenasit(1998)që e bënë forcat ushtarako-policore të Serbisë, me  skenarët shfarosës të  substancës kombëtare e pësoi familja e shkrimtarit për fëmijë Ymer Elshani.

Në tragjedinë e aktit të gjenocidit në Paklek të Drenasit  i shpëtoi vdekjes vajza e vetme  e shkrimtarit Teuta Y.Elshani, që sot jeton me fëmijët në Baltimore të Amerikës.

Vajza e shkrimtarit Ymer Elshani tash sa vjet e ka një brengë në shpirt, që në shenjë të kujtimit dhe të lavdisë për babin e vrarë e të karbonizuar nga forcat fashiste të Serbisë, Shtëpia e shkrimtarit në fshatin Korroticë e Poshtme të Drenasit të bëhet Muze i Historisë së Kosovës.

Për nismën Shtëpia Muze,,Ymer Elshani,,vajza e shkrimtarit iu drejtua institucioneve të shtetit të Kosovës, por sipas të dhënave ata erdhën e panë shtëpinë e shkrimtarit dhe e dhanë vlerësimin shkurt: ,,Nuk i plotëson kushtet për muze,,(!).

Vajza e shkrimtarit Teuta Y.Elshani thotë për opinionin e gjerë të diasporës shqiptare në Amerikë dhe në Kosovë, se nismën si brengë e shpirtit ndaj babait të vrarë e të djegur barbarisht  nga forcat serbe, do të bëj me forcat vetanake: Shtëpia Muze,,Ymer Elshani,,!

Me të dëgjuar për nismën e vajzës së shkrimtarit, shumë veprimtarë të diasporës shqiptare në Amerikë, nisen mesazhet se nuk do ta lëmë vetë Teuta Y.Elshani,do të bëhet Shtëpia Muze e shkrimtarit për fëmijë Ymer Elshani.

Në ndërkohë u bë peticioni dhe regjistrimi bankar në Baltimore të Amerikës  i fondit për të ndihmuar Shtëpia Muze,,Ymer Elshani,,me xhirollogarinë zyrtare në emër të vajzës së shkrimtarit.

Me këtë rast u zgjodh Këshilli Nismëtar për diasporën shqiptare në Amerikë: Teuta Y,Elshani, Skënder Karaçica, Violetë Presheva, Arben D.Krasniqi, Diana Leku, Driton Leku, Sab Gashi, Mahmut Skenderi dhe Nazim Alimi.

I bëjmë  thirrje diasporës shqiptare në Amerikë dhe në Evropë që të përkrahin me ndihmën materiale nismën: Shtëpia Muze ,,Ymer Elshani,,në fshatin Korroticë e Poshtme të Drenasit.

Këshilli Nismëtar

Baltimore-SHBA

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat