PAAC takohet me Hovenier, Lushi: Ishim të impresionuar me njohuritë dhe entuziazmin e tij për Kosovën

Amerika

PAAC takohet me Hovenier, Lushi: Ishim të impresionuar me njohuritë dhe entuziazmin e tij për Kosovën

Beqir Sina, New York Nga Beqir Sina, New York Më 27 dhjetor 2021 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Diplomati i rritur në Bellingham të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u emërua së fundmi nga administrata e Biden për të shërbyer si ambasador i ShBA-së në Republikën e Kosovës.

“Kosova do të jetë vendi im i 10-të”, tha Jeff Hovenier për “The Bellingham Herald”.

Por unë jam një produkt i Whatcom County, Washington”, tregoi ai për këtë gazetë lokale.

Presidenti Joe Biden emëroi Hovenier në korrik dhe ai u konfirmua unanimisht nga Senati i ShBA-së më 18 nëntor.

Është hera e parë që Hovenier shërben si ambasador i ShBA-së.

Image

 

Hovenier kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij në Bellingham dhe shumë nga anëtarët e familjes së tij ende jetojnë në Whatcom County.

Hovenier u transferua në Bellingham në fëmijëri, pasi babai i tij nisi të punojë si profesor në Universitetin e Washington-it Perëndimor.

Hovenier mësimet i kreu shkolla publike në Bellinghamdhe diplomoi në shkollën e mesme Bellingham në 1983.

Hovenier diplomën bachelor e mori në Universitetin Brigham Young dhe diplomën master në Universitetin Georgetown para se të fillonte karrierën e tij prej më shumë se tre dekadash si diplomat.

Pjesa më e madhe e karrierës së tij është përqendruar në çështjet e sigurisë në Evropë dhe Euroazi.

Përpara se të emërohej në rolin e tij të ri ambasador, Hovenier shërbeu si zëvendës shef i misionit në Ambasadën e ShBA-së në Ankara, Turqi.

Përveç Kosovës dhe Turqisë, Hovenier ka shërbyer edhe në Gjermani, Kroaci, Greqi, Panama, Paraguaj, Peru, Serbi dhe Mal të Zi.

Ai flet gjermanisht, greqisht, kroatisht dhe spanjisht dhe ka marrë çmime të shumta, duke përfshirë disa nga qeveria e Republikës së Kosovës.

Hovenier luajti rol të rëndësishëm në negociatat që përfundimisht çuan në shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008.

“Ne kemi investuar shumë në Ballkan,” tha ai.

“Është në interesin e ShBA-së që Kosova të bëhet një vend i qëndrueshëm, i prosperuar demokratik, gjë që po bëhet”.

Ai po punon me një kurator për të përzgjedhur artin që do të varet në shtëpinë e tij në Kosovë dhe në Ambasadën e ShBA-së, ku do të presë liderë të huaj.

Hovenier po zgjedh artin që pasqyron frymën e Paqësorit Veriperëndimor – ai veçanërisht shpreson të shfaqë vepra nga artistë indigjenë.

Hovenier nuk është i sigurt se kur do të dalë në pension, por planifikon ta bëjë këtë me gruan e tij në Bellingham. (Një nga katër fëmijët e Hovenier jeton në Sandy Point, në veri të Bellingham.)

Hovenier vlerëson bukurinë dhe kulturën e qetë të rajonit, si dhe mundësitë rekreative në ambiente të jashtme gjatë gjithë vitit.

https://amp.bellinghamherald.com/.../article256694542.html

 

PAAC takohet me Hovenier: Ishim të impresionuar me njohuritë dhe entuziazmin e tij për Kosovën

 

Anëtari i Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, Uk Lushi, pati njoftuar dy javë më parë se ai është takuar me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, së bashku me e grupin e përfaqësuesve të Kongresit Panshqiptar Amerikan në Vanderbild One në qendër të New York City.

Të pranishëm sipas tij ishin: Bleron Baraliu, Richard Lukaj, Dr. Eglantina Kica, Dr. Suljeman Çelaj, Ruzhdi Gjokaj dhe Musa Dakaj.

Përmes një postimi në Twitter, Lushi ka thënë se është befasuar nga ambasadori i ri amerikan për njohuritë dhe entuziazmin e tij për Kosovën.

“Kënaqësi e veçantë të takohem me Ambasadorin e ardhshëm të SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier. Ishim të impresionuar nga njohuritë dhe entuziazmi i tij për një të ardhme më të mirë për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat