Themeluesit e Organizatorët e Formacioneve Ushtarake si dhe të Batalionit Atlantiku në SHBA, shprehin ngushëllime ndarjes nga jeta të nënës së Kadri Veselit

Amerika

Themeluesit e Organizatorët e Formacioneve Ushtarake si dhe të Batalionit Atlantiku në SHBA, shprehin ngushëllime ndarjes nga jeta të nënës së Kadri Veselit

Më: 7 janar 2022 Në ora: 17:50
Kadri Veseli dhe nëna e tij

Për Aktivistët, Veprimtarët e ish Fondit Vendlindja Thërret, Themeluesit e Organizatorët e Formacioneve Ushtarake të UÇK - së ,si dhe te Batalionit Atlantiku në SHBA, ndarja nga jeta e nënës së një ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ish kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Z.Kadri Veseli, është një lajm i pikëlluar.

Urtësia, dhe bujaria si tipare tipike të nënës shqiptare, personifikoheshin pikërisht me nënën Ajshe.

Por, sakrifica ishte kryefjala e jetës së nënës Ajshe!

Sakrificë në kohën e robërisë, në përpjekje për çlirim nga okupatori serb.

Sakrificë në momentet e fundit të jetës, padrejtësisht duke mos patur të birin e saj pranë.

Për ne, dhimbja është edhe më e madhe, kur dihet se djali i saj Kadriu, padrejtësisht së bashku me shokë, gjendet në procesin gjyqësor në Hagë. Dhe, nuk ishte pranë nënës në frymën e fundit!

Bashkëndjejmë me familjen atdhetare Veseli për vdekjen e nënës Ajshe. 

Ajo ishte nëna e të gjithë veprimtarëve të çështjes kombëtare.

U bëftë dritë e përjetësisë Nënë Ajshe, gjithë sakrifica juaj për t’i rritur dhe edukuar, fëmijët tuaj në frymën kombëtare, dhe për t’i ushqyer e strehuar shokët e idealit të fëmijëve tuaj në rrugën për liri dhe pavarësi.

I lehtë të qoftë, dheu i Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat