Bie bora e parë e vitit 2022 në Qytetin e Nju Jorkut

Amerika

Bie bora e parë e vitit 2022 në Qytetin e Nju Jorkut

Nga: Beqir Sina Më: 7 janar 2022 Në ora: 19:19
Bie bora e parë e vitit 2022 në Qytetin e Nju Jorkut

NJU JORK : Rreth 5 deri në 7 inches dëborë ranë në qytetin e Nju Jorkut dhe rrethinat e tij, me një “mantel i bardhë,” që nisi të bjerë nga mesnata, dhe vazhdoj ashtu leht deri sot të premten në orët e para të mëngjesit.

Njujorkezët u zgjuan nga reshjet e para të borës të sezonit të cilat zbardhën qytetin të premten, më 7 janar 2022. Më shumë se shtatë inche borë ishte trashësia që mbuloi qytetin e Nju Jorkut, dhe zonën “Tri-State-Tri-Shtetet”.

Mirëpo, pavarësisht reshjeve të lehta të borës, shkollat e qytetit të Nju Jorkut, mbetën të hapura pasi kryebashkiaku i ri Eric Adams tha se qyteti ishte i përgatitur dhe i përgatitur për dëborë, madje edhe për më shumë se kaq, mbasi tani sapo ka nisur me të vrtet dimëri.

Bora që nisi mbrëmë në mesnatë në agim, arrti rreth shtatë centimetra kishin rënë në qytet, kështu të paktën tha për medien Shërbimin Kombëtar të Motit që parashikoi se një tjetër bore e leht ose më shumë, mundet të bjerë gjatë mesditës.

Masat anti COVID-19 po e ndërlikojn përgjigjen e qytetit, deklarojë Komisioneri i Pastrimit të qytetit Ed Grayson i cili tha se departamenti i tij po ponon me një staf të reduktuar me një 20 përqind të stafit për shkak të rritjes së fundit të infeksioneve me variantin e ri Omicron.

Kryebashkiaku Eric Adams, u shfaq në një konferencë shtypi herët në mëngjes të sot, me Komisionerin Grayson në një shesh pakingu të mejteve të NYC Sanitation në Lower East Side të Manhattan, në një fjalim që dukej se kishite për qëllim të nxisnin shpirtërisht dhe inkurajonin në këtë situat punëtorët e mirëmbajtjes së qytetit.

"COVID ishte “stuhia” që nuk na ndalojë, jo më një stuhi kaq e leht dëbore që nuk do të na ndalojë, ashtu si nuk na ndalojë edhe një stuhi ekonomike, pra New York Cityn nuk do ta ndalojë,asgjë" tha Adams, duke inkurajuar puntorët e qytetit se : "Ne do të shkojmë përpara."

Por edhe pse për zyrtarët autoritet u kërkuan njerëzve të qëndronin larg rrugëve të udhëtimeve të pa nevojshme, Adams tha që fëmijët duhet të jenë në shkollë, edhe këtë mëngjes.

"Kemi humbur shumë ditë," tha ai gjatë një konferences për motin “Fëmijët duhet të shkojnë në shkollë,” shtoi ai :“Nuk kemi më ditë për të humbur.”

Ai kritikojë opozitën në NYC, dhe tha se ata që i kanë kërkuar qytetit të “mbyllin” përsëri shkollat, dhe kërkuan ​ mësimin në distance(virtual) mund të jenë zërat "më të zhurmshëm" në NYC, por ata nuk përfaqësojnë shumicën e familjeve dhe mësuesve njujorkez.

Grayson tha se pavarësisht mungesës së stafit, departamenti i tij kishte punuar gjatë natës për të përgatitur dhe pastuar rrugët.

"Ne ishim në çdo rrugë të qytetit 24 orë , me turne, duke i para-trajtuar këto rrugë, me hedhjen e kripës, dhe automjetet e pastrimit të dëborës," tha Grayson, operatorët që janë duke punuar, janë për t'u dhënë të gjithëve një Nju Jork, rrugë të sigurta dhe të kalueshëme.

MTA tha se ekuipazhet po punonin për të pastruar borën nga binarët e jashtëm të hekurudhës në Subway(Metro) dhe zonat e shërbimit në të gjithë qytetin.

“Nëse duhet të udhëtoni, bëni kujdes nëse nuk e keni të domosdoshme, planifikoni kohë shtesë dhe kontrolloni faqen e internetit ose aplikacionin MYmta përpara se të dilni jashtë në rrugë”, paralajmëruan aotiritetet e qytetit.

Trenat PATH nga Nju Xhersi u pezulluan mëngjesin e sotëm, por trenat për në Rrugën 33 rifilluan shërbimin me vonesa. Trenat për në Qendrën Botërore të Tregtisë mbetën të ndalur që nga ora 9 e mëngjesit. Guvernatori i Nju Xhersit, Phil Murphy, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të enjten mbrëma.

Bibliotekat publike të qytetit njoftuan se nuk do të hapen deri në mesditë për shkak të borës.

Por njujorkezët dukeshin të pa ndikuar nga rënja e pare e dëborës, madje të gëzuar, disa e shfrytëzuan edhe për fotografit e para me dëborën e vitit të ri, 2022.

"Vendosa të mos marr autobus sot dhe thjesht të eci nëpër park. Është e ditë e bukur," I ka thënë televizionit të qytetit NY1, Jessica Galang, një infermiere 32-vjeçare që po shëtiste nëpër parkun “Tompkins Square Park” për në Spitalin e Çështjeve të Veteranëve në Rrugën 23 në East Village.

"Jam disi i emocionuar. Bora e parë në Nju Jork është disi magjike." tha ajo.

Image
Bora e parë në Nju Jork
Image
Bora e parë në Nju Jork

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat