​Vdiq në Çikago futbollisti dhe veprimtari strugan Raman Pushkule

Amerika

​Vdiq në Çikago futbollisti dhe veprimtari strugan Raman Pushkule

Nga: Skënder Karaçica Më: 20 janar 2022 Në ora: 17:43
Raman Pushkule

Sot në Çikago të Amerikës ka vdekur futbollisti dhe veprimtari strugan Raman Pushkule. I ndjeri nëpër vite kishte të veshur uniformën të sportit të futbollit  kuq e zi të KF Albanian Stars. Futbollisti strugan Pushkule e donte futbollin dhe përmes lojës së bukur, futbollistët e rinj shqiptarë në Çikago, për disa vjet rresht ishin në krye të tabelës në Ligën Nacionale të shtetit të Ilinoisit.

Në historinë e KF ,,Albabian Stars,, në Çikago ka mbetur e shkruar me shkronja të arta, kur futbollistët e rinj shqiptarë të veshur me unformën sportive kuq e zi, kaluan Atlantikun dhe shkuan në Kosovë për një lojë futbolli në kuadrin e manifestimit ,,Adem Jashari,, në Prishtinë.

Futbollisti Raman Pushkule ishte pjesë e aktiviteteve kombëtare që organizoi shoqata me struganët ,,Valët e Liqenit,,në Çikago dhe sjellje e tij gjithherë me tonet e respektit, bëri vijat e dashurisë kombëtare  që patën për futbollistin të gjithë shqiptarët e hapësirës etnike, që padrejtësitë historike të regjimeve të huaja i sollën në Amerikë për një jetë më të mirë.

Raman Pushkule do të kujtohet në Çikago si futbollist dhe veprimtar i dalluar për çështjen kombëtare si dhe për të gjitha nismat për të qëndruar në krah të qytetit të tij të Strugës shqiptare. Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat shqiptare (të premtën) në Çikago, thuhet në kumtesën e shoqatës ,,Valët e Liqenit,,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat