Botuesi i gazetes Illyria z.Vehbi Bajrami, organizoi takim me tre kongresmen të New Yorkut

Amerika

Botuesi i gazetes Illyria z.Vehbi Bajrami, organizoi takim me tre kongresmen të New Yorkut

Nga: Hasan Metuku Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 06:30
Foto ilustrim

Dje ne darkë, në Manhattan, New York, patëm nje takim të shkelqyer me z. Gregory Weldon Meeks, Kryetar i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Kongresit Amerikan, njekohesisht kogresmen që perfaqeson Distriktin 5 të Nju Jorkut, me znj. Carolyn Bosher Maloney , kogresisten që perfaqeson Distriktin 12 të Nju Jorkut, nje kongresiste veterane që nga viti 1993 dhe nje mbeshtese e zjarrte e çeshtjes Shqiptare, si dhe me z. Mondaire Jones që shërben mandatin e tij të parë si Kongresmen nga Distrikti i 17-të i Nju Jorkut.

Takimi fond mbledhes i organizuar nga botuesi i gazetes Illyria z.Vehbi Bajrami, solli mundesine që të bisedonim nga afer dhe te kerkonim ndihmen dhe mbeshtejten e tre kongresisteve Amerikane per ceshtjen e njohjes se Kosoves nga Serbia dhe shtete te tjera, per mbeshtetjen e tyre per demokratizimin e institucioneve të Kosoves dhe reformen ne drejtesi ne Shqiperi, si dhe mbeshtetjen e tyre te gjerë per faktorin shqiptar ne Ballkan.

Kryetar i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Kongresit Amerikan na premtoj se do të vizitonte se shpejti Prishtinen, Beogradin, Shkupin dhe Tiranen per te dhene mbeshtetjen e tij direkte per njohjen nga Serbia të Kosoves dhe per tu njohur nga afer me procesin e demokratizimit të institucioneve, “jo vetem sepse eshte miku yne, por sepse eshte gjeja e duhur per të bere”-shtoi ai.

Gjatë bisedave, unë pata rastin gjithashtu te diskutoj me, z. Meeks, Kryetarin e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Kongresit, rreth legjislacionit të emigracionit të miratuar nga Kongresi por që mbetet per tu shqyrtuar ne Senat. Ai shpresonte ende ne gjetjen e mundesise që ky legjislacion emigracioni që ju intereson dhe emigranteve shqiptare, do te mund te miratohej nga Senati gjithashtu.

Kongresistja Mahoney dhe kongresisti Jones shprehen mbeshtetjen e tyre të palekundur ne mbeshtetje të ceshtjes shqiptare dhe theksuan se do të jene zëra të forte ne Kongress per konsolidimin e pavaresise se Kosoves.

Ne takim merrnin pjese dhe Ambasadori Shqiptar ne Misionin e Kombeve të Bashkuara, z.Ferid Hoxha, z. Frymezim Isufaj, Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Shtetin e New Yorkut, Profesori i njohur z.David Philips si dhe personalitete të tjera të biznesit ne Amerike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat