80 Vjetori - Zëri i Amerikës 1942-2022

Amerika

80 Vjetori - Zëri i Amerikës 1942-2022

Nga: Beqir Sina - New York Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 19:06
Zëri i Amerikës

Zëri i Amerikës, në këto 80 vjet të saj, tregojë më së miri se çfarë rëndësie u jepnin aspiratave të kombit shqiptar për liri, pavarësi dhe demokraci, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

UASHINGTON DC: 80 vjet transmetim në botë! Zëri i Amerikës – (Voice of America) i cili i filloi transmetimet në vitin 1942 në SHBA, është një shërbim transmetimesh ndërkombëtare i formatit multimedia që financohet nga qeveria amerikane përmes Bordit të Guvernatorëve për Transmetimet. Zëri i Amerikës, thotë se transmeton çdo javë rreth 1500 orë lajme, informacione, programe edukimi dhe kulturore për një audiencë që vlerësohet në 125 milion njerëz në të gjithë botën.

Një vit mbas krijimit të Zëri i Amerikës – (Voice of America) me datën 13 maj 1943, ka fillluar dhe programi i parë në shqip, dhe, është mjaft interesante, sepse, kur nisi pikërishit me gjuhen Shqipe, për hir të së vërtetës, tetë dekada më parë, ishte kohë kur Zëri i Amerikës transmetonte jo shumë se 10 apo 15 gjuhë të huaja. 

Kjo, tregonë se çfarë rëndësie Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kushtuan qysh në atë kohë, atyre lidhjeve të shkëlqyera diplomatike, të krijuara 10 vjet më parë, se të fillonte trasmetimet edhe në gjuhën Shqip,(90 vjet më parë), të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Marrëdhënie, këto që e kanë pikënisjen e tyre më 28 korrik të vitit 1922, kur ende shteti shqiptar sapo kishte rikonfirmuar pavarësinë, shkruan në librin e tij Ilir Ikonomi, “Faik Konica , Jeta në Uashington” ( Botuar nga: UETPRESS në 2017 ).

(Vendimi për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ardhur natyrshëm pas vetos që presidenti amerikan Thomas Woodrow Wilson vuri në konferencën e Paqes në Paris duke i rikthyer pavarësinë Shqipërisë.Presidenti pasardhës i Wilson-it, Warren Harding, emëroi si ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Ulysses Grant Smith, i cili e nisi misionin diplomatik më 4 dhjetor 1922).

Pra, Zëri i Amerikës, në këto 80 vjet të saj, tregojë më së miri se çfarë rëndësie u jepnin aspiratave të kombit shqiptar për liri, pavarësi dhe demokraci, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Megjithëse, transmetimet në shqip u ndërprenë në mbarim të Luftës së Dytë Botërore,(1945) si shkak i luftës, ato rifilluan gjashtë vjet më pasë, më 13 maj 1951.

Kohë kur në Shqipëri, u instalua diktatura më e egër në Europë lindore, dhe propaganda e Shqipërisë komuniste, ishte e hekurt deri në 1990, e konsideruar si më anti amerikania. Madje, duke ja kaluar edhe Kubës së Fidel Kastros.

Zëri i Amerikës, për 50 vite duke qënë të ndarë, me Shqipërinë e Enver Hoxhës, me shërbimin e saj në gjuhën Shqip, arriti të deportojë me valët e saj radiofonike deri në radiot në kasollet, dhe barangat e interrnimit, shtëpit e të presekutuarve dhe të përndjekurve politik, ish -,pronarve dhe fisnikve.

Madje duke mbajtë gjallë dhe treguar si në rivendosjen e marrëdhënive diplomatike pas 50 vjetëve - ndjenjat vyera amerikane të shqiptarëve, të gjithëve atyre që vuajtën më së shumti nën diktaturën sllavo komuniste.

 Derisa në 15 mars 1991, marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë formale, ku rol dhe kontribut të jashtëzakonshëm luajti Zëri i Amerikës, edhe në rivendosjen e lidhjeve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. 

Aqsa dhe dy figuart më të dëgjuara të Zërit të Amerikës, Dr. Elez Biberaj dhe ish Drejtori i athershem i seksionit shqip, Frank Shkreli do të shoqëronin në Shqipëri, vizitën historike të ish Sekratarit te Shetit James Baker, dhe zyrtarin e lart Chris Hill ne rivendosjen e marrëdhënive diplomatike mbas 50 vjetëve.

Për 50 vite kemi qënë të ndarë. 

E megjithatë, gjatë atyre 50 viteve, shqiptarët që e kundërshtuan edhe me sakrifica të mëdha( pushkatime, burgosje, interrnime dhe presekutime) e ruajtën lidhjen midis zemrave tona, midis popujve tanë, përfshirë edhe atë që është edhe shpresa , inspirimi dhe ngallëzimi mbas gjysmë shekulli, diktaure, i marrë nëpërmjet valve të Zërit të Amerikës, në Shqipëri, Kosovë e trojet shqiptare.

Por, jo vetëm! 

Ngase Zëri i Amerikës, për 80 vjet ka qenë dëshmitar i ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së kombit shqiptar dhe ka shërbyer vazhdimisht si një burim i besueshëm lajmesh dhe informacioni. 

Aqsa sot, mund të thuhet se është e vështirë të gjesh një mjet tjetër shtypi që të ketë mbuluar dhe që vazhdon t’i mbulojë zhvillimet në Ballkan në një mënyrë të tillë gjithëpërfshirëse dhe gjithë-shqiptare si Zëri i Amerikës. Ku, natyrisht Shërbimi Shqip vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm dhe gëzon një ndër audiencat më të mëdha mes shërbimeve në të gjitha gjuhët e tjera të Zërit të Amerikës.

Togfjalëshi shqip me atë siglën e veçantë muzikore, që hapte dhe mbyllte radioprogramin e Sherbimit shqiptar të “Zërit të Amerikës”, me ato fjalët e bukura, diksionin e tyre të veçantë radiofonik : “Unë dhe kolegu im … nga Uashingtoni … dhe në fund – dëgjuat “Zërin e Amerikës” nga Uashingtoni” -, është ende i “murosur” në zemër dhe në mendjen e shqiptarve, atyre që jetuan me “oksigjenin” e saj, në këtë vit jubilar 80- Vjetorin e krijmit të saj.

Në, ndërkohë avangarda e atyre që shërbeu ose shërben në këtë radioprogram në gjuhën Shqipe, nga Washingtoni, natyrisht ka një ligjimitet, për pasur një ndjenjë të veçantë krenarie, por, më e veçantë në këtë jubile, ndoshta edhe për jetëgjatësinë në Zërin e Amerikës, është për Dr. Elez Biberaj, që për 42 vjet, nuk ju nda këtij shërbimi Shqip.

(Biberaj punën e tij si gazetar në Zërin e Amerikës (Voice of America) - redaksia e gjuhës shqipe, e ka filluar në dhjetor 1980. Këtu pas disa viteve më 1989 merr poziten e redaktorit përgjegjës të redaksisë së gjuhës shqipe, ndërsa më 2004 emërohet redaktor përgjegjës për redaksitë në gjuhët Evropiane).

Ai në mesazhin e tij, të urimit në llogarinë e tij në rrjetin social Fb, shkruan : 

Zëri i Amerikës 1942-202 - 80 vjet transmetim në botë.

“Jam shumë krenar që punoj për një organizatë kaq të madhe lajmesh që i shërben audiencës së saj mbarëbotërore me lajme dhe informacione të sakta, objektive dhe të balancuara dhe promovon vlerat demokratike të Amerikës. Falënderimet e mia të përzemërta për të gjithë kolegët e Zërit të Amerikës të Divizionit Eurasia këtu dhe jashtë vendit për përkushtimin, punën e palodhur dhe përkushtimin e tyre ndaj standardeve më të larta gazetareske.”

Image
Zëri i Amerikës
Image
Zëri i Amerikës
Image
Zëri i Amerikës
Image
Zëri i Amerikës
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat