SHBA/Biden bën thirrje për unitet në mëngjesin e 70-të Kombëtar të Lutjes në Uashington

Amerika

SHBA/Biden bën thirrje për unitet në mëngjesin e 70-të Kombëtar të Lutjes në Uashington

Nga: Beqir SINA - New York Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 14:43
Joe Biden

Mëngjesi Tradicional „Në lutje për Amerikën“ organizohet  qysh nga viti  1953, çdo të enjte të parë të shkurtit. 

Ajo organizohet nga anëtarët e Kongresit dhe  nga Fondacioni Fellowship.

Presidenti i SHBA  Joseph Biden mbajti një fjalim hapës nga Capitol Hill , dhe një ftuar që është folësi i vetëm i këtij eventi foli më pas .

Bryan Stevenson, themeluesi i Iniciativës për Drejtësi të Barabartë i cili ishte subjekt në filmin Just Mercy, ishte folësi kryesor në Mëngjesin e 70- Kombëtar të Lutjeve.

Lutja nacionale  e mëngjesit mbledhë edhe anëtarët e Kongresit, politikanët e SHBA , lider ushtarak dhe mysafirë nga më shumë se njëqind vende. Ky është një manifestim që zgjatë disa ditë dhe përbën  disa takime, dreka dhe darka .

Por dy vitet e fundit shkak i pandemisë ceremonia ka ndryshuar nuk është bërë më ai organizimi masiv .

Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve , i cili është përballur me kritika vitet e fundit për tonin e tij politik në rritje, thuhet se po përpiqet të largohet nga një retorikë e tillë përçarëse, tha senatori Chris Coons, D-Del., një nga organizatorët e mëngjesit të këtij viti.

Presidenti Joe Biden përdori fjalimin e tij në mëngjesin kombëtare të lutjes së enjtes për të bërë thirrje për unitet dhe që ata të dyja palët megjithse kundërshtare të mësojnë më shumë për njëri-tjetrin, dhe të bëjnë më shumë për njeri-tjetrin.

Mëngjesi vjetor i lutjes mbledh çdo vjet së bashku ligjvënës nga të dyja palët dhe besimet e ndryshme. Biden, duke pranuar se Amerika  ndodhet në një kohë të ndarjeve të mëdha politike në vend, tha se ai kujtoi kohët kur anëtarët e Kongresit “hanin drekë” së bashku dhe kalonin kohë së bashku.

"Uniteti nuk do të thotë që ne duhet të pajtohemi për gjithçka, por uniteti është aty ku mjaft prej nesh besojnë në një thelb të atyre gjërave themelore," tha Biden, duke shtuar se : "E mira e përbashkët, mirëqenia e përgjithshme janë në një besim të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës."

Biden tha po ashtu se ai besonte se lidhja mbi baza personale i lejon politikanët të shohin njëri-tjetrin në një këndvështrim tjetër.

"Unë thjesht mendoj se kur mëson se një burrë apo grua tjetër, vjen në një takim të Kongresit dhe të tregon se ata kanë një fëmijë me një problem me drogen apo alkoolin, apo mëson se ata kanë një vajzë që ka kancer gjiri e tjer - nuk mundet të mos ndalesh pak dhe ta dëgjosh me vemendje personin”, tha Biden.

"Dhe kështu një nga gjërat për të cilat lutem, dhe e kam fjalën për këtë, është që ne të kthehemi në atë vend ... që vërtet e njohim njëri-tjetrin dhe, mundet ta dëgjojm njeri-tjetrin por edhe të bëjmë diçka të mirë për njëri tjetrin”

Duke mos lënë pa folur pak për ngjarjen e rëndë të vitit të kaluar, që ndodhi vetëm pak ditë pasi Presidenti mori detyrën, Biden e denoncoi atë si të njëjtë me ekstremizmin, dhe tha se besimi do t'i ndihmojë Shtetet e Bashkuara të shërojnë shumë nga ajo ngjarje dhe ndarjet politike.

Ai ishte duke ju referuar ngjarjeve të 6 Janarit - të vitit të kaluar në Capitol Hill - thanë gazetarët.

Presidenti Biden tha se : “Për shumë kohë në kombin tonë, ajo është një nga kohët më të errëta, e të gjitha kohërave” tha ai duke sugjeruar "Pra, ku të shkojm? Vetem e vetem te Besimi!”

"Në momentet më të errëta, besimi ofron shpresë dhe ngushëllim," shtoi ai. “Ai tregon rrugën përpara si një komb me një qëllim të  përbashkët, të respektojmë njëri-tjetrin, të kujdesemi për njëri-tjetrin, të mos lëmë askënd pas njeri-tjetrit”.

Presidenti Joe Biden po ashtu i ofroi disa fjalë të ngrohta "mikut" të tij, Liderit të Minoritetit të Senatit, Mitch McConnell, teksa foli në Mëngjesin Kombëtar të Lutjes.

Presidenti ofroi një dashuri dypartiake për McConnell-in gjatë fjalës së tij të lutjes.

“Mitch, nuk dua të cenoj reputacionin tënd, por ne jemi vërtet miq”, tha Biden duke qeshur. “Dhe kjo nuk është një epifani që po kalojmë këtu për momentin. Gjithmonë e ke bërë pikërisht atë që ke thënë, je njeri i fjalës dhe njeri i nderit. Faleminderit që je shoku im."

Pavarësisht dallimeve të qarta politike midis Bidenit dhe McConnell-it, presidenti dhe lideri i pakicës së senatit kanë mbajtur një diskurs të respektueshëm mes tyre, i cili shënon një kontrast të dukshëm me marrëdhënien e McConnell me Donald Trump. Dihet se Biden dhe McConnell e pëlqejnë njëri-tjetrin, ndërsa ish-presidenti rregullisht e “sulmon” McConnell për të mos mbështetur axhendën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat