Bislimi “live” nga Senati i SHBA-ve: Kështu fiton Kosova në Capitol Hill me Senatorin Menendez

Amerika

Bislimi “live” nga Senati i SHBA-ve: Kështu fiton Kosova në Capitol Hill me Senatorin Menendez

Nga: Faton Bislimi Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 17:48
Senatori Menendez

Live nga dëgjimi në Senat... 

Ky është suksesi i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane. Ky është lobimi që shpëton Kosovën dhe kjo është mënyra e fitores në Capitol Hill, tash e mbi tri dekada! Shikoni deklaratën e Senatorit Menendez, Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit të SHBA-ve, dhe mik i çmuar i Ligës sonë:

Senatori Menendez për z. Escobar: “Ju po i bëni presion Kosovës që të implementojë një Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, përkundër faktit që Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur disa papërputhshmëri të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 për këtë asociacion. Unë mendoj se kjo nuk duhet të ndodhë. Nuk duhet të bëjmë edhe një Republika Srpska, dhe nuk duhet assesi të dëmtojmë sovranitetin e Kosovës.... Perkundrazi presioni duhet të jetë mbi Serbinë që të njohë pavarësine dhe sovranitetin e Kosoves tanimë.” 

Escobar u përgjigj se “as SHBA-të nuk përkrahin një asociacion të që dëmton sovranitetin e Kosovës, dhe unitaritetin e qeverisjes në vend. Por, ne kërkojmë të bëhet një asociacion për të cilën mirren vesh Kosova e Serbia dhe i cili nuk bie ndesh me normat ligjore në Kosovë, prandaj është obligim i Kosovës të jap modelin e duhur për këtë asociacion...Po, prandaj po përpiqemi të arrijmë një marrëveshje të përqëndruar në njohje reciproke.”

#Krenar #LigaQytetare #GardianiiKosoves #CapitolHill

Image
Faton Bislimi dhe Senatori Menendez
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat