NY Elite Magazine: Lori Miho – Artistja e re më e mirë 2022

Amerika

NY Elite Magazine: Lori Miho – Artistja e re më e mirë 2022

Nga: Beqir Sina - New York Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 14:13
Lori Miho

New York: NY Elite Magazine e cila është një revistë e diplomacisë kulturore që paraqet histori të artit dhe kulturës. Me qëllim të avancojë artin dhe kulturën amerikane, të tregojë shpirtin e saj dhe të shfaqë talente të jashtëzakonshme nga SHBA dhe e gjithë bota, kësaj radhe ka zgjedhur artisten nga Shqiperia, Lori Miho.

NY Elite Magazine shoran se artistja me bazë në Nju Jork, Lori Miho është një talent i jashtëzakonshëm, i njohur si një muzikante dhe vokaliste e jashtëzakonshme. Si fëmijë ajo mësoi të luante piano dhe studioi kitarë klasike. Ajo ka publikuar dy këngë të vlerësuara nga kritika "Energji" (2018) dhe "See the Light" (2019), të cilat kanë marrë mjaft vlerësime të saj në Evropë dhe SHBA.

Gjatë viteve të fundit, ylli global në rritje ka arritur gjithçka, nga performanca novatore në Rockefeller Center në Nju Jork deri te konkurrimi në Festivalin e famshëm të Muzikës Kënga Magjike në Tiranë, Shqipëri. Lori Miho është në listën "Top Artistët" NY të revistës Elite Magazine, artistëve të saj më të preferuar për momentin dhe është shpallur Artistja e Re më e Mirë e 2022 nga revista Magazine NY Elite.

Image
Lori Miho

"Të shikosh Lori Mihon duke performuar live është të shikosh një artiste, por është gjithashtu të shikosh një vokaliste vërtet të shkëlqyer. Performanca e saj fton audiencën në një prani të thellë të përvojës emocionale dhe të paharrueshme. Është shprehja krijuese dhe tregimi i sinqertë në zemër të profesionit të Lorit që ka rrëmbyer zemrat dhe mendjet e fansave në mbarë botën. Këtë vit ajo planifikon të publikojë një këngë të re dhe një album EP" thotë NY Elite Magazine.

Ajo është shpeshher pjesë e seteve të fotoalbumeve të mjeshtrve të fotografisë në New York, Fadil Berisha, Ilir Rizaj che Olsi Beci.

Image
Lori Miho
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat