NEW YORK/ Protesta e komunitetit shqiptar në Bronx pas bllokimit të riemërtimit të sinjalistikës rrugore për figurën e ikonën shqiptare, Fan Noli

Amerika

NEW YORK/ Protesta e komunitetit shqiptar në Bronx pas bllokimit të riemërtimit të sinjalistikës rrugore për figurën e ikonën shqiptare, Fan Noli

 Beqir SINA - Bronx NYC Nga Beqir SINA - Bronx NYC Më 27 shkurt 2022 Në ora: 10:14
Fan Noli, Marjorie Velazquez

Komuniteti shqiptar protestoi të shtunën në lagjen Morris Park për më shumë se 1 orë - pasi tha se ceremonia e emërtimit të rrugëve që ishte planifikuar prej muajsh ishte pezulluar nga Bashkia dhe për këtë akuzoi drejtpërsëdrejti këshilltaren e re Majorie Velaskuquez.

Kryqëzimi i dy rrugëve të një lagje në Bronx rrugës Tenbroek dhe Morris Park, supozohej të riemërohej Fan Noli Way, një i ish diplomuar në Harvard, një shekull më parë i cili dikur ishte kryeministër i Shqipërisë dhe ishte themeltar në Kishën Autoqefale Ortodokse Shqiptare në Amerikë.

Si dhe qe një nga bashkëthemeltarët e Shoqërisë Vatra 110 vjet më parë, kur ai erdhi në Amerikë së bashku me disa figura të tjera prominente të diasporës shqiptare në Amerikë.

Image
Kryqëzimi i dy rrugëve të një lagje në Bronx rrugës Tenbroek dhe Morris Park

Më shumë se 200 shqiptarë, zyrtarë të zgjedhur të New Yorkut dhe lider të komunitetit shqiptar, veprimtar të komunitetit  dolën për të shprehur  atë që ata e quajtën zhgënjimin e tyre që emërtimi i rrugës “Fan Noli Way” e cila  nuk u bë ditën që ata e kishin planifikuar.

 Ata thanë se dita e shtunë 26 Shkurti ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për një ceremoni të tillë, pasi Federata PanShqiptare Vatra, e themeluar nga Fan Noli dhe disa figura të tjera 110 vjet më parë në qendrën kulturore kulminitare “Illyria “ në Jacobi Hispital  po mbante Kuvendin e saj duke zgjedhur kryetarin dhe kryesin.

Organizatorët e protestës një grup aktivistësh shqiptar -  thanë se Këshilli Bashkiak i qytetit të New Yorkut  miratoi emërtimin e rrugës dhjetorin e kaluar, por ata pretendojnë se anëtarja e këshillit Marjorie Velazquez, nuk i dorëzoi një formular Departamentit të Transportit të Qytetit të Nju Jorkut për të riemërtuar zyrtarisht rrugën sot.

Kjo formë e “mërziteshe” burokratike ngjalli dyshime dhe reagim në komunitetin shqiptar i cili u ndije i “anashkaluar dhe i injoruar".

Aktivistja shqiptaro-amerikane Ornela Beshiri e cila moderoi protestën e emërtimit të rrugës me sinjalistikën “FAN NOLI WAY” në fjalën saj tha:

“Ky është diskriminim. Këshilltarja po minon komunitetin shqiptaro-amerikan këtu. Nuk e di se çfarë po ndodh në mendjen e Marjorie Velazquez", tha Ornela Beshiri, një banore e Bronx-it me origjinë shqiptare, e cila shërben në Bronx Community Board 11.

“Ajo nuk po e përfaqëson komunitetin shqiptaro-amerikan në mënyrën e duhur” u shpreh moderatorja Ornela Beshiri, e cila dhe drejtoi programin protestues .

Himni Kombëtar Amerikan dhe Shqiptar hapi protestën. Ndërsa Pastori Hernquist bëri bekimin e protestës.

Me një minutë heshtjeje për Ukrainën të pranishmit shprehen respekt për viktimat e sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj pushtimit të Ukrainës.

Më pas protestën e përshëndeti edhe kryetari i Vatrës - Elmi Berisha. Kurse një grup fëmijësh të drejtuar nga këngëtarja Valbona Peraj  nga grupi i shkollës  Alba Life - këndojë  këngën “Xhamadani Vija - Vija” .

Zyrtar të zgjedhurit zonës ku ndodhet rruga e kësaj lagje, iu bashkuan protestës së komunitetit shqiptar tha aktivistja Ornela Beshiri.

Ajo përmendi dhe përgëzoi për pjesëmarrjen: Frdhmir Malziu,  zyrtar i zgjedhur në distriktin e 80-të dhe një mik i komunitetit shqiptar se bashku me Tiz Nastasio

Përqafuesin në Distriktin 82-të dhe një mik i komunitetit shqiptar - John Doyle së bashku me Kryetarin  e Bordit të Komunitetit Bronx 11, Presidentin e Shoqatës së Komunitetit Morris Park, dhe - Al D’Angelo

Anëtarët e Bordit të Komunitetit Bronx 11 aktivisten shqiptare- Edit Shkreli, Christian Amato, Veronica Castro, Gene DeFrancis - dhe përfaqësues nga Shoqata Ndërkombëtare e Tregtarëve Allerton.

Në solidaritet me komunitetin shqiptar ishin edhe Asambleisti Michael Benedetto, anëtari i këshillit Rafael Salamanca dhe Senatoria e Shtetit Nathalia Fernadez, e cila përshëndeti me disa herë në fjalën e saj edhe në gjuhen shqipe.

Ish-anëtari i Këshillit Mark Gjonaj e quajti veprimin e këshilltares së re Majorie Vekasquez një akt të "papërgjegjshem".

"Ai dhe bashkëqytetarët e tij shqiptarë thanë se po diskriminohen. Ai i bëri thirrje me megafon të pranishmeve dhe Komunitetit shqiptar ta nënshkruanin një peticion për të shpresuar që rruga të riemërohet zyrtarisht në muajt e ardhshëm",  tha  Gjonaj.

Asambleisti i shtetit Michael Benedetto (D-Bronx), i cili përfaqëson zonën e Morris Park, tha se është për të ardhur keq që riemërtimi i rrugëve nuk po bëhet.

“Do të ishte një gjë e mrekullueshme për komunitetin shqiptaro-amerikan. Nuk e di pse ka një pengesë”, tha Benedetto.

Asamblistja e Shtetut Nathalia Fernandez tha: “Nuk kishte asnjë arsye për këtë çështje të panevojshme. Unë qëndroj në solidaritet me komunitetin shqiptar dhe kolegët e mi në thirrjen për një zgjidhje të shpejtë.

Unë solidarizohem me të gjithë ata që janë lënduar nga ky veprim dhe shpresoj që ta korrigjojmë këtë gabim", pohoi Fernandez.

Për Rafael Salamanca emertimi  “Fan Noli është për gjithë komuniteti shqiptar të cilët e meritojnë të nderohen për kontributin e tyre në komunitetin tonë të Bronx-it dhe NY në tërësi. "Fan Noli është një figurë ikonike  e komunitetit shqiptar dhe rruga u emertua dhjetorin e kaluar dhe u miratua për t'u nderuar me anë të një bashkëemërtimi të  rrugëve."

Mediat lokale iu drejtuan zyrës së Velazquez për të mësuar më shumë se ku qëndron riemërtimi. Ajo siguroi se nuk e ka bllokuar qëllimisht.

Image
Bronx
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat