Thirrje komunitetit Shqiptar në New York, për një Protestë në mbështetje të Ukrainës

Amerika

Thirrje komunitetit Shqiptar në New York, për një Protestë në mbështetje të Ukrainës

Më: 8 mars 2022 Në ora: 15:33
Ilustrim

NEW YORK : Komuniteti Shqiptaro-Amerikan dhe Komuniteti Ukraino-Amerikan, bëhet e ditur se do të zhvillojnë një demonstratë paqesore para Misionit të Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York, kështu të paktën ka njoftuar në një status të tij ish gazetari i Zërit të Amerikës Gjekë Gjonlekaj.

Ai thotë se kjo demonstratë do të mbahet në qytetin e New Yorkut, Manhattan, ditën e Shtunë më 12 Mars, në segemtin rrugës “East 67 St.” midis Park Avenue dhe Lexongton Avenue, duke filuar në ora 11 e paradites e deri në orën 3 pas dite.

Diaspora ukraino-amerikane dhe shqiptro-amerikane janë shumë të shqetësuara për fatin e popullit të Ukrainës të sulmuar barbarisht nga forcat ushtarake të  Rusisë, thuhet në thirrjen për protestë, duke kujtuar se i gjithë kombi shqiptar është i shqetësuar për gjenocidin rus në Ukrainë.

“Kjo tragjedi na kujton gjenocidin serb kundër popullit shqiptar gjatë luftës së Kosovës për liri, Ne shqiptarët  e Amërikës kemi detyrime morale të mbështesim luftën e atij populli për liri e demokraci. Nga ana tjetër kemi detyrime të veçanta ndaj Shteteve të Bashkuara për shpëtimin e Shqipërsië nga coptimi në vitin 1919 dhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.”

Statusi i thirrjes për protestë të Shtunën(12 Mars) thotë : “Siç shihet  Shtetet e Bashkuara kanë për të luajtur rolin kryesor për lirinë dhe demokracinë e Ukrainës. Pra populli shqiptar në përgjithësi dhe shqiptarët e Amerikës në veçanti kemi detyrime për fitoren në këtë rast të botës perëndimore demokratike në krye me Shtetet e Bashkuara.”

Kësaj proteste me komunitetin Shqiptar në zonën e Tri-Shtetshit, duket se i është bashkuar edhe komuniteti Ukraino-Amerikan për lirinë dhe demokracinë e Ukrainës.

Në fund të njoftimit për protestë thuhet se jeni të lutur të merrni pjesë dhe të sjellni flamuj dhe parulla kundër  Vlladimir Putinit dhe politikës së tij antinjerëzore dhe anti-demoratike, ndaj : “Këtij Hitleri i Dytë i Evropës po rrezikon paqën dhe lirinë e botës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat