Biden do të shkojë në Bruksel më 24 Mars për të treguar unitetin me udhëheqësit e NATO-s

Amerika

Biden do të shkojë në Bruksel më 24 Mars për të treguar unitetin me udhëheqësit e NATO-s

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 15 mars 2022 Në ora: 19:24
Joe Biden

24 Marsi 1999 është edhe data që shënoi sulmin e bombardimeve ndaj Serbisë, 12 Qershori 1999 dita e çlirimit të Kosovës

Presidenti Joe Biden do të udhëtojë në Bruksel javën e ardhshme(24 Mars) për t'u takuar me liderët e NATO-s në vizitën e tij të parë në Evropë që kur presidenti rus Vladimir Putin filloi pushtimin e tij të dhunshëm në Ukrainë, njoftoi Shtëpia e Bardhë sot të martën.

“Në shfaqjen e unitetit më 24 mars", sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se “Biden do të riafirmojë angazhimin e hekurt të SHBA,ndaj aleatëve të saj të NATO-s".

Udhëtimi i tij pason takime me kryeministrat e Polonisë, Sllovenisë dhe Republikës Çeke që shkojnë për në Kiev këtë të martën, ndërsa bombardimet vazhdojnë atje, në shenjë mbështetjeje për presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, pavarësisht rrezikut në terren.

Pak para njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg shkroi në Twitter: "Kam thirrur një samit të jashtëzakonshëm më 24 mars në selinë e #NATO-s. Ne do të trajtojmë pushtimin #Rusi të #Ukrainë, mbështetjen tonë të fortë për Ukrainën dhe forcimin e mëtejshëm të NATO-s parandalimi dhe mbrojtja. Në këtë kohë kritike, Amerika e Veriut dhe Evropa duhet të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku."

Biden do t'i bashkohet gjithashtu një samiti të planifikuar të Këshillit Evropian "për të diskutuar shqetësimet tona të përbashkëta për Ukrainën, duke përfshirë përpjekjet transatlantike për të imponuar kosto ekonomike ndaj Rusisë, për të ofruar mbështetje humanitare për ata që janë prekur nga dhuna dhe për të adresuar sfida të tjera që lidhen me konfliktin", përfundon deklerata e zëdhënses së Shtëpisë së Bardhë Jane Psaki.

24 Mars 1999

Bombardimi i Jugosllavisë nga NATO i cili ishte operacioni parë ushtarak Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) kundër një vendi jo anëtar i saj ( Republika Federale e Jugosllavisë gjatë Luftës së Kosovës ), ka nisur më 24 Mars 1999

Athere(23 vjet më parë) sipas NATO-s, operacioni kërkonte të ndalojë abuzimet e të drejtave të njeriut në Kosovë, dhe kjo ishte hera e parë që organizata e Atlantikut Verior (NATO) e ka përdorur forcën ushtarake pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Sulmet ajrore zgjatën nga 24 mars 1999 deri në qershor 10, 1999. Emri i koduar i operacionit zyrtarisht nga NATO ishte Operation Allied Force - Operacioni Forcave Aleate.

Ish Presidenti amerikan Bill Clinton foli nga Shtëpia e Bardhë më 24 Mars për fillimin e fushatës bombarduese kundër forcave serbe.

Më 24 mars të vitit 1999, aeroplanët e NATO-s lëshuan raketat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi. 

Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, duke mbajtur një fjalim para popullit amerikan nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Klinton atë natë mbajti para popullit amerikan atë që njihet si fjalimin historik, duke lajmëruar se i kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë. 

Lufta mori fund pas një operacioni 78-ditor të NATO-s.

Sulmet ajrore kundër forcave serbe e malazeze vazhduan deri më 9 qershor, kur u arrit Marrëveshja e Kumanovës, e cila ndryshe njihet edhe si kapitullimi i Millosheviqit dhe më 11 qershor forcat ushtarake serbe filluan ta lëshojnë territorin e Kosovës.

Ndërsa 24 Marsi 1999 shënoi sulmin e bombardimeve ndaj Serbisë, 12 Qershori 1999 shënon dhe ditën e çlirimit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat