Destani: Diaspora Shqiptare burim zhvillimi për ekonomitë e brishta të rajonit tonë, por edhe të dëmtuara në këto kohë jo të mira!

Amerika

Destani: Diaspora Shqiptare burim zhvillimi për ekonomitë e brishta të rajonit tonë, por edhe të dëmtuara në këto kohë jo të mira!

Më: 27 mars 2022 Në ora: 16:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Veprimtari i shquar dhe biznesmeni me renome nderkombetare, Lazim Destani ne Tirane: Diaspora Shqiptare burim zhvillimi për ekonomitë e brishta të rajonit tonë, por edhe të dëmtuara në këto kohë jo të mira!

Në Tiranë është organizuar një eveniment i dedikuar diasporës shqiptare organizuar nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare me temën “Tryeza e Partnerëve” – Perspektiva të Reja të Investimit në Atdhe, ku mori pjese edhe veprimtari i shquar dhe biznesmeni me renome nderkombetar Lazim Destani, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Në këtë konferencë u diskutua mbi aspekte të ndryshme nga sfera e ekonomisë, ndërsa në fokus të takimit ishte prezantimi i projekteve për perspektiva të reja investimesh në trojet tona. Këto janë nisma që i shërbejnë vendeve tona, bizneseve, por edhe rritjes së interesit të investitorëve nga diaspora apo atyre të huaj në trojet tona.

Z.Destani ka falënderuar pjesëmarrësit e shumtë, në nivel ministrash, zëvendësministrash e deputetësh, të cilët shprehën gatishmërinë e tyre për ta mbështetur e për ta parë Diasporën Shqiptare si burim zhvillimi për ekonomitë e brishta të rajonit tonë por edhe të dëmtuara në këto kohë jo të mira.

"Komuniteti i biznesit dhe sidomos bizneset e Diasporës të mbështetur nga Qeveria dhe në bashkëpunim me Organizata tjera kombëtare e ndërkombëtare, kanë më shumë arsye për të qenë më të përkushtuar për ruajtjen dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit, si dhe për gjetjen e rrugëve e mundësive për investime të reja. Gjithashtu, mendoj dhe gjykoj, se bizneset e Diasporës Shqiptare janë ato që mund ta krijojnë më së miri rrjetin e shitjeve, si dhe ta bëjnë promovimin e produkteve shqiptare në tregjet e vendeve perëndimore…” ka thene ne fjalen e tij z.Lazim Destani.

Sipas tij  "ky aktivitet, do t’i shërbejë Shqipërisë, trojeve shqiptare, produkteve shqiptare dhe bizneseve shqiptare të diasporës, por edhe atyre të huaja. Vendet tona kurdoherë kanë nevojë për mbështetjen e diasporës dhe diaspora, për dashurinë e përkushtimin e atdheut!.."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat