Shqiptari shpallet Hero në New York

Amerika

Shqiptari shpallet Hero në New York

Nga: Beqir Sina - New York Më: 30 mars 2022 Në ora: 16:38
Qazim Suljoviç

Queens NYC: Shpëtoi një grua 61 vjeçare, shqiptari shpallet “Hero” në New York City. Shqiptari nga Mali i Zi është shpallur “Hero ” në një titull nderi për akte të veçanta sublime në qytet. 

Qazim Suljoviç dhe i biri i tij do të nderohet,  pasi ka shpëtuar nga grabitja një të moshuar nga një sulm me thikë, pranë vendit të tyre të punës . 

Babë e birë kur kan parë se çfarë po ndodhte para picerisë pronë e tyre janë “ kacafytyr” me keqëbërsit duke shpëtuar një grua megjithse u goditën me thikë nga dy grabitës.

Mediat njujorkeze shkruajnë se babë e birë  shpëtuan gruan nga goditja me thikë duke rrezikuar jetën e tyre, ndërsa qytetatët e New Yorkut mbledhin ndihma për Qazim dhe Loui Suljoviç.

Sipas gazetës konservative New York Post, thuhet : Një pronar picerie dhe babai i tij u shpallën Hero nga Qyteti i New Yorkut, teksa po luftojnë për jetën e tyre pasi u goditën disa herë me thikë kur u hodhën për të ndaluar grabitjen e një gruaje 61-vjeçare jashtë restorantit të tyre në Queens, thanë të afërmit dhe policia për The Post të martën njofton Bota sot.

Image
Piceria “Elmhurst, Louie's"

Ngjarja: 

Louie Suljoviç, një veteran i ushtrisë amerikane 38-vjeçar, ishte duke punuar pas banakut të picerisë së tij “Elmhurst, Louie's,” kur ai dhe babai i tij, Qazim Suljoviç, panë të moshuarën duke u grabitur nga dy burra të shtunën mbrëma.

Simbas New Post që të dy ndodhen në spital: “Qazimi është në një situatë të rëndë… ndërsa djali i tij Louie po përmirësohet, ai është i shtruar në spital dhe besoj se do të bëhet më mirë”, tha kushërira e Qazimit, Remzija.

Policia: 

Louie Suljoviç dhe babai i tij, Qazim Suljoviç, ndërhynë kur panë një grua të moshuar duke u grabitur jashtë picerisë së tyre dhe ndërhyn me guxim megjithse pësuan plagë të shumta me thikë, nga goditjet e keqëbërsit.

Stacioni i policisë Precinct 110 NYPD: "Ata janë heronj," ngase.:"Ata u hodhën për të shpëtuar një të moshuar që po grabitjej me dhunë fizike"

Viktima e moshuar e gjinisë  u tha policëve se të dyshuarit i ishin afruar asaj nga pas, e shtynë dhe ia hoqën çantën nga krahu duke e kërcënuar me thikë.

Oficerët arritën të arrestonin dy të dyshuar kur mbërritën mbas 10-15 minutave rreth orës 21:00, ndërsa policët e tjerë dhe autoambalancat u morën me ndihmën e shpejt të dy viktimave ndihmën mjekësore.

Robert Whack, 30 vjeç dhe 18-vjeçari Supreme Gooding u arrestuan për sulmin. Të dy akuzohen për grabitje, sulm dhe armëmbajtje për të kryer veprime kriminale.

Whack u gjet gjithashtu me një sasi të madhe të asaj që policët besojnë se ishte heroinë dhe u paditë edhe  me një shallë për posedim të lëndës narkotike një akuze  tjeter kjo të substancës narkotike, tha policia.

Image
Piceria “Elmhurst, Louie's"

Viktimat: 

Babai dhe djali po trajtohen në spitalin Elmhurst - i njëjti objekt ku piceria e tyre dhuroi ushqime për stafin dhe punonjësit gjatë mbylljes së qytetit gjatë luftës së pandemisë COVID-19 dy vjet më parë(2020)

Sipas të afërmeve të tyre, Louie Suljoviç është duke u përmirësuar dhe Qazim Suljoviç është në gjendje të rëndë.

“Ai dhe babai i tij janë ndër më të mirat që ka për të treguar Nju Jorku. I falënderojmë për guximin e tyre dhe i urojmë shërim të shpejtë”, shkroi në Twitter policia e Komisariatit 110 në lagjen e New Yorku ku ndodhi ngjaraja.

Njujorkezët mbledhin ndihma: 

Një GoFundMe e organizuar nga njujorkezët e  krijuar për të ndihmuar dy viktimat me shpenzimet e tyre mjekësore kishte mbledhur deri tani më shumë se 48,000 dollarë që nga e marta kur ndodhi ngjarja.

Piceria do tē qëndrojë mbyllur derisa Suljoviç dhe babai i tij shërohen, thuhet në faqen e mbledhjes së fondeve GoFundMe.

Whack u akuzua në Gjykatën Penale të Queens të hënën, por nuk postoi obligacionin e tij prej 250,000 dollarësh në para, tregojnë të dhënat. Gooding u vendos  të hetohet në liri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat