Në Nju Jork promovohen dy libra të poetit Idriz Çelaj

Amerika

Në Nju Jork promovohen dy libra të poetit Idriz Çelaj

Nga: Besim Muhadri, New York Më: 8 prill 2022 Në ora: 01:01
Pamje nga promovimi i librave

Në Nju Jork, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, ka zhvilluar një aktivitet letrar, me çrast ka promovuar dy vepra tëanëtarit të saj, poetit nga Rugova, Idriz Çelaj: Vëllimet petike “Për ty dhe Arabanën” dhe “Arti i fjalës”, të botuara kohë mëparë. 

Aktivitetin letrar, i cili u zhvillua në sallën e Amfiteatrit të Community and Wellness Center at Jacobi Hospital, Bronx, e udhëhoqi kryetari i Shoqatës, Mhill Velaj, ndërsa për veprën letrar të poetit Çelaj folën Adnan Mehmeti (president i Shoqatës), dr. Bexhet Asani, Dalip Greca, Idriz Lamaj, Besim Muhadri, Kozeta Zylo, Ramiz Mujaj, Bujar Alimani, Çelë Çelaj etj., ndërkaq, vargje nga krijimtaria e poetit deklamuan aktorët e komuntetit, Shaban Lajçi e Isa Breçani.

Në fjalën e tij përshëndetëse, presidenti i Shoqatës sëShkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan, z. Adnan Mehmeti,këtëveprimtari letrare e quajti si një ogur të mirë, sepse, bashkë me pranverën si stinë, ky aktivet paralajmëron edhe pranverën e promovimeve të veprave të krijuesve shqiptarë, anëtarë të Shoqatës.

Image
Pamje nga promovimi i librave

Nga ana e folësve në këtë promovim, poezia e Idriz Çelajt u vlerësua si një poezi që i qëndron kohës, ndërsa autori i saj si njëpoet i cili talentin e tij për poezinë mëton ta sublimojë përmes temave të larmishme, të cilat në fokus kanë fatin e njeriut të mërguar, por edhe atë atdheut dhe të vendlindjes, ku hasim të shkrirë shpirtin e njeriut të mërguar, që përbën edhe fatin e shqiptarit, rugovanit e njeriut të larguar, për të cilin lumturia, në të shumtën e herave, është e huaj dhe e mbytur në thellësi harrese e largësie. 

Poezia e Idriz Çelajt u vlerësua edhe si një poezi e dhimbjeve dhe e përjetimeve, e frymëzuar nga ngjarje dhe histori të cilat kanë lënë gjurmë në jetën dhe veprimtarinë e tij. Largimi nga atdheu dhe mërgimi shumëvjeçar, kanë nemitur ndjeshëm shpirtin e poetit, duke e shndërruar atë në një ëndërrimtar të përjetshëm të ëndrrësë së kthimit. Kthimi dhe thellimi nëpër kohë, poezisë së tij i japin sharmin e një poezie plot shije që shpëfaqet nëpër vargjet e skalitura me kujdes nga një figuracion i zgjedhur stilistik, ku dominon metafora.

U tha se përmes poezive të tij në këto dy vëllime, Idriz Çelaj na shfaqet si një poet i meditimit, por edhe i përjetimit të thellë artistik. Krijimet e tij, të shkruara brenda një harku të gjatë kohor, na bëjnë të kuptojmë se ai, pavarësisht situatave jetësore, asnjëherë nuk e ka braktisur poezinë, e cila në rrugëtimin e tij jetësor ishte shoqëruesja dhe mikja  më e mirë, edhe atëherë kur ai ndjehej i braktisur. Refereuesit gjatë këtij promovimi thanë se figurat e shquara të historisë kombëtare, por edhe familjare, që ishin pjesë përbërëse të kësaj historie, përbëjnë veçantitë e artit poetik të Çelajt. 

Image
Pamje nga promovimi i librave

Në fund, poeti Idriz Çelaj falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në këtë aktivitet, që u shoqërua edhe me shkëmbime mendimesh për letërsinë dhe inicitiva të tjera, të cilat do të jenë në të ardhmen në vazhdën e aktiviteteve të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat