Restoranti Shqiptar “Çka ka Qëllu” - “pushton” zemrën e Stamford-it - Connecticut

Amerika

Restoranti Shqiptar “Çka ka Qëllu” - “pushton” zemrën e Stamford-it - Connecticut

Nga: Beqir Sina Më: 20 prill 2022 Në ora: 21:52
Restoranti Shqiptar “Çka ka Qëllu”

Restorantet në qendër të Stamford-it ofrojnë kuzhina nga mbi njëqind vende të botës, ndërsa së fundmi listës së restorantve të famshme i është bashkuar edhe guzhina shqiptare.

Dhe, mbas asaj famës së madhe dhe një suksesi të pa-imagjinueshem në New York, Bronx dhe Manhattan, Restoranti Shqiptar “Çka ka Qëllu” tashmë ka “pushtuar” edhe zemrën e qytetit Stamford-it - Connecticut.

Restoranti Shqiptar “Çka ka Qëllu” i pronarit dhe themeluesit të këtyre restoranteve ka hyrë tashmë fuqishëm në rrugën e konkurencës dhe suksesit me menunë e atyre që njihen si restorantet mesdhetar në SHBA, i angazhuar për të ndryshuar mënyrën se si njerëzit të gjejnë edhe ushqimin autentik Shqiptar.

Image
Restoranti Shqiptar “Çka ka Qëllu”

Mbasi Restoranti Shqiptar “Çka ka Qëllu” shkruan “ Stamford-avocate ” Brianna Gurciullo , ka në përdorim vetëm përbërësit dhe recetat më të mira për të gjitha pjatat, duke u shërbyer klientëve në cilësi që ata mund të shijojnë në çdo zgjedhje të klienteve, guzhinën autentike Shqiptare: “ E mbushur me shije e aromë, dhe e gatuar me kujdesin dhe përkushtimin maksimal ndaj autenticitetit, që me siguri do t'ju pëlqejë gjithçka rreth ushqimit që gatuhet me produkte të ardhura edhe nga Kosova”.

“Çka ka Qëllu “ hapi në heshtje dyert e saj në fund të vitit të kaluar afër Columbus Park, në të njëjtin bllok me lokalet e njohura për rreth tij, : Tiernan's Bar & Restaurant, Chutni Biryani & Noodle Bar, Kouzina, Garden Catering, Fiesta On Main dhe Shells Grill Seafood & Bar. Pikërisht, aty ndodhet edhe lokali i ri, “Çka ka Qëllu “ në 15 Clark St. Katy ku ishte më parë Bar BQ House, e cila u mbyll disa vite më parë”, shkruan Brianna Gurciullo - e Stamfordadvocate.

Image
Restoranti Shqiptar “Çka ka Qëllu”

Ajo thotë se pronari Ramiz Kukaj, i cili është me origjinë nga Kosova, tha pas hapjes së dy lokacioneve të “Çka ka Qëllu” në New York City - një në Bronx dhe një tjetër në Manhattan - ai donte t'ua prezantonte kulturën e vendit prej nga ai vjẹn, dhe që mburret me krenari Kosovën, edhe banorve në Stamford, një qytet që i kujton atij Europën për nga stili i jetesës.

"Manhattani të jep atë “nxitimin- jetën dinamike” që nuk të lejon të “shijosh jetën europiane”, por që çdo kush në kulinari ka mundësi të “rreket” nëpër kulturën e vet nga ai vjen, dhe të përshtatet pak a shumë me gjithçka për shkak të shpejtësisë dhe stilit të jetesës," tha Kukaj, i cili emigroi në Shtetet e Bashkuara rreth 26 vjet më parë.

“Njerëzit nga Stamfordi, shtoi ai ju dëgjojnë dhe ju kuptojnë. Ata vijnë jo vetëm të shijojnë ushqimet me produkte autentiké, por edhe dëgjojnë historitë tuaja, dhe kështu të duket vetja sikur jeni në Europë.”

‘Çka Ka Qellu’, është më shumë se një restorant. Aty konsumatorët mund të shohin historinë,e Shqiptarëve në një muze i vërtetë artefaktesh nga Kosova, Shqipëria, e Trojet etnike Shqiptare.

Image
Restoranti Shqiptar “Çka ka Qëllu”

Për këtë qëllim Ramiz Kukaj, Restorantin “Çka ka Qëllu” në Stamford, e ka bërë simbas stilit të tij të veçantë indetik si në Bronx dhe Manhattan - New York, jo vetëm restorant por edhe një muze të vogël etno-folklorik.

Ndërtesa e restorantit është dykatëshe, e cila përfshin një bar dhe një oborr të stilit spanjol nga jashtë, ndërsa porsa kalon pragun e derës lokali është e mbushur me artefakte nga Ballkani. Tavolinat e ngrënies janë prej druri janë të rrethuara me mure guri dhe të vendosura nën ndriçimin gjysmë egzotik me llambadarë të vegjël.

“Çka ka qëllu”, që ndryshe mund të thuhet “me çfarë na keni gjetur”, ku: “Të parët tanë, pleqtë tanë kur kishin ndonjë mysafir që e kiste nxanë rruga i thonin: Bujrum, bukë, kripë, zemër dhe çka ka qëllu.” nga ku rrjedh dhe vet emri i këtij restoranti, që sot nga Ramiz Kukaj është bërë mjaft I njohur në zonën e Tri-Shteshit.

Pronari dhe themelesi i restorateve “Çka ka Qëllu “, Ramiz Kukaj, për këtë i ka treguar gazetares se gazetës Stamford - Avocate, Brianna Gurciullo, se “Emri është një thënie që përafërsisht që do të thotë: “Kjo është ajo që kemi”, tha Kukaj. Vjen nga ideja që nëse je një udhëtar dhe rruga të kalon pranë shtëpisë tuaj, ju i ftoni ata ose atë brenda - edhe nëse keni pak ushqim për të ofruar,” thotë Kukaj.

Image
Restoranti Shqiptar “Çka ka Qëllu”

Kukaj ka rrëfyer po ashtu se vendosi të hapte restorantin e tij të parë pasi nuk mundi të gjente një restorant shqiptar për t'ia rekomanduar djalit të tij, i cili kishte dashur të shkonte në një restorant me miqtë.

“Mishi i viçit është një element kryesor në menunë e Çka ka Qëllu,” thotë ai:

“Klientët)(mysafirët) mund të porosisin salcice(suxhuk) qofte dhe qebape viçi për një meze ose specialitete me produkte të shtëpisë. Për ata që kërkojnë çmime më të lehta, Kukaj tha se turishit me gjizë dhe sallatat janë "shumë autentike", të bëra me vaj ulliri dhe "gjithçka që është rritur në bahçen e shtëpisë, si domate dhe tranguj, plus është edhe djathë i bardhë të bërë vetë. Restoranti bën edhe bukë të freskët”.

Në fund: “Çka ka Qëllu“, garantonë nëse zgjidhni një herë ushqimin e gatuar në restorantin “Çka ka Qëllu “, natyrisht, që ju do të pëlqeni gjithçka që ofrojnë ata, dhe do të ktheheni sa më shpejt që të jetë e mundur! Me ushqimin me shije të shkëlqyer, dhe shërbimin e shkëlqyer të ofruar nga stafi miqësor, i “Çka ka Qëllu “, Ju mund të jeni të sigurt se përvoja juaj do të jetë e shkëlqyer.”

Image
Restoranti Shqiptar “Çka ka Qëllu”
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat