Shtëpia Botuese “Adriatic Press” dhe misioni i saj në Amerikë

Amerika

Shtëpia Botuese “Adriatic Press” dhe misioni i saj në Amerikë

Nga: Emrije Krosi Më: 28 prill 2022 Në ora: 17:27
Shtëpia Botuese “Adriatic Press”

Shtëpia Botuese “Adriatic Press” është themeluar në vitin 2001 në Amerikë. Ajo ka një rreth të gjerë bashkëpunëtorësh nga të gjitha fushat e kulturës: shkrimtarë, poetë, kritikë, pedagogë, piktorë, akademikë, përkthyes. “Adriatik Press” është në shërbim të krijuesvë shqiptarë në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada si dhe një urë për përkthimet në anglisht.

Pyetja shtrohet, pse “Adriatic Press”? Adriatik, sepse vendlindja e themeluesit të kësaj shtëpie botuese Adnan Mehmeti, është nga këto vise të diellnuara, me ujëra të kaltra, rërë, ullinj dhe njerëz bujarë. Si një ngjizje mes “emrit” dhe atdheut, atdheu tjetër, Amerika, ku jetojnë, punojnë, krijojnë dhe botojnë shumë krijues shqiptarë, që padyshim falë edhe komunikimit ndërgjuhësor (dygjuhësh), japin mundësinë të receptohen edhe para lexuesit anglishtfolës.

Shtëpia botuese “Adriatic Press” është themeluar me dëshirën e mirë për të ndihmuar për botimin e krijuesve shqiptarë pse jo edhe nga përkthimet anglisht-shqip dhe anasjelltas. Niveli i kritikes në arealin e artistëve shqiptaro-amerikanë, është më profesionist, më selektiv, duke vlerësuar nivelin e botimeve, si nga ana cilësore ashtu edhe nga ajo përmbajtjesore. Bashkëpunimi me të gjithë shkruesit shqiptarë, nëpërmjet kësaj shtëpie botuese për të organizuar, sistemuar dhe botuar shkrimtarët e shumtë në Amerikë, e ka fillesën që me botimin e revistës lertare “Pena” dhe monografia për Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptarë në Amerikë.

Në një bisedë me vetë botuesin Mehmeti, rreth botimeve të kësaj shtëpie botuese, mësova për seriozitetin profesionale, për të qëmtuar vlera të vërteta, ku tharmi i letërsisë dhe kulturës mbarëshqiptare bashkëkohore, moderne/postmoderne, të hapërojnë në tërë hapësirën e Amerikës së Veriut, Meksikë dhe pse jo më tutje. Botimi i një sërë emrash të njohur në diasporën shqiptaro-amerikane tregon një ogur të mirë për këtë mision, që në embrion të kësaj shtëpie botuese.

Duke shpresuar që shtëpia botuese “Adriatik Press” të jetë një përçuese vlerash të vërteta poetiko-letrare i urojmë sa më shumë botime cilësore dhe mbi të gjitha lexuesve jo vetëm shqiptarë por edhe amerikanë, për të njohur jo vetëm dimensionim e pafundmë të kuturës dhe gjuhës shqipe, por edhe misionin e letërsisë së sotme moderne shqipe, që herë-herë me disa përjashtime, akoma etiketohet si letësia e realizmit socialist, por që në vërtetë grupet e shkrimtarëve të ish-të dënuarit politikë dhe ajo femëror, janë skajet margjinale të opusit të madh letraro- poetik shqiptar, të papërfshirë sa duhet në misionin e njohjes nga lexuesi shqiptar dhe i huaj. Me shpresën, se kjo shtëpi botuese do përplotësojë këtë boshllëk letrar me standarde të larta letrare, i uroj suksese “Adriatik Press”, në misionin e saj fisnik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat