Harry Bajraktari takimi me dy vëllezërit e suksesshëm nga Kosova në Washington DC

Amerika

Harry Bajraktari takimi me dy vëllezërit e suksesshëm nga Kosova në Washington DC

Nga: Beqir Sina Më: 30 prill 2022 Në ora: 20:45
Foto nga takimi

Ishte kënaqësi të shihja dhe takoja dy vëllezërit nga Kosova në Washington D.C. Yllin dhe Ylber Bajraktarin, përkatësisht në zyrat e tyre në axhensinë « The Special Competitive Studies Project », në Washington D.C., thotë zoti Bajraktari pas këtij takimi, raporton Bota sot.

Më tej në një fotografi nga ky takim me dy vëllezërit nga Kosova, në Uashington, veprimtari i dalluar Harry Bajraktari shkruan në llogarinë e tij në Facebook se : « SCSP po bën punë të jashtëzakonshme për të forcuar konkurrencën afatgjatë të Amerikës në inteligjencën artificiale dhe teknologji të tjera.

Kjo është « gara » që do të përcaktojë të ardhmen e botës dhe jam krenar që shoh dy shqiptarë që luajnë një rol të dorës së parë në këtë mision ».

Në një vlerësim për këta dy vëllezër shqiptar që u bën të njohur në suksesin e tyre të punës kur shërbyen në Pentagon dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë,Harri Bajraktari thotë se :

«  Ylli Bajraktari, CEO i SCSP është krahasuar me Henry Kissinger në rolin që ai luajti në formësimin e strategjisë bërthamore të Amerikës gjatë Luftës së Ftohtë. »

Ylli dhe Ylber Bajraktari përfaqësojnë më të mirët e kombit tonë. I uroj suksese ne punen e tyre, shkruan veprimtari i njohur Harry Bajraktari.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat