Dr. Gëzim Alpion, ligjëratë shqip me Shqiptarët në Vatër, për librin e tij të fundit kushtuar të Shenjtes Nënë Terezës

Amerika

Dr. Gëzim Alpion, ligjëratë shqip me Shqiptarët në Vatër, për librin e tij të fundit kushtuar të Shenjtes Nënë Terezës

Nga: Beqir Sina Më: 1 maj 2022 Në ora: 16:46
Dr. Gëzim Alpion

Mbas Georgetown University (Washington DC) dhe Harvard University(Boston Massachusetts) ,Sociologu Dr Gëzim Alpion (Universiteti i Birminghamit) erdhi në një takim me shqiptarët në Federatën PanSqiptare të Amerikës, Vatra, në New York

Bronx New York (30 Prill 2022) : Profesor. Dr. Gëzim Alpion, studjuesi i njohur dhe autor i dy librave kushtuar “Nënë Terezës”, erdhi në Shtetet e Bashkuara, ku ai mbajti gjatë kësaj jave, tre ligjërata, duke bërë kështu edhe prezantimin e librit të dytë për të Shejtën Nëna Tereze, librin studimor me titul “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe kombi i saj” në SHBA.(Libri për Nënë Terezën, që botohet në paperback, prej 1 Maj 2022, mund të posositet që tani në Amazon: https://amzn.to/3M7HHV4).

Ligjëratën e parë Sociologu Dr Gëzim Alpion e mbajti në 26 prill në Georgetown University, me ftesë të Programit të Studimeve Katolike, i cili është një nga universitetet më të njohura të vendit, dhe ndodhet në kryeqytetin amerikan, Washington DC.

Më pasë me një ftesë të Shoqatës së Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Harvardit në Boston, për një bisedë me studentët shqiptar të këtij tempulli prestigjoz të dijës, me profesor Gezim Alpion, u fol po ashtu për një nga figurat më të rëndësishme shqiptare në histori, për të Shenjtën Nëna Terezën, ku ai mbajti një ligjëratë.

Ndërkohë, të Shtunën më 30 prill, pasdite, studjuesi i njohur duke vizituar SHBA, ishte mysafiri i komunitetit shqiptar për zonën e “Tri-Shteshit” Nju Jorkun me rrethinë, në shtëpinë e Vatrës, ku mbajti një ligjiratë të thuktë mbi librin e tij më të fundit : “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe kombi i saj”, në mjediset e Federatës Vatra, në Bronx New York.

Po ashtu gjatë takimit në Vatër , ai komunikojë nëpërmjet Q&A (pyetjeve e përgjigjeve) me auditořin e ardhur enkas me këtë rast.

Editori i Diellit, Sokol Paja,duke faleminderuar profesorin nga Birminghami për vizitën në Vatër, e quajti atë një takim shumë të rëndësishëm, jo vetëm për Federatën PanShqiptare Vatra, por për gjithë komunitetin shqiptar.

“Sot na nderon me prezencën e tij, Profesori i Birminghamit Gëzim Alpion i cili është padyshim edle një nga biografët më të arrirë dhe më të suksesshëm . Ky është edhe një moment shumë i rëndësishëm që në përvjetorin e Nëna Terezes, për ne shqiptarët te kemi edhe një moment kranarie e lavdie, sepse flasim për prejardhjen e saj, gakun e saj shqiptar”.

Ndërsa, duke vlerësuar figurën e Nëna Terezes, editori i Diellit, duke hapur takimin tha se :“ E Shenjta Nëna Tereze, është një figurë e përbotëshme, kombëtare, që na nderonë e lartëson ne shqiptarve nëpëmjet vlerave të saj universale- Kampione e paqes dhe humanizmit planetar.”

Kryetari i Vatrës, zoti Elmi Berisha, në cilësin e mikpritësit, tha se është nder dhe pervilegje e veçantë të vijë në Vatër, dhe të flasë Prof.Dr. Gëzim Alpion, i cili është një professor, një studies, një sociology i njohur nga Universiteti të Briminghamit, për një figurë të tillë kaq të madhe për mbarë njërëzimin. Figurës më të dashur dhe më të respektuar shqiptare që egzistonë në historinë e një kombi, si figur e të Shejtës Nëna Tereze..

Më pas Berisha, tha se Vatra në vijimë të një tradite të herëshme të saj, në jetën kulturore kuminitare në diasporë, ka vazhduar pa u ndalur në promovimin e autorve dhe librave të ndryshëm në çdo lëmi.

“Por, një e veçantë është për Vatrën, dhe vatranët, mbarë komunitetin shqiptar, do të thoja, tha ai natyrisht që është kur vini për të marrë pjesë në këto promovime, në shtëpinë e Federatës PanShqiptare Vatra. Kur vijnë personalitete të tilla, ata që krijojnë, studjonë dhe i publikojnë punime kaq të mëdha, në përmasa kaq të mëdha, në këtë lëmi, siç është Profesor Gëzim Alpion, me studimin e tij në dy libra për Nëna Terezen”.

Kreu i vatranëve ne SHBA, Zoti Elmi Berisha, tregojë në fillim të fjalës së tij, se për Nëna Terezen, që ai( personalisht), nga ana shpirtërore ka një ndjenjë të veçantë.

Dhe, për këtë u shpreh ai unë po ashtu mendojë se ka shumë arsye për të pasur një ndjenjë të veçantë, që lidhen me personalitetin e Nëna Terezes, në vlerësimin universal të kësaj figure të përbotëshme.:

“ Unë besojë se edhe Zoti vet Nëna Terezen e solli në këtë jetë, të lutet e të ndihmojë mbarë njerëzimin. Por, edhe që t’i bashkojë shqiptarët shpirtërisht nëpërmjet emrit të saj, veprave të saj hyjnore për njerëzimin. Dhe, më e rëndësishmja për ne shqiptarët, me emrin dhe veprën e saj hyjnore t’i tregojë mbarë botës se kush janë Shqiptarët”.

Në fund, Ish Drejtori i Divizionit Europian Frank Shkreli - i cili ka qenë gazetar dhe redaktor në “Zërin e Amerikës”, seksioni shqip ., mik i hershëm i Profesor, Gëzim Alpion, Profesor, Prend Qeta nga Waterbury, anëntar I kryesisë së Vatrës, dhe Profesore Azeta Zhabjaku Kola ish mësuese e Gjuhës Shqipe, Leximit, dhe Muzikës në shkollën “Emin Duraku” në Tiranë, sot profesor i Humanistikës në New York University, në New York, pyetën dhe komentuan rreth librave dhe studimeve të Profesorit të Universiteti i Birminghamit, Dr Gëzim Alpion, për të Shenjtën Nanë Terezen.

Alpion : “Kjo është biseda ose ligjerata e tretë që po mbajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

Dr. Allpion I cili është eskpert i sociologjisë së fesë, nacionalizmit, famës, racës, medias, filmit, dhe autorësisë, personaliteti që ka ligjëruar në mbarë botën, për Nëna terezen, që nga Kalkuta në Uashington, vizitën në Vatër dhe paraqitjen e libria të Nëna Terezes, e quajti më se të veçantë.

“Nuk e di pse, tha ai por ky takim në Shtëpinë e Vatrës, është më e rëndësishmi dhe më i bukur për mua - ngase për herë të parë në Amerikë, po flasë vetëm shqip dhe me shqiptarët e gjakut tim - për të Shejtën Terezen, në Vatrën e kolosve më të nderuar të kombit Shqiptar”.

Ndërsa, atë që kudo të bjer rasti në mejdise kaq akademike kudo në botë që nga Kalkuta, Londra, Tirana, Shkupi, Prishtina, che Uashingtoni, të flasësh për të Shenjtën Nënë Therezen, : “Është, jo vetëm përgjegjësi , por është në të njëjtën kohë edhe një përvilegjë jashtëzakonisht i veçantë” .

Duke four për veprat e tij për të Shenjtën Nena Terezen - ai tha se ngase, nuk dua të « glorefikojë » figurën e saj sepse nuk është fare e nevojshme me një figurë të tillë. Por, gjithonë në punën time jam munduar të ju jap të kuptojnë, të gjithë, “sesi, ka mundësi që kjo vajzë e re, dhe e thjesht nga Shkupi i shqiptarve, arriti të bëjë atë që nuk e kanë bërë pothuajse për 20 shekuj , sigurisht të shënjët e shëjteresha të tjerë, siç e bëri Nëna Theresa, e shqiptarve”

Vazhdimisht kam studiuar por gradualisht po e kuptoja atë që thotë e Shenjta Nëna Thereze : « Ju ose e keni besimin, ose nuk e keni! »

Nënë Tereza: Një qasje sociologjike ndaj frymëzimit shpirtëror dhe dekurajimit.

Në tre ligjeratat në SHBA, Profesori i Universiteti i Birminghamit, Dr Gëzim Alpion, simbas styre që e ndoqën në dy universitet amerikane thanë se :

“ Pas publikimit të shkrimeve private të Nënë Terezës në vitet 2000, mbështetësit e saj e kanë interpretuar “Natën e errët të shpirtit" të saj si "provë" shtesë të statusit të saj "të shenjtë", ndërsa kritikuesit e saj e kanë përdorur atë për të njollosur më tej imazhin dhe trashëgiminë e saj.”

Po simbas tyre në lirat e tij Dr. Gezim Alpion, shkruan se : “Kriza shpirtërore e murgeshës është objekt i shqyrtimit shkencor në shumë disiplina”.

Të cilat Sociologu Dr Gëzim Alpion (Universiteti i Birminghamit), propozon që të varfërit, me të cilët ajo punoi, dhe komuniteti i saj fetar që ishin 'ndihmues' në kërkimin e saj të përjetshëm për të gjetur një Zot të pakapshëm dhe për të zgjidhur problemin e errësirës shpirtërore.

Simbas një përshkrimi nga Universiteti i Georgetown i Uashingtonit, në ubsajtin e sạ, thotë se “këndvështrimi sociologjik i Dr. Alpion qemton atë boshllëkun shpirtëror të Nënë Terezës, si një gjendje të pashërueshme që kuptohet më mirë në kontekstin e një sërë mjedisesh të ndërlidhura personale, familjare, etno-shpirtërore dhe kulturore”.

Dr. Gëzim Alpion është profesor në Birmingham University, pjesë e Departamentit të Sociologjisë që nga viti 2002.

Dr Gëzim Alpion ka një diplomë nga Universiteti i Kajros dhe një doktoraturë nga Universiteti Durham, MB. Ai ka dhënë leksione në Universitetet e Huddersfield, Sheffield Hallam dhe Newman përpara se t'i bashkohej Departamentit të Sociologjisë në Universitetin e Birmingham, MB, në 2002. Specializimet e tij përfshijnë sociologjia e fesë, nacionalizmit, famës, racës, medias, filmit dhe autorësisë.

Dr Alpion ka botuar kohët e fundit "Nënë Tereza: Shenjti dhe Kombi i saj" (dritare e re) (Bloomsbury, 2020): Duke u ndalur në traumat, sprovat dhe arritjet e saj si një individ privat dhe një misionar publik, dhe në spiritualitetin e saj kompleks, ky libër pretendon se Nëna Jeta e Terezës dhe historia e kombit të saj, veçanërisht marrëdhënia e bashkatdhetarëve të saj me katolicizmin romak, janë të ndërlidhura. Zbulimi i kësaj ndërlidhjeje është thelbësor për të kuptuar se si kjo ikonë moderne shpirtërore dhe humanitare ka ardhur për të mishëruar ADN-në kulturore dhe shpirtërore të kombit të saj të lashtë.

Image
Image
Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat