Besimtarët muslimanë shqiptarë në SHBA, festuan Bajramin

Amerika

Besimtarët muslimanë shqiptarë në SHBA, festuan Bajramin

Nga: Beqir Sina Më: 3 maj 2022 Në ora: 06:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Myslimanët shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, festojnë plotësisht Fitër Bajramin pas 2 vitesh të pandemisë.

Staten Island NY(2 Maj 2022) : Besimtarët muslimanë , shqiptar janë kthyer këtë mëngjes për të festuar Fitër Bajramin pas dy vitesh festimesh të “ndrydhura” për shkak të kufizimeve pandemike, dhe masave që nuk lejuan asnjë llojë grumbullimi.

Fitër Bajrami shënon fundin e muajit të shenjtë islamik Ramazan, kur besimtarët agjërojnë nga agimi deri në muzg për 30 ditë.

Kthimi i traditës së festimit të Bajramit me faljen në Xhami, dhe festimet e tjera në shtëpi, ka shkaktuar një emocion të madh dhe më shumë gëzim për të gjithë besimtarët shqiptar, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, qytetet më të populluar me shumicë myslimane, ndërsa në mëngjes pati një dyndeje të madhe besimtarësh në të gjitha xhamitë shqiptare.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

“Fjalët nuk mund të përshkruajnë sa të lumtur janë sot, të gjithë besimtarët mbasi kaluan një muaj agjërimi shumë të bukur. Pas dy vitesh që na ndau nga pandemia, sot mund të bëjmë sërish namazin e Bajramit bashkë, dhe afër me njëri tjetrin e pa maska”, tha Imam Ferd Bedrolli, i cili, duke ua uruar Bajramin përcolli edhe një mesazh paqe , dashurie e mirësie, për të gjithë shqiptarët kudo janë”

Të hënën më 2 Maj , Xhamia “Qëndrën Islame Kulturore Shqiptare” në Staten Island – Nju Jork, hapi dyret e saj, në orët e hershme të mengjezit qysh në orën 4:30 simbas kohës lokale, pas thirrjes së Ezanit të Sabahut, ku falja e namazit të Sabahut nisi më 5:10 të mëngjesit të sotëm, kurse namazi i Fitr Bajarmit u fal në orën 6:30 të mëngjesit të sotëm.

Ligjeratat e rastit i mbajtën udhëheqësit shpirtëror ; Dr. Dhulkarneijn Vardari, President i Qendres Islame Kulturore Shqiptare si dhe Imam Ferid Bedrolli sekretari i Qendres, të cilët thanë se “ kjo festë Bajrami, është festa më e madhe muslimane, në mirenjohje që besimtarët duhet tregojn ndaj dhuntive të Zotit, gjatë muajit të Ramazanit dhe agjerimit, që ishin një dhunti e madhe për të gjithë besimtarët”.

Të dy ligjeruesit theksuan se QIKSH se shpejti me ritmin që po punohet do të kemi edhe ndërtesën e re, e cila deri në fund të vitit me ndihmën e Allahut do jetë gati, ajo do të jetë një qendër multi-funksionale, shkollë e lartë – highschool si dhe Gym area për rinin, si dhe disa salla me qëllim përdorimi nga komuniteti ynë për raste e evenimente të ndryshme shoqërore, gëzime dhe hidhërime.

Dr. Dhulakarnin Vardari dhe Imam Ferid Bedrolli, po ashtu gjatë ligjerimit u ndalën dhe i kushtuan për këtë qëllim rëndësi të veçantë kontributit që duhet të jap çdo besimtari : "Mendoni pak për të dhënë ndihma në emër të Allahut, për të ndërtuar atë pjesën tjetër të këtij objekti madhështor, e cila thanë ata është shtëpia, shtëpia ku faleni e lutet çdo besimtar".

Kjo, xhami thanë ata do të jetë më e madhja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.

“Ibadetet-adhurimet në Islam kan për qellim të farkojnë kalibër të njerëzve që punojnë për të mirën e njerëzimit pa dallim race dhe feje. Pejgamberi ynë Muhamedi a.s. na mëson se më miri se si njeriu është ai që sjell dobi më se shumti njerëzve”, tha gjatë lijgeratës së tij – Dr. Dhulakarnin Vardari.

Hytben e mbajti Imami i kësaj Xhamie , Tahir Kukaj.

Ndërsa, mesazhi i Fitër Bajramit, që u dha nga Dr. Tahir Kukaj, Nën/President i kësaj qendre të madhe islame në zonën e Tri-Shteshit, kishte të bëjë edhe një herë për faleminderimet për Zotin, për gjitha këto të mira që na ka dhënë.

“Faleminderojm, dhe, lutemi për këtë vend që quhet Shtetet Bashkuara të Amerikës , për gjithë këto të mira që na jep. Ku mundësia dhe opurtoniteti i pakufizuar, në këtë vend është vetem qielli. Ky është një vend ku çdo njeri arrin të realizojë aspiratat e tij , andaj tha ai edhe ne i faleminderohemi Zotit, që na solli në këtë vend”.

Ndërsa, duke folur për 30 ditët e agjerimit, Imam Kukaj, tha se “Mbas dy vjetësh gjatë muajit të Ramazanit kemi pasë mundësi të afrohemi më shumë me njëri tjetrin. Kemi agjëruar për ta dashurit dhe kemi respektuar njëri tjetrin. Kemi qenë më afër Allahut me lutje dhe besim . Kemi pasë mundësi të tregojmë se sa bujar jemi, dhe sa të dashur jemi me njëri tjetrin. Kemi pasur fuqi dhe vullnetmirë për të agjëruar në emër të Allahut.”

Duke folur për këtë muaj të madhërishëm Dr. Kukaj, iu drejtua besimtarëve duke thënë : “Se sot ndihemi krenarë për punën – adhurmiet që kemi bërë brenda muajit të Ramazanit. Gjatë Ramazanit ne kemi kultivuar shumë vlera esenciale për mirëqenjen tonë dhe të njerëzimit. Kemi forcuar besimin në Krijuesin e e Gjithësisë, por edhe besimin në vlerat universale e njerëzore, që është mëshira, mirësia dhe humanizmi.”

Kemi përforcuar sinqeritetin si vyrtyte, që e kemi çelnikosur gjatë një muaji të Ramzanit. Lutem që këto vyrtyte të na ndihmojnëe të jemi njerëz të denjë për të paraqitur vlerat e vërteta të Islamit, që reflektojnë mirë në jetën tonë dhe të tjereve. Lutem që besimtarët që kanë agjeruar Ramaznin ta ruajanë forcën dhe energjinë e besimit, që kanë perfitur gjatë Ramazanit, dhe të mos përfundoj kjo energji me rastin e përfundimit të 30 ditëtëve të agjerimit. Të festuarit në Islam ka karakter human dhe familjar, ashtu sikur nuk mund të jemi frutëdhënës të vetmuar, nuk mund të festohet në mënyrë të vetmuar dhe larg familjeve si rezulate i ndonjë keqkuptimi apo hidhërimi. Sot është ditë pajtimi dhe familje, sot është ditë shprese dhe bujarie.”

Dy veprimtar të dalluar të komunitetit, besimtar të devotshëm, Sali Bollati dhe Ibrahim Kolari, mbasi falën Bajramin, thanë : “ Është një kënaqësi e madhe dhe gëzim i madh të falim Bajramin dhe t’ju urojmë me këteë rast nga zemra gëzuar Festën e Fiter Bajramit! paqe, lumturi e begati për të gjitha familjet shqiptare.”

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat