“Sponsorizimi i ngritjes se 2 shtatoreve të Shen Terezës në Sarajeve dhe Malësi”

Amerika

“Sponsorizimi i ngritjes se 2 shtatoreve të Shen Terezës në Sarajeve dhe Malësi”

Më: 5 maj 2022 Në ora: 13:06
Marash Nucullaj

Nga Detroiti kishte udhëtuar enkaz për këtë veprimtari Marash Nucullaj, aktivist per shume vite ne komunitet dhe anetar shumevjecar i bordit te Liges Qyetare Shqiptaro-Amerikane. “Sponsor i ngritjes se 2 shtatoreve te Shen Terezes në Sarajeve dhe Malesi” tha Camaj.

Fjala e plotë e Marash Nucullaj:

Te nderuar vellezer e motra mirembrema. Kam nderin dhe kenaqesin t’ju pershendes dhe t’ju pergezoje per kete simpozjumin madheshtor. Pershendes Dom Pjeter Popaj, famullitarin e Kishes Zoja e Shkodres. Pershendes autorin e librit qe pershkruan biografine e Shen Terezes, te nderuarin Dom Lush Gjergji. Pershendes dhe falenderoj sinqerisht per ftesen, organizatoret e ketij simpozjumi: Qendren Nane Tereza pran Kishes Zoja e Shkodres, Shoqaten Vatra dhe Gazeten Iliria. Pershendetje dhe rrespekt per te gjithe Ju zonja dhe zoterinje dhe mbare komunitetin shqiptare ne New York.

Tema per te cilen do te flase eshte: Ceremonia e Varrimit te Shen Terezes.

Ne vitin 1995 kur Shen Tereza do te vizitonte Ameriken, une kisha planifikuar ta takoja. Doja te udhetoja per ne Washington, por u njoftova se do te vizitoje edhe New Yourkun, pastaj une vendosa per te shkuar ne New York. Me te shkuar ne New York rrethanat ishin te atilla sa qe nuk e pata fatin ta takoja personalisht, per cka e kisha nje deshire te madhe te parealizuar sepse gjithehere e admiroja vepren dhe personalitetin e saje.

Ne kohen kur mora lajmin qe Shen Tereza nderroje jete, gjegjesisht me 5 Shtator 1997, ishte dite e Premte dhe ishte shume lajm i hillur per mua personalisht dhe per kombin tone shqiptar. Menjeher me erdhi ne mendje mundesia e pjesmarrjes ne ceremonin e varrimit. Mora vendim qe te udhetoje per ne Indi, ne menyre qe ti japim lamtumiren e fundit motres tone Shen Terezes per te cilen ne si komb ndihemi shume krenare. Ne kete vendim mora perkrahjen e plote te bashkeshortes time Lules dhe vellait tim Dedes.

Per momentin ishte shume veshtire te organizohet udhetimi sepse India kerkonte vize per hyrje brenda shtetit. Ne ate moment nuk kisha informacjon nese edhe ndokush tjeter do te udhetoje, por u njoftova se ne Kishen e Shen Palit atehere ne 12 mile, do te organizohej nje meshe solemne dhe njekohesisht do te diskutohej mundesia e udhetimit ne ceremonin e varrimit ne menyre te organizuar qe do te perbehej nga nje numer modest bashkekombasish. Mbasi qe u paraqiten disa bashkevendas per te udhetuar, isha shume i gezuar qe do te marrim pjese si grup nga diaspora.

Nderkohe une kontaktove Dom Prek Ndrevashen per ta njoftuar per planin. E pyeta nese edhe ai do te vije me ne. Ai mu pergjigj: Te past Dom Preka, une nuk kam mundesi te vi me ju, por do t’ju ndihmoj me gjysmen e te hollave ty dhe Dom Antonin, per cka e falenderova shume dhe i thash se nuk eshte nevoja dhe se cdo gje do te jene ne rregull. Te njejtat fjale ia percolla edhe Dom Antonit. Koha nuk premtonte. Pasaportat per procedure te vizave i dorezuam tek agjensia e Gergj Dedivanaj.

Ishte nje emocjon i jashtezakonshem. Koha per te hypur ne airoplan ne airoportin e New Yorkut po afrohej. Pasaportat nuk na kishin mberritur akoma nga ambasada Indiane ne Washington. Ne momentin e fundit cdogje perfundoj mire dhe e gjithe grupi i perber prej 18 veta burra e gra shqiptare, emrat e te cileve do ti citoj me vone, hypem ne airoplan dhe u nisem per Calcuta, gjegjesisht Indi. Udhetimi ishte shume i larget, por deshira per te qene ne lamtumiren e fundit te Shen Terezes e beri me te lehte.

Gjat gjithe rruges nuk munguan lutjet te drejtuara nga famullitari i atehershem i Kishes se Shen Palit, Dom Anton Kqira. Me te mberritur ne Calcuta, neve kerkuam te shkonim drejt perdrejt tek vendi ku ndodhej kufoma(trupi) i Shen Terezes. Kur mberritem tek vendi, ne hyrje ishin rojet te cilat ndalonin hyrjen e vizitoreve sepse ishte jasht orarit te caktuar. Neve biseduom me ta dhe i sqaruam se prej nga vime dhe kush jemi. Rojet kontaktuan me drejtuesit e tyre, dhe menjeher erdhi zevendsja e Shen Terezes qe quhej Nirmala. Ajo u pershendet me neve, rojet hapen deren dhe na drejtoj pran arkivolit te Shen Terezes.

Neve na prezentove si vellezerit dhe motrat e Nene Terezes. Pasi qe beme homazhe qendruom aty dhe biseduam me gjansisht per jeten e Shen Terezes. Te nesermen pata fatin te takohem dhe te bisedoj edhe me shume me motren Nirmala. Ajo me tha se pothuajse cdo dite ne mesin e lutjev, lutej per kombin e vet shqiptare me keto fjale: Zot bekoje krejt boten, Zot bekoje popullin tim shqiptar e cliroje prej se keqes. Edhe Kosova nje dite ka me qene e lire. Keto jan fjalet e moter Nirmala qe mi tregoj per Nene Terezen. Ceremonia e vorrimit ishte organizuar ne nivel shteteror me nderime shume te larta. Pjesmarres ne kete ceremoni ishin personalitete me te larta boterore perfshire ketu edhe ish presidentin e Shqiperise Rexhep Mejdanin pastaj Hillry Clinton etj. Ishte nje perfaqesim i mbare njerzimit pa dallim fejet, politiket apo rracet. Sa shume na kenaqej shpirti kure ndegjonim fjalet me te nderuara per vepren e motres tone Nane Tereza.

E si duhej te ndihemi ndryshe pervecse krenare dhe te nderuar, sepse kombe me te medha akoma nuk e kan dhane nje shejte si ajo ne shekullin tone. Te nesermen mbas vorrimit ishim ne shqiptaret ne krye me Dom Antonin qe shkuome te vorri dhe u celebrua mesha e pare ne gjuhen shqipe nga vet ai. Vlen te permend se ne vorrim ka pas edhe te tjera grupe shqiptare te organizuara dhe individ qe kan marr pjese ne varrim. Kan qene nga New Yorku, Lek Gojcaj, Gjeke Gjonlekaj, Marjan Cubi, Simon Simonlacaj, Pashko Gojcaj etj... dhe nga shume vende te botes me te cilet jemi takuar gjate atyre diteve.

Dua te theksoj se gjate kohes qe qendruam ne Indi, kishim rastin poashtu te njoftohemi me vendin ku Shen Tereza ka jetuar. Shtepine dhe dhomen e gjumit si dhe krejt paisjet qe ajo i perdorte gjat jetes. Ishim deshmitare te bamiresis se pakufi te saj, per cka ne ndiheshim shume krenar. Me shume rrespekt na prezantont motra Nirmala duke thene: Keta jane vellezerit e motrat e Nane Terezes, ne cdo vend dhe kontakt me cdo njeri qe vinte aty. Ishim deshmitar te punes se palodhur te tyre per tu ardhur ne ndihme njerzve ne nevoje, gjegjesisht atyre qe kishin edhe semundje ngjitese dhe shume te rrezikshme.

Edhe pse ky udhetim ishte per rast vdekje por per ne ishte i paharruar. Ishin momente te perjetuara, dhimbje dhe krenari qe ndoshta perseriten shume rradhe. Patem fatin qe na u dha mundesia te jemi prezent ne lamtuiren e fundit te motres tone, nanes se mbare botes Shen Terezes. Keto perjetime i ndame gjithe se bashku me anetaret e grupit qe udhetuam nga amerika duke ngritur lart flamurin shqiptar dhe amerikan. Ata jane:

 

1. Dom Anton Kqira

2. Kole Gojcaj

3. Fran Mirdita

4. Pashko Camaj

5. Gjeline Camaj

6. Mark Thaqi

7. Gjeto Ivezaj

8. Nikolle Veshtaj 9. Martin Camaj 10. Gjergj Ivezaj 11. Prenk Gjokaj 12. Nikolle Nucullaj

13. Prenk Juncaj

14. Pashke Ivezaj 15. Martin Camaj

16. Marash Nucullaj

17. Gjeto Berishaj

18. Leke Pecaj

Duke perfunduar, Ju falenderoj shume per vemendjen dhe njeheri dua te theksoje se ne shqiptaret jemi shume me fat qe patem nje shejtneshe te tille dhe e kemi shembull te shkelqyeshim per te ndjekur rrugen e saj te bamirersise dhe paqes ne jeten tone. Faleminder!

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat