Simpozium me rastin e 25 vjetorit të vdekjes së Nana Terezë

Amerika

Simpozium me rastin e 25 vjetorit të vdekjes së Nana Terezë

Më: 5 maj 2022 Në ora: 13:27
Dom Pjetër Popaj

Mirë se vini në Simpoziumin e rastit të 25 vjetorit të vdekjes së Shën Nana Tereze në këtë qendër të Kishës sonë dedikuar asaj. Falenderim bashkë organizatorëve Federatës Pan-Shqiptare Vatra në krye me Elmi Berisha dhe Gazeta shqiptare Illyria në krye me Vehbi Bajrami. Kemi nder e kënaqësi që sonte kemi ligjirues të shquar: nga Kosova Dr. Don Lush Gjergji , kemi letrar e historianë, përfaqësues nga Vatra, nga gazeta Illyria, nga komuniteti të gjithë do të mbajnë kumtesa për jetën, misionin e Shën Nanës Tereze, si dhe takime personale me Nanën Tereze.

Jam i sigurt që do të kaloni një mbrëmje të kënshme ndërsa pasurohemi shpirtërisht për jetën e veprimtarinë e shenjtë të saj. Prej moshës 50 e me nalt nga të gjithë e mbajmë mend atë, vizitat e saja, takime me të. Më kujtohet kur po sa isha shuguru meshtar, ( 1985 ) ne kishim nji radio – program, Zani Katolik Shqiptar themelu prej Don Rrok Mirditës.

Në intervistë Don Rroku – Dom Pjetri posa është shuguru meshtar – ajo ulet në gjunjë dhe lypë bekimin e parë si meshtar i ri. Mbas mi ka puth shplakët e duerve të shugurueme. Në të njëjtin takim – e pyetme a flet shqip – me e folë jo shumë por me e shkrue. Një uratë qe e kam thanë gjithmonë shqip – puna e pendimit .

Mbasi e kemi regjistrue atë tue thanë ne e kemi vue në programin e radios tonë. Nji gja duhet të theksuar se jeta e saj ka ndikue shumë në jetën botënore. Njerëzimi mbarë ka qenë më i ndërgjegjshëm, bashkuar, kujdesshem për të vorfur. Misioni i saj ka qenë një hartë për krejt njerëzimin e jo vetëm për disa. Zoti e ka zgjellë atë prej gjakut tonë shqiptarë që me jetën e saj me e vizatue ketë hartë për të gjithë. Për atë ajo thotë: “Unë jam laps në dorë te Zotit “.

Kur ka vdekur Nana Tereze, e ka lanë botën mpirë njerëzit thonin: Vdiq kjo por ska tjetër kanë kalu 25 vite që ajo është në jetën e amshuar. Bota nuk është e njajtë sepse nuk kemi një Nanë Terezë tjetër. Uroj që Kumtesat në ketë symposium të na ndihmojnë të thellohemi me tepër për jetën e shenjtë të Shën Terezës dhe të na nxitojnë të vazhdojmë misionin e saj duke shërbyer Zotit e njeri tjetrit sidomos nevojtarët tanë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat