Vdes ish-kryetari i Federatës Pan Shqiptare të Amerikës “Vatra”

Amerika

Vdes ish-kryetari i Federatës Pan Shqiptare të Amerikës “Vatra”

Më: 15 maj 2022 Në ora: 12:30
Gjon Bucaj.

Është ndarë sot nga jeta ish- kryetari i Federatës Pan Shqiptare të Amerikës VATRA, Dr. Gjon Bucaj.

Dr. Bucaj i kushtoi jetën e tij çështjes kombëtare shqiptare, në luftë të pandalshme me komunizmin enverian si dhe nuk pushoi së punuari për të mbrojtur institucionin e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës VATRA, ashtu siç e kishin lënë korifenjtë e saj.

Jeta, puna, sakrificat e Dr. Gjon Bucajt do të mbeten në historinë e kombit shqiptar në vitet që vijnë dhe do të jetë rrugë frymëzimi për brezat e ardhshme të atyreve shqiptarëve që vërtet duan zhvillimin, demokratizimin dhe lirinë e kombit shqiptar.

I përjetshëm qoftë kujtimi i këtij heroi të kombit shqiptar. Në përjetësi Dr. Gjon Bucaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat