Faton Bislimi, tri takime të rëndësishme në Washington, DC

Amerika

Faton Bislimi, tri takime të rëndësishme në Washington, DC

Më: 20 maj 2022 Në ora: 08:30
Foto nga takimi

Faton Bislimi, i cili është edhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ka një kohë që është mjaftë aktiv në takimet me liderë të arenës ndërkombëtare.

Ai së fundmi përmes një shkrimi në facebook, bëri me dije që ka realizuar tri takime të rëndësishme në Washington, DC, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Dje, në Washington, DC, pata kënaqësinë të kem diskutime jashtëzakonisht të rëndësishme me tri institucione të rëndësishme të SHBA-ve:

-- Në Departamentin e Shtetit, me znj. Rejan dhe z. Pfeuffer (Këshilltar Kryesor për Ballkanin);

-- Në Këshillin për Siguri Kombëtare, me znj. Stewart, në zyrën e Dr. Sloat, Drejtoreshë për Evropë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare (së cilës pata nderin t'ia dhurojë edhe dy librat e mi të fundit);

-- Në Departamentin e Mbrojtjes me Kolonelin Anderson, përgjegjës për Ballkanin (më shumë për këtë në vizitën e rradhës në qershor);

Kosova është me fat që gëzon mbështetje të madhe nga aleati ynë i pazëvendësueshëm. Kjo marrëdhënje e jona kaq unike e kaq e sinqertë me SHBA-të, për të cilën meritë të paçmueshme kanë Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane e udhëhequr nga Kongresisti Joe DioGuardi e znj. Shirley Cloyes DioGuardi, duhet ruajtur si sytë e ballit.

Angazhimi im në Washington, DC tash e dy dekada rradhazi ka qenë dhe gjithëherë do të jetë në shërbim të kauzës sonë kombëtare dhe interesit shtetëror.

SHBA-të janë aleat e mik dhe hisedar të Republikës sonë, andaj kërkesat e tyre ndaj Kosovës nuk kanë synim asnjëherë që të dëmtojnë vendin tonë në asnjë mënyrë! Kosova e ka momentumin e duhur (edhe në aspektin e zhvillimeve gjeopolitike ndërkombëtare) që t'i jap dinamikë të shtuar dhe ta përfundojë procesin e stërzgjatur të dialogut me Serbinë; të përafrohet sa më shumë me NATO-n; dhe të tregojë lidership të përkushtimit kombëtar (dhe reciprok me minoritetet në vendit tonë) karshi vëllezërve e motrave tona në Luginë të Preshevës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat